business

THIRRJE PËR OFERTA: Kompani Hulumtuese/Konsulent

  • star Publikuar: 22-06-2024
  • star Skadon: 01-07-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1162

THIRRJE PËR OFERTA

KONKURS I PROJEKTIMIT ME VLERË TË VOGËL

Kompani Hulumtuese/Konsulent për një analizë gjithëpërfshirëse të djegies profesionale (burnout) të mjekëvenë Kosovë.

INFORMATA RRETH HULUMTIMIT

Hulumtimi ka për qëllim të realizojë një studim mbi shkallën e djegies profesionale (burnout) nëmesin e mjekëvedhe të identifikojë faktorët kryesorë që nxisin migrimin e tyre.

Ky hulumtim është thelbësor për të kuptuar sfidat e përditshme me të cilat përballen mjekët në vendin tonë dhe për të nxjerr rekomandime praktike që synojnë përmirësimin e kushteve të punës dhe reduktimin e migrimit të profesionistëve shëndetësorë. Në këtë mënyrë, rezultatet e dala nga ky hulumtim synon të kontribuojë në ruajtjen dhe forcimin e kapaciteteve të sistemit shëndetësor në vend.

FUSHËVEPRIMI I DETYRËS

Konsulenti/Kompania hulumtuese do të ketë përgjegjësi në realizimin e hulumtimit, të cilat përfshijnë:

  1. Realizimin e një hulumtimi të detajuar mbi djegien profesionale të mjekëve:
    • Përgatitja e instrumenteve të hulumtimit, si anketat dhe intervistat, për të mbledhurtë dhëna të saktadhe të besueshme.
    • Analiza e faktorëve që kontribuojnë në djegien profesionale, duke përfshirë ngarkesën e punës, mungesën e përkrahjes dhe sfidat emocionale si dhe siguria ligjore.
  2. Identifikimin e arsyeve kryesoretë migrimit të mjekëve:
    • Intervistimi i mjekëve që kanë emigruarose që janë në proces të migrimitpër të kuptuar motivet e tyre.
    • Analiza e faktorëve socio-ekonomik, politik dhe institucional që ndikojnë në vendimin për të migruar.
  3. Vlerësimin e kushtevetë punës:
    • Zhvillimi i bisedave me stafin mjekësordhe administrativ për të marrë një pasqyrëtë plotë të sfidave dhe kushteve të punës.
  4. Hartimin e një raportitë detajuar me gjetjet dhe rekomandimet përkatëse:
    • Përgatitja e një raporti të strukturuar që përmbledh të gjitha gjetjet e hulumtimit.
    • Ofrimi i rekomandimeve të qarta dhe të zbatueshme për përmirësimin e kushteve të punës dhe mbajtjen e mjekëvenë vend.
    • Prezantimi i raportit dhe rekomandimeve për palët e interesit përkatëse, duke përfshirë institucionet shëndetësore, politikëbërësit dhe organizatat e shoqërisë civile.

METODOLOGJIA

Elementet kyçe të metodologjisë janë:

  1. Hulumtim kuantitativ dhe kualtiativ:
    • Anketa: Zhvillimi dhe shpërndarja e anketave te mjekët për të mbledhur të dhëna statistikore mbi shkallën e djegies profesionale dhe identifikimi i faktorëve kryesorëqë nxisin migrimin e tyre.
    • Intervista: Kryerja e intervistave me mjekë për të marrë pasqyra të hollësishme mbi përvojat e tyre personale dhe profesionale.
    • Fokus grupe: Organizimi i sesioneve të diskutimit me grupe mjekëshpër të nxjerrë informacione kualitative dhe për të kuptuar perceptimet e tyre në lidhje me kushtet e punës dhe faktorët që ndikojnë në vendimin për të migruar.
  2. Analizë e literaturës ekzistuese mbi temën:
    • Rishikimi i studimeve dhe raporteve të mëparshme për të identifikuar trendet dhe gjetjet e rëndësishme që lidhen me djegien profesionale dhe migrimin e mjekëve në vend.
    • Krahasimi i rezultateve të hulumtimit aktual me ato të literaturës ekzistuese për të siguruarkontekst dhe për të nxjerrë përfundime më të besueshme.
  3. Përpunimi i të dhënavedhe interpretimi i rezultateve:
    • Analiza statistikore e të dhënavetë mbledhura nga anketat për të identifikuar modelet dhe trendet kryesore të djegies profesionale.
    • Interpretimi kualitativi të dhënave nga intervistat dhe fokus grupet për të kuptuar më mirë sfidat dhe përvojat personale të mjekëve.
    • Integrimi i gjetjeve kuanititative dhe kualitative për të krijuarnjë pasqyrë të plotë dhe holistike të situatës.
  4. Konsultimi me ekspertë të fushës dhe palëte interesit:
    • Bashkëpunimi me ekspertë shëndetësor, akademik dhe profesionist të tjerë për të verifikuar dhe për të diskutuar gjetjet e hulumtimit.
  • Angazhimi i palëve të interesit, përfshirëpërfaqësues të institucioneve shëndetësore, politikëbërësve dhe organizatave të shoqërisë civile, për të marrë input dhe për të siguruar që rekomandimet janë të zbatueshme dhe të dobishme.

