business

EKSPERT

  • star Publikuar: 27-09-2024
  • star Skadon: 11-10-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 791

TERMI I REFERENCËS SË PUNËS PËR EKSPERT

Ofertim për ekspertizë profesionale në hartimin e dokumenteve për zbatimin e përgjegjësive të Ekipit Ndërinstitucional për nxitjen dhe promovimin e punësimit për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Republikën e Kosovës (Në tekstin e mëtejmë: Ekipi), i themeluar me Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr.06/81 (01.06.2021).

Prishtinë,2024

Informacion i përgjithshëm:

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me selin në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj.

1.Kontesti i ndërhyrjes:

Komuniteti Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë janë ndër grupet më të prekura nga papunësia dhe përjashtimi social, përballen me sfida të shumta për të hyrë dhe qëndruar në tregun e punës. Këto sfida përfshijnë diskriminimin, mungesën e qasjes në arsim cilësor, mungesën e përgatitjes profesionale, si dhe barrierat strukturore dhe kulturore që i pengojnë ata të konkurrojnë në mënyrë të barabartë me grupet e tjera në shoqëri. Si rezultat, pjesëmarrja e këtyre komuniteteve në tregun e punës është tejet e ulët, gjë që kontribuon në ciklin e varfërisë dhe përjashtimit të tyre.

Për t'u përballur me këto sfida, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm, duke përfshirë krijimin e Ekipit Ndërinstitucional për nxitjen dhe promovimin e punësimit për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Ky ekip përbëhet nga përfaqësues të institucioneve kryesore shtetërore dhe aktorëve relevantë, të cilët janë të ngarkuar me detyrën e hartimit dhe zbatimit të politikave dhe masave konkrete që synojnë përmirësimin e kushteve të punësimit për këto komunitete. Ekipi ka për qëllim të sigurojë që këto politika të jenë gjithëpërfshirëse, të koordinuara dhe të mbështetura nga të gjitha institucionet relevante.

Në këtë kuadër, është e nevojshme që të zhvillohen dokumente të detajuara që do të rregullojnë dhe udhëzojnë zbatimin e përgjegjësive të Ekipit Ndërinstitucional. Këto dokumente do të përfshijnë udhëzime dhe rekomandime të qarta mbi proceset që do të ndiqen, si dhe rregullat dhe procedurat që do të sigurojnë funksionimin efektiv të masave të parashikuara. Për më tepër, dokumentet e hartuara do të ndihmojnë në krijimin e një baze ligjore dhe institucionale që do të sigurojë që përpjekjet për nxitjen dhe promovimin e punësimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian të jenë të qëndrueshme dhe të matshme.

Angazhimi i ekspertit/es në këtë proces është thelbësor për garantimin e cilësisë dhe efektivitetit të dokumenteve që do të hartohen. Eksperti/ja do të kontribuojë me njohuritë e tij/saj specifike dhe përvojën e tij/saj profesionale në fushën e politikave të punësimit dhe përfshirjes sociale, duke siguruar që dokumentet të jenë të harmonizuara me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe të përshtatura me kontekstin e Kosovës. Për më tepër, eksperti/ja do të sigurojë që dokumentet të jenë të qarta dhe të zbatueshme nga institucionet përkatëse, duke kontribuar në zbatimin e suksesshëm të politikave për rritjen e punësimit të këtyre komuniteteve.

Në përfundim, ky angazhim synon të krijojë një kornizë të qartë dhe gjithëpërfshirëse që do të ndihmojë në përmirësimin e qasjes së komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në tregun e punës duke kontribuar kështu në uljen e papunësisë dhe përjashtimit social të tyre.

  • QËLLIMI SPECIFIK

Qëllimi specifik i angazhimit të ekspertit/ës është hartimi dhe zhvillimi i dokumenteve të nevojshme për të mbështetur dhe rregulluar zbatimin e përgjegjësive të Ekipit Ndërinstitucional për nxitjen dhe promovimin e punësimit për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë. Këto dokumente do të përfshijnë udhëzime të qarta, rregulla dhe procedura që do të mundësojnë funksionimin efektiv dhe të koordinuar të masave të parashikuara, me qëllim përmirësimin e qasjes së këtyre komuniteteve në tregun e punës dhe rritjen e mundësive të tyre për punësim të qëndrueshëm dhe të barabartë.

