Kompani
Alma Sh.p.k.
Kategoritë
Marketing, Shitje
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Gjakovë
Shikime
895
K O N K U R S
Kompania “ALMA” SH.P.K., shpall konkurs për pune.
- Pozita e punës: Agjent i shitjes dhe marketingut - një (1) pozitë.
- Lokacioni i kryerjes së punës: regjioni i Gjakovës.
Detyrat dhe përgjegjësitë e punës:
- Krijon territor të shitjes së produkteve që i distribuon Shitësi dhe viziton rregullisht Blerësit;
- I’u ofron Blerësve asortimanin e produkteve të cilët i distribuon Shitësi;
- Identifikon rregullisht Blerës të ri potencial, si dhe informon Blerësit lidhur me mallin e ofruar;
- Siguron që pagesat e Blerësve të bëhen me kohë sipas procedurave të brendshme të Shitësit;
- Pranon dhe dërgon porosinë e mallit sipas planit të vizitave ditore;
- Bën porosinë e mallit në depon qendrore sipas planit të caktuar;
- Bashkpunon ngushtë me menaxherin mbikqyrës rreth nevojave të shitjes;
- Kujdeset për mirëmbajtjen e raftave dhe pajisjeve tjera të mallit si dhe mbushjen me mallë;
- Zbaton planin e parashikuar të shitjes;
- Raporton tek mbikqyrësi rreth nevojave të shitjes;
- Kryen edhe punë tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen nga mbikëqyrësi.
Profili:
- Të ketë të mbaruar minimum shkollimin e mesëm;
- Të ketë përvojë pune si agjent i shitjes minimum (2) vjet;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe organizimi me klientët;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi me stafin e punës;
- Të ketë njohuri të mira rrethë programeve bazike të kompjuterit (MS Office, Internet), etj.
Data e publikimit: 26.04.2024
Data e mbylljes së publikimit: 03.05.2024
Mënyra e aplikimit bëhet duke dërguar CV-në, në e-mail adresën: [email protected]