business

Punonjës/e Sociale në Qendrën Ditore në Prishtinë

  • star Publikuar: 22-04-2025
  • star Skadon: 06-05-2025
Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 372

Si punonjës/e social/e në Qendrën e Kujdesit Ditor në Prishtinë, përgjegjësitë kryesore përfshijnë zhvillimin dhe zbatimin e shërbimeve si dhe aktiviteteve që mbështesin mirëqenien psiko-sociale të përfituesve, nëpërmjet ofrimit të përkrahjes emocionale, këshilllimit, ashtu si edhe ndihmës për individët e grupet, duke ndërmarrë vlerësime dhe krijuar plane individuale, si dhe duke avokuar për të drejtat e fëmijës. Punonjësi/ja social/e pritet të mbajë dokumentim të saktë dhe me kohë të ndërhyrjeve dhe aktiviteteve, të bashkëpunojë me profesionistët tjerë dhe organizatat e komunitetit, si dhe të marrë pjesë në mënyrë aktive në trajnimin dhe aktivitetet e zhvillimit profesional për përforcimin e njohurive dhe shkathtësive në terren. Punonjësi/ja social/e duhet të punojë në kuadër të dispozitave etike dhe ligjore, ta mbajë konfidencialitetin, si dhe të ruajë vlerat e respektit, përfshirjes dhe gjithëpërfshirjes në të gjitha ndërveprimet me përfituesit si dhe familjet e tyre.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE

Përgjegjësitë kryesore të Punonjësit Social në Qendrën ditore janë:

• Të ofrojë shërbime të specializuara sipas modelit të shërbimeve të specializuara;

• Të bëjë identifikimin e fëmijëve që jetojnë, punojnë apo kalojnë pjesën më të madhe të kohës në rrugë.

• Të bëjë vlerësimin fillestar të situatës së fëmijës si mosha, gjendja fizike, emocionale dhe sociale, shkalla e rrezikut, pranisë ose mungesës së prindërve/kujdestarëve.

• Të ofrojë shërbime gjithpërfshirëse dhe të qarta në kuadër të menaxhimit të rasteve, për të gjithë përfituesit: të ndërmarrë vlerësim nevojash, vlerësim përfitimesh, plan progresi afatgjatë të rastit,

plan progresi javor dhe mujor, monitorim progresi, avokim e referim;

• Të Krijoj marrëdhënieje besimi me fëmijën përmes komunikimit të përshtatshëm, empatisë dhe respektit për dinjitetin e tij.

• Të vendosë lidhje ndërmjet përfituesve dhe shërbimeve apo resurseve në dispozicion në komunitet;

• Të përpilojë plan veprimi sipas rastit, në bashkëpunim me kolegët e tjerë, Qendrën për Punë Sociale (QPS), psikologun e ekipit mobil, ashtu si edhe kolegët në terren prej organizatave të tjera dhe/ose institucioneve shtetërore;

• T’i referojë rastet me rrezik të mesëm/ lartë menjëherë te Qendra përkatëse për Punë Sociale (QPS) dhe/ ose te njësia përkatëse e Policisë së Kosovës;

• Të bashkëpunojë dhe të marrë pjesë në Tryezën Multi-disciplinare të Rrumbullakët për Ndihmë në Menaxhimin e Rasteve, kur të ftohet nga Qendra për Punë Sociale;

• Të mbajë lidhje me palët kryesore lokale, si QPS-të, drejtoritë komunale të arsimit, shkollat dhe OJQ-të, ashtu që të sigurojë menaxhim adekuat rastesh dhe ofrim shërbimesh për përfituesit e projektit, si dhe të shmangë përsëritjen e ndërhyrjeve kryesore;

• Të monitorojë cilësinë e praktikave të menaxhimit të rasteve të ndërmarra prej autoriteteve dhe ofruesve të shërbimeve publike, të ofruara nga TdhK dhe partnerët kryesorë, si dhe të vlerësojë në baza periodike rezultatet e këtyre praktikave te fëmijët e familjet;

