business

Asistent/e të Shitjes (10)

  • star Publikuar: 18-09-2023
  • star Skadon: 18-10-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani StarTech
Kategoritë Shitje
Numri i pozitave 10
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 5453

Emri i Kompanisë: Star Tech SHPK

Pozita: Asistent/e të Shitjes (10 vende pune)

Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Menaxheri i Shitjes

Lokacioni: Prishtinë Magjistralia Prishtinë - Fushë Kosovë,
Rruga kryesore objekti "Planet Center"
+383 48 631 111

Star Tech SHPK është duke kërkuar për një Asistent/e të Shitjes. Kandidati i suksesshëm pritet të punojë me kohë të plotë sipas orarit të caktuar nga kompania.

  • Shitja e produkteve ne perputhje me stokun, sipas udhëzimeve dhe në varësi të rregullave të përcaktuara
  • Të menaxhojë me programe të caktuara të shitjes që ofrohen nga kompania.
  • Koordinimi i logjistikës për Departamentin e Shitjes.
  • Kryerja e obligimeve tjera sipas kërkesës nga Menaxheri i Shitjes dhe stafi menaxhues.
  • Marrja e porosisë së mallit nga blerësi.
  • Koordinimin me logjistikën dhe dërguesit e mallit për realizimin e shitjes
  • Raportimi mujor për efikasitetin e vizitave
  • Mbajtja e evidencës së shitjeve ditore dhe inkasimeve
  • Mban llogari për saktësinë, kompletimin dhe ruajtjen e gjithë dokumentacionit të punës si dhe arhiven e blerësve
  • Bën informimin e blerësve (çmimet, aksionet promocionale, informacione për produktet e reja në treg, etj.)
  • Përpunimin e raporteve të kërkuara të shitjes
  • Raportimi tek Menaxheri i Shitjes.

Kualifikimet dhe kompetencat kyçe të nevojshme:

  • Diplomë e nivelit Bachelor, në fushat si teknologji informative, ekonomik menaxhim të informacionit, ose te ngjashme.
  • Njohuri të përgjithshme në fushën e teknologjisë së informacionit, sidomos ne fushat si: Softuer dhe Harduer.
  • Eksperienca në punë të njëjtë apo të ngjashme është përparësi.
  • Aftësi që ti përshtatet dinamikës dhe mënyrës së punës dhe kërkesave të ndryshme të detyrave të punës.
  • Përmbushja e detyrave në afat dhe me përgjegjësi.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi, aftësi për bashkepunim në ekip
  • Organizim i mirë i punës
  • Qasje të mirëfilltë ndaj klientëve
  • Respektim, integrim dhe punë etike
  • Të ketë aftësi inovative
  • Njohuri të shkëlqyeshme në teknikat e shitjes
  • Aftësi të shkëlqyeshme organizative dhe kujdes i shtuar në detaje.
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit.
  • Nivel i lartë i maturisë dhe përgjegjësisë.
  • Përmbushje e detyrave në afat dhe me përgjegjësi edhe ne momentet kur niveli i stresit dhe presioni është me i lartë.
  • Njohuri të punës në kompjuter (Excel, Word, PowerPoint).

Të gjithë kandidatët e interesuar për tu bërë pjesë e StarTech në pozitën Asistent/e të Shitjes të dërgojnë CV-në e tyre në email-in [email protected] me subjekt Asistent/e të Shitjes deri më 18 Tetor 2023.