
Kompani
Quality Pharma Sh.P.K
Kategoritë
Depo
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
141
Mundësi Punësimi në Quality Pharma
Pozita: Depoist
Lokacioni: Prishtinë
Përshkrimi i Pozitës:
Quality Pharma është një kompani që operon në tregun farmaceutik prej vitit 2014 në Shqipëri tani po zgjerohet edhe në Kosovë. Ne jemi në kërkim të një personi të motivuar dhe të përgjegjshëm për t’u bashkuar me ekipin tonë në rolin e Depoistit. Kandidati ideal duhet të jetë i organizuar, i kujdesshëm dhe i gatshëm për punë në terren.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Ngarkimi dhe shkarkimi i mallrave.
- Përgatitja e mallrave për dorëzim.
- Pranimi i mallrave të importuara: kontrolli i gjendjes fizike, cilësisë dhe sasisë.
- Shpërndarja e mallrave në terren dhe në komuna të ndryshme, duke siguruar dorëzimin e tyre në kohë dhe në gjendje të mirë.
- Mirëmbajtja dhe organizimi i hapësirës së depozitës për të siguruar një ambient të pastër dhe efikas pune.
Kualifikimet e Kërkuara:
- Patentë shoferi e vlefshme, kategoria B.
- Të ketë përfunduar së paku shkollën e mesme.
- Përvojë pune në pozitë të ngjashme.
- Aftësi për të përmbushur porositë në përputhje me fletëporositë dhe për t’i dorëzuar ato në kohë.
Mënyra e Aplikimit:
Të gjithë të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në emailin: [email protected]
Numri kontaktues: +355 69 224 2544
Apliko shpejtë përmes sistemit!