business

FTESË PËR OFERTË: Furnizim me Kondicionerë

  • star Publikuar: 23-05-2025
  • star Skadon: 02-06-2025
Kategoritë Të tjera
Vendi i punës Prishtinë

FTESE PER OFERTE

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.

SOS Fshatrat e Fëmijëve është i interesuar për furnizim me Kondicionerë për zyret e SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë

Me këtë rast bëjmë Ftesë për Ofertë sipas specifikacionit në vijim:

2 Kondicionerë (Air Conditions)

- Economic: A+++/A+++

- Invert Cool/ Heating

- 12 BTU

- Brand: Midea, Hisense, Gree, Bruno ose të ngjashme

- Garancioni së paku 24 muaj

- Montimi duhet të jetë I përfshirë në cmim bashkë me pajisjet e nevojshme

Ofertuesi së bashku me ofertën duhet të dorëzojë:

• Çertifikatën e regjistrimit të biznesit/ NUI

• Çmimi për njësi (bashkë me montim) duhet të kuotohet në euro pa tvsh

• Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe e vulosur /apo me logo zyrtare

• Specifikacionin teknik të pajisjes

Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë (10 ditë) nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë

Kriteret e përzgjedhjes së ofertës janë si vijon:

1. Plotësimi i specifikacionit të kërkuar

2. Pas plotesimit te specifikacionit; Cmimi më i lirë

Ofertat dhe dokumentet e bashkangjitura mund t’i dërgoni në email adresën: [email protected] deri me datën: 02.06.2025 ora 12:00