business

Njoftim për Blerjen e një Banese

  • star Publikuar: 18-04-2025
  • star Skadon: 02-05-2025
Kategoritë Të tjera
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 121

Islamic Relief Kosova

Njoftim për Blerjen e një Banese

Data e përgatitjes së njoftimit: 18/04/2025

T- 08/2025

Detajet për kontakt:

Adresa Postare: Rr. Bajram Kelmendi nr 10/A, lagja Katër Llullat
Qyteti: PrishtinëKodi postar: 10000Vendi: Prishtinë
Personi kontaktues: Zyra e Prokurimit - IR Kosova

Telefoni: 038/232-431

Mobil:+38344239349

Email: [email protected]

Përshkrimi
Islamic Relief është një organizatë humanitare ndërkombëtare me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe dhe e shtrirë në më shumë se 40 shtete të botës, përfshirë Kosovën, ku aktivitetin e ka filluar menjëherë pas luftës, në vitin 1999, si Islamic Relief Kosova (IRK). Gjatë kësaj periudhe (më shumë se 20 vite), IRK ka implementuar projekte të ndryshme me karakter humanitar dhe zhvillimor, duke filluar prej atyre emergjente, edukative, shëndetësore, të infrastrukturës, bujqësisë, blegtorisë, si dhe financiare, me anë të të cilave ka kontribuar në zbutjen e brengave dhe nevojave të familjeve dhe individëve skamnorë në Kosovë.

Pjesë e projekteve të ndryshme me karakter humanitar është edhe blerja e një banese për një familje me jetim në Komunën e Fushë Kosovës. Familja aktualisht është duke jetuar në kushte të rënda dhe ka nevojë urgjente për zgjidhje të problemit të vendbanimit. Islamic Relief Kosova ka arritur të sigurojë mjete nga donatorët për të blerë një banesë për këtë familje.

Ftojmë të gjitha kompanitë e ndërtimit që operojnë në Komunën e Fushë Kosovës, si dhe personat fizikë që kanë mundësi, të na bashkohen në këtë aktivitet humanitar, duke dërguar oferta për banesë në këtë komunë. Që të ketë hapësirë të mjaftueshme për familjen dhe çmimi i saj të jetë brenda shumës së të hollave që janë mbledhur për këtë familje, banesa duhet të ketë të paktën 70 m² , me dy dhoma të fjetjes.

Vlerësojmë lartë çdo mundësi që do të na ofroni për të bërë të mundur që këto familje të strehohen në mënyrë të dinjitetshme!

Dokumentacioni që kërkohet:

No

Dokumentacioni ligjor

Lloji

1.

Certifikate e Biznesit - (jo për personat fizik)Kopje

2.

Certifikata e TVSH-së nëse ka - (jo për personat fizik)Kopje

3.

Te ketë flete poseduese, dhe përkthimi te behet te noteri

4.

TVSH – “Faturimi do te behet pa TVSH, duke shënuar në faturë referencën e nenit 33, paragrafi 3, nën paragrafi 3.1 të Ligjit Nr.05/L-037 për TVSH” nga vendimi shpjegues publik nr 04/2016 - (jo për personat fizik)0.00

Vërejtje:

Ofertat tuaja me dokumentacionin e tenderit duhet ti dërgoni në një zarf të mbyllur me titull “Oferta për Blerjen e një Banese”- duke i sjellur ato në adresën: rruga Bajram Kelmendi nr.10/A, 10000 Prishtinë.

Islamic Relief Kosova – ka zero tolerance ndaj çdo thyerje të procedurave si me poshtë:

  • Politikat kundër Ryshfetit dhe Korrupsionit.
  • Kodi i Sjelljes.
  • Respektimi dhe mbrojtja e grupeve Vulnerabël (përfituesëve) të IRK-së.

Ofertat në zarf duhet të dërgohen në adresat e lartcekura më së voni deri më datë 02/05/2025 në ora 15:00. Çdo ofertë e cila vjen pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.