
Kompani
StarTech
Kategoritë
Logjistike, Shofer, Telekomunikim
Vendi i punës
Prishtinë
Numri i pozitave
3
Startech, shpall konkurs për pozitat në vijim:
1 Customer Support
Detyrat kryesore:
- Komunikimi me klientët përmes telefonit dhe e-mailit;
- Ofrimi i ndihmës profesionale dhe zgjidhja e kërkesave të tyre në kohë;
- Raportimi i çështjeve dhe ndjekja e tyre deri në zgjidhje.
Kualifikimet:
- Njohuri të mira të gjuhës angleze (në të folur dhe në të shkruar);
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe menaxhimi të situatave;
- Eksperienca paraprake në këtë fushë konsiderohet përparësi.
2. Logjistikë & Transport / Shofer
Detyrat kryesore:
- Transportimi i mallrave dhe dokumenteve sipas udhëzimeve të kompanisë;
- Koordinimi me departamentin e logjistikës për oraret dhe destinacionet;
- Kujdesi për mirëmbajtjen e automjetit.
Kualifikimet:
- Patentë shoferi kategoria B (obligative);
- Përvojë pune në transport dhe logjistikë;
- Përgjegjësi dhe kujdes gjatë vozitjes.
3. Data Entry
Detyrat kryesore:
- Futja dhe përditësimi i të dhënave në sistemin e kompanisë;
- Kontrolli i saktësisë dhe plotësisë së informacionit;
- Bashkëpunimi me departamentet e tjera për përditësimin e databazës.
Kualifikimet:
- Njohuri bazike të programeve kompjuterike (Word, Excel, etj.);
- Saktësi, përqendrim dhe shpejtësi në punë;
- Përvojë paraprake në administrim të të dhënave është përparësi.
📩 Si të aplikoni:
Dërgoni CV-në dhe disa punime (portfolio nëse keni) në adresën:
➡️ [email protected]
📅 Afati i aplikimit: 10 Nëntor 2025.