Kompani
Korabi Puratos
Kategoritë
Logjistike
Numri i pozitave
4
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
30031
Pozita: Shofer (2 pozita)
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të punës:
- Është përgjegjës për transportin e mallrave në pikat të cilat i janë caktuar paraprakisht.
- Plani i shpërndarjes nëpër pika për secilin shofer caktohet nga menaxhmenti i shitjes.
- Pas marrjes së planit të shpërndarjes ditore të mallrave nga menaxhmenti, nga depoisti merr urdhrin për transportim.
- Në bazë të porosisë dërgon sasinë e produkteve në pikën e caktuar.
- Është përgjegjës për mbajtjen e të dhënave mbi mallin e pranuar dhe mallin e dorëzuar.
- Vozit automjetet e korporatës si dhe është përgjegjës për automjetet kur i drejton ato.
- Transporton mallrat e korporatës në tërë territorin e Kosovës.
- Mirëmban dhe ruan produktet nga dëmtimet dhe vjedhjet gjatë kohës sa ato ndodhen në automjetin e tij.
- Obligohet të respektojë orarin e punës të caktuar paraprakisht nga menaxhmenti.
- Me raste nëse ndodh që deri në orën 15:30 akoma ka porosi për të realizuar atëherë e ka obligim që t’i kryejë të gjitha porositë sipas udhëzimeve të depoistit.
- Në fund të orarit së punës dhe në baza ditore e dorëzon pazarin.
- Mirëmban dhe përdor mirë automjetin si dhe respekton në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor.
- Si dhe bën punë të tjera sipas nevojës dhe/apo kërkesës së menaxhmentit lidhur me pozitën e punës.
Pozita: Depoist (2 pozita)
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të punës:
- Menaxhon me punën në depo në baza ditore.
- Është përgjegjës për stokun.
- Bën pranimin e mallit nga fabrikat, përkatësisht organizon ngarkim-shkarkimin e mallit në depo.
- Mallin e pranuar/shkarkuar e kontrollon për nga sasia, cilësia dhe dëmtimi.
- Dokumenton pranimet, lëvizjet në depo e të ngjashme.
- Rendit mallrat brenda në depo para dhe pas shkarkimit të tyre.
- Raporton në baza të rregullta dhe sipas nevojës tek mbikëqyrësi direkt.
- Si dhe bën punë të tjera sipas nevojës dhe/apo kërkesës së menaxhmentit lidhur me pozitën e punës.
Te interesuarit le te te dergojne nje CV me te dhenat dhe me foto te tyre ne emailin i[email protected] ndersa per informata te tjera le te kontaktojne permes numerit te telefonit 049468444.
Konkursi eshte i hapur deri me 12.03.2023.