business

Mediator/e Tereni (4)

  • star Publikuar: 06-08-2024
  • star Skadon: 23-08-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 4
Vendi i punës Ferizaj, Gjakovë, Lipjan, Fushë Kosovë
Shikime 1090

SHPALLJE PËR VEND PUNE

OJQ "Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve" shpall konkurs për mediator/e të terrenit si në vijim:

Pozita: 4 pozita për Mediator/e Tereni;

Vendi i punës: Lipjan (1) pozitë, Gjakovë (1) pozitë, Ferizaj (1) pozitë, Fushë Kosovë (1) pozitë.

Orari: Fleksibil

____________________________________________________________________

Njohuritë dhe shkathtësitë

  • Aftësi të mira komunikimi/avokimi me institucione publike në nivel lokal si dhe me qytetar te komunës gjegjëse.
  • Aftësi për të organizuar takime për pjestarë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian si dhe zyrtarë publik.
  • Njohuri të sfidave dhe punës me pjesëtarë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.
  • Aftësi të mira negocimi dhe ndërmjetësimi.
  • Aftësi të mira organizative dhe të punës në grup.
  • Aftësi për menaxhimin e stresit dhe punës në presion.

Vlerat Personale:

Mediatori/ja duhet të ruajë konfidencialitetin e plotë në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive në punë.

Mediatori/ja gjithashtu duhet të demonstrojë atributet e mëposhtme personale:

  • Të jetë i/e sinqertë dhe i besueshëm;
  • Të jetë i/e respektueshëm;
  • Të ketë seriozitet në punë;
  • Të ketë ndjeshmëri për ndryshimet kulturore;
  • Të jetë fleksibil/e;
  • Të demonstrojë etikë të shëndoshë të punës;

Përgjegjësitë:

  • Mediatori/ja i/e terrenit, ka përgjegjësi në organizimin e takimeve socializuese, sesioneve informuese të Antigjipsizmit, ndarjen e informatave për mundësi punësimi, mundësi për grante, fuqizim ekonomik etj;
  • Mediatori/ja i/e terrenit, organizon sesione informuese për individët/pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptiantë njoftohen me të drejtat e tyre;
  • Mediatori/ja i/e terrenit, promovon platformën kombëtare për mbrojtje nga diskriminimi tek individët/pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian;
  • Mediatori/ja i/e terrenit, organizon takime me autoritetet lokale dhe pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian;
  • Mediatori/ja i/e terrenit, është përgjegjës/e për mobilizimin e komuniteteve të margjinalizuara në takime dhe aktivitete të organizatës në komunat përkatëse;
  • Mediatori/ja është përgjegjës/e për ngritjen e bashkëpunimit në mes të organizatave të shoqërisë civile lokale, institucioneve lokale dhe komuniteteve të margjinalizuara;

Detyrat dhe përgjegjësitë e detajuara vijojnë si më poshtë:

  • Të punojë ngushtë me Zyrtarin e Lartë dhe Menaxheren e Programit në Departamentin e Antigjipsizmit;
  • Të organizojë, mobilizojë dhe raportojë aktivitetet ditore sipas planit të punës;
  • Të krijojë dhe të mbajë lidhje me organizata lokale, përfaqësues të institucioneve publike në nivel lokal;
  • Të mbajë kontakte me pjesëtarët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në komunën në të cilen është i/e angazhuar;
  • Të organizojë takime me pjesëtarët e komuniteteve si dhe të kujdeset për gjithëpërfshirje gjinore dhe etnike të pjesëmarrësve;
  • Të përgadisë raporte mujore me të arriturat dhe sfidat në terren;
  • Të mbajë kontakte të ngushta me zyrtarin komunal per te drejtat e njeriut si dhe përfaqesues të lagjeve ku jetojnë kryesisht komunitetet;
  • Të jetë pjesë e organizimit të festivalit multikulturor dhe të mbështes eventet tjera në organizatë;
  • Të organizojë takime socializuese, sesione informuese, ndarjen e informatave gjatë kampanjave vetëdijësuese, mundësi punësimi, mundësi për grante;
  • Të plotësojë databazat varësisht prej kërkesës së organizatës.

Dispozitat përfundimtare

OJQ "Zëri i Romëve Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve" ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës.

Të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në e tyre dhe një letër motivuese (të bashkangjitura me rekomandime, diplomat e shkollimit, dhe ҁertifikatat e trajnimeve).

Mos dorëzimi i plotë i dokumenteve rezulton në mos shqyrtimin e aplikacionit.

Ne inkurajojmë kandidatët nga komunitetet Rom, Ashkali, dhe Egjiptian (vajzat/gratë) të aplikojnë për pozitën e shpallur. Aplikimi realizohet përmes formës elektronike: [email protected]

Për më shumë informata ju mund të na kontaktoni në po të njejtin e-mail ose në nr. tel. 049 714 100. Afati i fundit për aplikimi është deri më datën 23.08.2024 deri në ora 16:00.