Kjo metodologji e kombinuar do të sigurojë një pasqyrë të qartë të problemeve të trajtuara, duke lejuar që rekomandimet të kenë një bazë të fortë të të dhënave dhe analizës.

MENAXHIMI I ANALIZËS SË SITUATËS

Konsulenti /Kompania hulumtuese duhet të marrë një qasjetë strukturuar dhe gjithëpërfshirëse për menaxhimin e analizës së situatës, duke siguruar që çdo aspekti hulumtimit të trajtohet me kujdes dhe saktësi. Për të arritur këtë, duhet të ndiqen hapat e mëposhtëm:

  1. Planifikimi dhe Koordinimi:
    • Zhvillimi i një plani të detajuartë hulumtimit që përfshin afatetkohore, burimet dhe përgjegjësitë.
    • Koordinimi i aktiviteteve të ekipit për të siguruarqë çdo anëtar është i qartë për detyrat dhe afatet.
  2. Mbledhja e të Dhënave:
    • Dizajnimi i instrumenteve të mbledhjes së të dhënave,si pyetësorët, udhëzuesit për intervista dhe strukturat për fokusgrupet.
    • Kryerja e mbledhjes së të dhënavenë terren, ku mostra e analizës është përfaqësues që mund të sigurojë njohuri domethënëse dhe përfundime të përgjithësueshme.
  3. Përpunimi dhe Analiza e të Dhënave:
    • Përpunimi i të dhënavekuntitative duke përdorur metoda statistikore për të identifikuar modelet dhe korelacionet kryesore.
    • Analiza e të dhënavekualitative përmes teknikave si analiza tematikepër të nxjerrë në pah tendencat dhe perceptimet kryesore.
    • Kombinimi i rezultateve nga të dy qasjet për të ofruar një pasqyrë të integruardhe të hollësishme.
  4. Sigurimi i Cilësisë:
    • Zbatimi i procedurave të kontrollit të cilësisë për të siguruar saktësinë dhe besueshmërinë e të dhënave të mbledhura dhe analizës.
    • Rishikimi dhe validimi i të dhënave dhe rezultateve nëpërmjet konsultimeve me ekspertë dhe palë të tjera të interesit.
  5. Prezantimi i Rezultateve:
    • Përgatitja e një raporti të detajuardhe të strukturuar që prezantongjetjet kryesore dhe rekomandimet.
    • Përdorimi i grafikëve, tabelavedhe ilustrimeve për të bërë rezultatet më të qartadhe më të lehtapër t'u kuptuar.
  • Organizimi i takimeve dhe prezantimeve për të komunikuar rezultatet dhe rekomandimet me palët e interesit përkatëse, duke siguruar një diskutim të hapurdhe konstruktiv mbi gjetjet.

Menaxhimi efektiv i analizës së situatës është thelbësor për suksesin e hulumtimit, duke garantuar që të dhënate mbledhura dhe analizat e kryera janë të besueshmedhe të vlefshme për të informuar rekomandimet dhe vendimmarrjen.

AFATI KOHOR

Realizimi i këtij hulumtimi duhet të bëhet në afat kohor prej 1 muaj për përfundimin e plotë të të gjitha detyravetë përshkruara.

KUALIFIKIMET E APLIKANTIT

  • Përvojë e dëshmuar në realizimin e hulumtimeve të ngjashme.
  • Njohuri të thellambi sistemin shëndetësor
  • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe raportimi.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.

APLIKIMI

Aplikantët e interesuar duhettë dorëzojnë:

  • Një letër motivimi.
  • CV-në e detajuar të individëve kyç në hulumtim.
  • Një propozimtë detajuar metodologjik dhe financiar.
  • Referenca nga hulumtimet e mëparshme të ngjashme.
  • Certifikata e ARBK (e aplikueshme vetëm për kompanitë)

KRITERET E PËRZGJEDHJES

Përzgjedhja e aplikantit do të bazohetnë:

  • Cilësinë e propozimit metodologjik.
  • Përvojën dhe kualifikimet e ekipit.
  • Kostot financiare të propozuara.
  • Referencat dhe reputacioni profesional.

DËRGIMI I OFERTAVE

Ofertat duhet të dërgohen në adresën [email protected], deri më 01.07.2024, ora 16:00. Për informatashtesë mund të kontaktoni në numrat e telefonit: 049/872-300 apo 038/544-872.

Ne ju inkurajojmë të aplikoni dhe të bëheni pjesë e këtij hulumtimitë rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të punës së mjekëve dhe për shëndetin e sistemittonë shëndetësor.