
TERMI I REFERENCËS SË PUNËS PËR EKSPERT/E NË HARTIMIN E STRATEGJISË KOMBËTARE DHE PLANIT TË VEPRIMIT PËR PËRFSHIRJEN E KOMUNITETEVE ROM DHE ASHKALI NË KOSOVË 2027–2030
Prishtinë | Aprovuar nga drejtori ekzekutiv _____________________ Nënshkrimi |
INFORMACION I PËRGJITHSHËM
Në shtator 2025, Zyra për Qeverisje të Mirë (ZQM), pranë Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, dhe Organizata Joqeveritare “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians” (VoRAE) nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi për hartimin e Strategjisë për Avancimin e të Drejtave të Komuniteteve Rom dhe Ashkali 2027–2030 dhe Planit të saj të Veprimit.
Ky dokument strategjik do të shërbejë si kornizë udhëzuese për politikat dhe masat që synojnë përmirësimin e barazisë, përfshirjes dhe pjesëmarrjes aktive të komuniteteve Rom dhe Ashkali në të gjitha fushat e jetës shoqërore. Procesi do të jetë gjithëpërfshirës, transparent dhe i koordinuar me institucionet qendrore e lokale, shoqërinë civile dhe përfaqësuesit e komuniteteve.
1. KONTEKSTI I NDËRHYRJES
Pavarësisht progresit të bërë në nivel politikash dhe kuadri ligjor, komunitetet Rom dhe Ashkali në Kosovë vazhdojnë të përballen me sfida të mëdha në fushat e arsimit, punësimit, banimit, shëndetësisë dhe luftimit të diskriminimit.
Strategjia e re do të adresojë këto sfida duke ofruar:
- Objektiva dhe masa konkrete për avancimin e të drejtave të komuniteteve;
- Një plan veprimi të zbatueshëm me afate dhe indikatorë të matshëm;
- Kornizën për buxhetimin e masave prioritare.
2. QËLLIMI SPECIFIK I ANGAZHIMIT
Qëllimi i këtij angazhimi është angazhimi i ekspertëve profesionistë për hartimin dhe finalizimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për përfshirjen e komuniteteve Rom dhe Ashkali 2027–2030, përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe të bazuar në evidenca.
Ekspertët (dy ekspert do jenë të angazhuar) pritet të kontribuojnë në:
- Analizën e situatës aktuale dhe identifikimin e sfidave kyçe;
- Hartimin e objektivave strategjike dhe masave konkrete;
- Përgatitjen e planit të veprimit me indikatorë të matshëm dhe afate kohore;
- Sigurimin e përputhjes së dokumentit me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
- Hartimin e aktiviteteve konkrete, afateve kohore dhe përgjegjësive për secilin objektiv;
- Përcaktimin e indikatorëve të matshëm për monitorim dhe vlerësim;
- Organizimin e punëtorive dhe tryezave konsultative me hisedarët institucionalë, shoqërorë dhe OJQ-ve;
- Integrimin e komenteve dhe finalizimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për përfshirjen e komuniteteve Rom dhe Ashkali.
3. AUDIENCA DHE PËRDORIMI
Përfituesit kryesorë të strategjisë janë komunitetet Rom dhe Ashkali në Kosovë.
Dokumenti do të përdoret nga:
- Institucionet qendrore dhe lokale të Republikës së Kosovës;
- Organizatat e shoqërisë civile;
- Partnerët zhvillimorë dhe donatorët ndërkombëtarë.
4. METODOLOGJIA DHE PROCESI
Ekspertët/ekipet e angazhuara do të punojnë ngushtë me Zyren për Qeverije të Mirë/ZQM-në dhe OJQ “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians”, duke ndjekur një proces të strukturuar që përfshin:
- Takime fillestare me Komisionin e Koordinimit për të dakorduar metodologjinë;
- Analizë të dokumenteve ekzistuese strategjike dhe të dhënave relevante;
- Organizimin e 4–5 punëtorive konsultative me institucione, OJQ dhe përfaqësues të komuniteteve;
- Hartimin e draftit fillestar të strategjisë dhe planit të veprimit;
- Prezantimin e draftit për komente dhe integrimin e tyre në versionin final;
- Dorëzimin e dokumentit final të gatshëm për procedurat zyrtare të miratimit.
