business

Faturiste, Furnizues - Shofer/e

  • star Publikuar: 14-03-2024
  • star Skadon: 23-03-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Shofer, Financa
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 2442

Korporata Eurofruti SH.P.K. është përfaqësuese e disa prej prodhimeve vendore në Kosovë, me personel me përvojë shumëvjeçare në prodhimin , perpunimin , exportin dhe shitjen e ketyre produkteve.

Për shkak të vëllimit të procesit të punës dhe me qëllim të plotësimit të vendeve të punës, me datë 14 Mars 2024, shpall këtë:

K O N K U R S

Për pozitën:

Faturiste – Një (1) pozitë;

Detyrat kryesore:

  • Pranon dhe regjistron porositë për shitje në sistemin kontabël;
  • Ndërlidhë porositë e aprovuara me fletëdërgesa për të krijuar dokumentin e liferimit të mallit;
  • Mirëmban faturat, dokumentet burimore në dosje dhe sigurohet që ato janë të plota;
  • Regjistron, kontrollon dhe përcjell shpenzimet e papaguara;
  • Ofron ndihmë në punët e kontabilitetit në bazë të kërkesës së personit përgjegjës;
  • Bënë kalkulimin e mallit vendor dhe importet;
  • Kryen punë dhe detyra tjera të cilat i kërkohen nga Udhëheqësi.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar nivelin e studimeve Bachelor;
  • Të ketë minimalisht 1 vit eksperiencë në të njëjtin profil pune (përparësi);
  • Të ketë njohuri elementare të punës në financa;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;

Ne ofrojmë:

  • Respektim përtej kërkesave ligjore nga legjislacioni i punës në Republikën e Kosovës;
  • Mundësi dhe përkrahje në zhvillim dhe avansim në karrierë;
  • Pagë konkurruese dhe të dinjitetshme;
  • Punë nga e hëna në të premten;
  • Ambient dhe atmosferë të shkëlqyeshme të punës;

CV-në dhe dëshmitë mbi përvojën tuaj mund t’i dërgoni në adresën elektronike: [email protected] të plotësuar me pozitën për të cilën aplikoni ose mund të paraqiteni për plotësimin e aplikacionit në objektin e Eurofruti Sh.p.k. në Magjistraljen Prishtinë – Gjilan km.20, Mramor, Suteskë.

Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 23.03.2024 në ora 17:00. Aplikaconet e dërguara me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

_________________________________________________________________________________

Korporata Eurofruti SH.P.K. është përfaqësuese e disa prej prodhimeve vendore në Kosovë, me personel me përvojë shumëvjeçare në prodhimin , perpunimin , exportin dhe shitjen e ketyre produkteve.

Për shkak të vëllimit të procesit të punës dhe me qëllim të plotësimit të vendeve të punës, me datë 14 Mars 2024, shpall këtë:

K O N K U R S

Për pozitën:

Furnizues - Shofer/e - një (1) pozitë.

Detyrat kryesore:

Kryen furnizimet për nevojat e pikave, prodhimit dhe logjistikes lidhur me prodhimet e kompanisë.

Shërben si shofer për liferim të mallit sipas porosive.

  • Shërben për dërgimin/pranimin e mallit/dokumenteve nga kompania për kontraktor të ndryshëm dhe anasjelltas.
  • Kryen edhe detyra tjera që i caktohen nga ana e eprorit.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme;
  • Të ketë minimalisht 6 muaj përvojë në të njëjtin profil pune (jo e obligueshme por me përparësi);
  • Aftësi të shkëlqyera të negocimit;
  • Aftësi të shkëlqyer komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
  • Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.