• Të identifikojë në mënyrë proaktive nevojat e përfituesve, si dhe të ndërmarrë veprime për fuqizimin e mundësive të tyre për punësim;

• Të lehtësojë trajnimin e adoleshentëve të cënueshëm dhe të rinjve, në përforcimin e shkathtësive të tyre të buta;

• Të angazhohet në dizajnimin, organizimin dhe zbatimin e mikro-iniciativave, ashtu si edhe veprimeve për vetëdijësim të komunitetit rreth kërkimit të lëmoshës, si dhe temave të tjera të

ndërlidhura;

• Të organizojë aktivitetete të bazuara në art për djemtë dhe vajzat e cënueshme, ashtu që të rritet vetëbesimi dhe qëndrueshmëria e tyre;

• Të përditësojë dhe monitorojë rregullisht bazën e të dhënave për fëmijët dhe familjet në situatë rruge;

• Në bashkëpunim me ndihmës-mësuesen, të mbështesë seancat e prindërimit, mësimin pas shkollës, aktivitetet psiko-sociale, e të tjera;

• Të sigurojë respektimin e Politikave për Mbrojtjen e Fëmijës, ashtu si edhe rregullat dhe politikat e tjera të TdhK-së.

PROFILI JUAJ

Kualifikimet dhe aftësitë:

• Diplomë universitare në shkencat sociale;

• E preferueshme të ketë përvojë në pozitë të ngjashme;

• Njohuri të ligjeve, rregullave dhe politikave për mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijës;

• I/ e motivuar të punojë me fëmijët dhe familjet në situatë rruge, si dhe kategoritë e tjera të cënueshme;

• Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi dhe ndërpersonale, si dhe aftësi për të mbajtur lidhje me palët e brendshme dhe të jashtme;

• I/e rrjedhshëm/me në shqip, njohja e anglishtes konsiderohet përparësi;

• Fleksibil/e për punë në një ambient sfidues dhe dinamik.

• Të posedon patentë shofer, kategoria B.

SI TË APLIKONI:

Kandidatët e kualifikuar inkurajohen të dorëzojnë CV-në dhe Letrën motivuese, në gjuhën angleze ose shqipe, në adresën [email protected]

Ju lutem në subjektin e emailit tuaj të aplikimit të shkruani: “Punonjës/e social/e në Qendrën ditore në Prishtinë emriin dhe mbiemrin tuaj”.

Për shkak të numrit të lartë të parashikuar të aplikimeve, TdhK nuk është në gjendje t'i përgjigjet individualisht çdo aplikuesi. Ju ta keni parasysh se vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistën e parë.

Pajtueshmëria me GDPR:

Duke dërguar aplikimin tuaj, ju pranoni që të dhënat tuaja personale të përdoren në procesin e rekrutimit. Të gjitha dokumentet që do të kërkojmë në hapa të ndryshëm të procesit të rekrutimit do të përdoren vetëm për këtë qëllim.

I gjithë stafi i përfshirë në rekrutim dhe përzgjedhje është i vetëdijshëm se zbatohen rregullat për mbrojtjen e të dhënave dhe se informacioni personal do të trajtohet në mënyrë konfidenciale. Sipas politikës sonë, ne do t'i mbajmë dokumentet tuaja të aplikimit vetëm për periudhën e rekrutimit.

Kandidati/ja i/e përzgjedhur do t'i nënshtrohet procesit të shqyrtimit të përcaktuar nga rregulloret e brendshme të Tdh-së dhe duhet të dorëzojë dokumentet e mëposhtme:

• Tri referenca të plotësuara në formatin e TdhK-së që do të dërgohen drejtpërsëdrejti nga TdhK-ja; • Certifikatë e kontrollit të historisë kriminale nga Policia;

• Certifikatë e kontrollit të historikut nga Gjykata;

• Certifikata e raportit mjekësor.