5. PYETJE KËRKIMORE UDHËZUESE
- Cilat janë sfidat kryesore me të cilat përballen komunitetet Rom dhe Ashkali në Kosovë?
- Çfarë politikash dhe masash konkrete mund të adresojnë këto sfida në mënyrë efektive?
- Si mund të sigurohet pjesëmarrje e barabartë dhe e qëndrueshme e komuniteteve në zbatimin e strategjisë?
- Cilat mekanizma monitorimi dhe indikatorë duhet të përdoren për matjen e progresit?
6. PRODUKTET E PRITSHME
Ekspertët/ekipet pritet të dorëzojnë:
- Raporte për raundet e konsultimeve me palët kryesore;
- Draftin e parë të Strategjisë Nacionale;
- Draftin e Planit të Veprimit me aktivitete, afate dhe indikatorë;
- Version të integruar pas konsultimeve;
- Raport përmbledhës mbi procesin dhe rekomandime për implementim.
- Versionin final të Strategjisë dhe Planit të Veprimit 2027–2030, të harmonizuar me komentet e palëve dhe të buxhetuar nga institucionet e Kosovës;
- Raport përmbledhës mbi procesin e hartimit dhe rekomandime për zbatim.
7. PLANI DHE KOHËZGJATJA
Ofertuesit/Ekspertët janë të lirë të propozojë numrin e ditëve që i nevojiten për zbatim të aktiviteteve, megjithatë rekomandohet që ditët totale të punës për të gjithë procesin të mos kalojnë 21 ditë për secilin ekspert (dy ekspert do jenë të angazhuar), në total brenda periudhës tetor 2025 – dhjetor 2025.
Komisioni do të vlerësojë ofertat më të përshtatshme financiare të cilat janë në përputhje me çmimet e tregut në Kosovë dhe i përgjigjet ToR të përmendur më lart.
8.KRITERET E PËRZGJEDHJES
Eksperti Analitik:
- Diplomë Master apo PhD në shkenca politike, juridike, sociale ose fusha të ngjashme;
- Minimum 5 vite përvojë pune në hartimin e dokumenteve strategjike dhe planifikimit të politikave publike;
- Eksperiencë në fusha që lidhen me të drejtat e njeriut, përfshirjen sociale dhe barazinë;
- Aftësi shumë të mira analitike, hulumtuese dhe shkrimi;
- Përvojë në punë me institucione shtetërore dhe/ose organizata të shoqërisë civile;
- Njohja e çështjeve të komuniteteve Rom dhe Ashkali në Kosovë është vlerë e shtuar;
- Shkathtësi të mira komunikimi dhe prezantimi.
Eksperti për Plan Veprimi:
- Diplomë Master në planifikim strategjik, administratë publike ose fusha të ngjashme;
- Minimum 5 vite përvojë në dizajnimin e planeve vepruese dhe indikatorëve M&E;
- Eksperiencë në organizimin e punëtorive dhe koordinimin me hisedarë;
- Përvojë në punë me institucione shtetërore dhe/ose organizata të shoqërisë civile;
- Njohuri mbi monitorimin dhe vlerësimin e indikitaorëve në planin e veprimit;
- Shkathtësi të mira komunikimi dhe prezantimi;
- Njohja e çështjeve të komuniteteve Rom dhe Ashkali në Kosovë është vlerë e shtuar.
9. DOKUMENTACIONI I KËRKUAR / KUSHTET PËR APLIKIM
Aplikuesit duhet të dorëzojnë:
- CV të detajuar;
- Letër motivuese që shpjegon interesin dhe përshtatshmërinë për detyrën;
- Kopje të diplomave dhe certifikatave relevante;
- Shembuj të punës së mëparshme në hartimin e strategjive/dokumenteve politike;
- Plan pune të propozuar për realizimin e detyrës;
- Ofertë financiare Bruto (e detajuar sipas ditëve të punës).
10. MËNYRA E APLIKIMIT
Aplikimet duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike në: [email protected] Subjekti i emailit: “ToR – Ekspert/e për hartimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për përfshirjen e komuniteteve Rom dhe Ashkali 2027–2030”.
Afati i fundit për aplikim: 18 tetor 2025.
Aplikimet e dërguara pas këtij afati nuk do të merren parasysh.