Spitali për Kirurgji të Përgjithshme – Anaderm Aesthetic Surgery
Prishtinë – Veternik
KONKURS PUNE
Spitali për Kirurgji të Përgjithshme – Anaderm Aesthetic Surgery shpall konkurs pune për pozitat në
vijim:
- Doktor i Mjekësisë së Përgjithshme – 1 pozitë
- Instrumentar/e në Sallë Operacioni – 2 pozita
- Infermier/e i/e Përgjithshëm/e – 1 pozitë
- Teknik i Anestezionit – 1 pozitë
- Mirëmbajtëse e hapësirave spitalore – 1 pozitë
Kushtet e punës:
- Punësimi realizohet në përputhje me Ligjin e Punës në Republikën e Kosovës, me orar të rregullt
pune dhe pagë konkurruese sipas marrëveshjes dhe përvojës profesionale.
Kërkesat për kandidatët:
- Përgatitje adekuate profesionale dhe licencë valide (për pozitat mjekësore/infermierore)
- Përvojë pune në fushën përkatëse (përparësi)
- Aftësi për punë ekipore, përgjegjësi profesionale dhe etikë në punë
- Gatishmëri për zhvillim të vazhdueshëm profesional
Dokumentet e nevojshme:
- CV (Curriculum Vitae)
- Kopje të diplomës dhe licencës përkatëse
- Dëshmi për përvojën e punës (nëse ka)
Aplikimet mund të dërgohen në:
Email: [email protected]
Tel: 045 707 733
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Anaderm Aesthetic Surgery ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë kandidatët e kualifikuar.