business

Copywriter, Praktikant administrativ, Praktikantë në menaxhimin e projekteve

  • star Publikuar: 22-01-2024
  • star Skadon: 05-02-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Red Mill Agency
Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 3
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1807

Kompania e marketingut Red Mill Agency njofton hapjen e tre pozitave për praktikantë. Me shërbime të shumta që përfshijnë Konsulencën, Marketingun e Integruar, Planifikimin e Konferencave dhe Marrëdhëniet me PR & Media, RedMill ka bashkëpunuar me partnerë të ndryshëm si World Bank, UN Agencies, European Investors Council, dhe shumë të tjera.

Red Mill fton që t'i bashkohen ekipit tonë tre praktikantë në fushat e Copywriting, Administrimit dhe Menaxhimit të Projekteve. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është data 5 shkurt.

Copywriter

Përgjegjësitë kryesore:

  • Shkrimi i koncepteve krijuese për materiale të marketingut, reklamave, posteve për media sociale, blogje dhe faqe të internetit
  • Editimi i pjesëve të shkruara
  • Të mar pjesë në brainstorming dhe hulumtime të nevojshme


Praktikant administrativ

Përgjegjësitë kryesore:

  • Organizimi i eventeve dhe konferencave për kompaninë
  • Planifikimi dhe aranzhimi i takimeve
  • Patentë shoferi i nevojshëm për të kryer detyra të ndryshme organizative


Praktikantë në menaxhimin e projekteve

Përgjegjësitë kryesore:

  • Ndihmon në të gjitha fazat e menaxhimit të projekteve
  • Mbështetje në koordinimin e detyrave dhe burimeve
  • Monitoron progresin e projekteve dhe përgatitjen e raporteve


Përfitimet e praktikës në Red Mill:

  • Puna në projekte aktuale të industrisë
  • Mentorim nga profesionistë të industrisë
  • Mundësi për ofertë pune pas praktikës

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në [email protected] , Inkurajohet aplikimi i praktikantëve me orar të plotë (ju lutemi specifikoni në email nëse keni ligjërata ose angazhime të tjera).