  • Detyrat dhe Përgjegjësitë e Ekspertit/ës
  1. PLANI I PUNËS - Plani i punës së Ekipit, për tremujorin e fundit të vitit 2024 dhe vitin 2025 dhe veprimet per qendrueshmerine e mekanizmit.
  • Hartimi i Planit të Punës; - Shtator 2024
  • Prezantimi i planit te punes tek ekipi nder institucional
  • Finalizimi i Planit të punës pas rekomandimeve nga ekipi nder-institucional
  1. UDHËZUESI - Hartimi i Udhëzuesit praktik për mënyrën e arritjes së kuotës së punësimit për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Republikën e Kosovës:
  • Prezentimi i Udhezuesit tek grupi punues.
  • Finalizimi i Udhëzuesit pas rekomandimeve te anetareve te ekipit

2. AUDIENCA DHE PËRDORIMI

Dokumentacionet që do të hartohen nga eksperti/ja janë të destinuara kryesisht për përdorim nga Ekipi Ndërinstitucional për nxitjen dhe promovimin e punësimit për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë. Ky ekip përbëhet nga përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe organizatave relevante, të cilët janë përgjegjës për koordinimin dhe zbatimin e politikave dhe masave që synojnë përmirësimin e qasjes në tregun e punës për këto komunitete.

Dokumentet do të shërbejnë si një udhëzues praktik dhe referencë për Ekipin Ndërinstitucional në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të tyre

3. PROCESI I REKRUTIMIT

Procesi i rekrutimit të ekspertit/ës për hartimin e dokumentacioneve të Ekipit Ndërinstitucional për nxitjen dhe promovimin e punësimit për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë do të përfshijë hapat e mëposhtëm:

  1. Rekrutimi i ekspertit/ës: Procesi i rekrutimit fillon me shpalljen e pozitës dhe identifikimin e kandidatëve potencialë. Kandidatët potencial mund të jenë individë që plotësojnë kriteret e përcaktuara më poshtë.
  2. Seleksionimi dhe intervistimi: Pas marrjes së aplikacioneve, eksperit/ja i/e përzgjedhur do të selektohet duke u bazuar në kriteret e përcaktuara për pozitën, si përvoja, njohuritë teknike dhe aftësitë e komunikimit. Një proces interviste do të ndihmojë në vlerësimin e aftësive dhe përvojës së kandidatit/ës për të siguruar që ai/ajo është i/e përshtatshëm për pozitën e e kërkuar.
  3. Kontrata dhe takimi fillestar: Pas përzgjedhjes, do të hartohet një kontratë e punës që përcakton detyrat, obligimet dhe kushtet e punës së tyre.
  4. Fillimi i angazhimit: Pas nënshkrimit të kontratës, eksperti/ja do të fillojë punën e tij sipas planit të përcaktuar, duke hartuar dhe zhvilluar dokumentacionet e nevojshme për mbështetjen e Ekipit Ndërinstitucional në përmbushjen e detyrave të tyre.

6.PLANI DHE BUXHETI

Eksperti do të angazhohet për hartimin e dokumenteve përkatëse për zbatimin e përgjegjësive të Ekipit Ndërinstitucional për nxitjen dhe promovimin e punësimit për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Republikën e Kosovës. Eksperti do të angazhohet njezete (20) ditë pune, ku për një ditë pune do të paguhet njëqind e njëzetë (120.00) Euro Bruto ku në total pagesa është 2400.00 Euro Bruto.

7. KRITERET E PERZGJEDHJES

  • Diplomë universitare në fushën e shkencave sociale, ekonomisë, administrimit publik, politikave sociale, ose fusha të ngjashme. Përparësi do t’u jepet kandidatëve me kualifikime të nivelit master ose doktoraturë në fushat relevante.
  • Përvojë të paktën pesë (5) vjeçare në hartimin e politikave, dokumentacioneve strategjike, ose projekteve që lidhen me punësimin dhe përfshirjen sociale, me fokus të veçantë në punën me komunitetet e margjinalizuara, siç janë komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.
  • Njohuri të thelluara mbi çështjet e punësimit, përfshirjes sociale, dhe zhvillimit të politikave në kontekstin e Kosovës. Përvoja në punën me komunitetet e margjinalizuara, veçanërisht me romët, ashkalit dhe egjiptianët, është një avantazh i rëndësishëm.
  • Aftësi të shkëlqyera në hartimin e dokumentacioneve strategjike dhe operacionale, përfshirë raporte, plane veprimi, udhëzues dhe rregullore. Njohuritë mbi kornizat ligjore dhe administrative të Kosovës janë të domosdoshme.

8. DOKUMENTACIONI I KËRKUAR /KUSHTET PËR APLIKIM

  • CV;
  • Planin e punes;
  • Propozimin Teknik

9. MËNYRA E APLIKIMIT:

Aplikimi duhet të dorëzohet në formë të shkresës zyrtare në adresën e organizatës [email protected] .
Ju lutemi shkruani në subjket thitullin e thirrjes!
Marrja në shqyrtim dhe vlerësimi i aplikimeve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara në specifikimet e ofertës dhe kushtet për aplikim.

Afati i fundit për aplikim është deri më datë 11.10.2024

Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.