business

Auditor i Brendshëm

  • star Publikuar: 06-06-2023
  • star Skadon: 20-06-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 18104

Konkurs për vend pune

Institucioni Financiar Jo Bankar “Lesna” sh.a (IFJB Lesna sh.a), Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës :

Pozita: Auditor i Brendshëm

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Organizon dhe vendos funksionimin e Auditimit të Brendshëm.
  • Harton strategjinë, planin dhe programin e Auditimit të Brendshëm për aprovim nga Komiteti i Auditimit.
  • Bazuar në kompetencat statusore siguron që aktivitetet e Institucionit të jenë në harmoni me të gjitha rregullat ligjore dhe statusin e saj.
  • Auditon zbatimin e vendimeve të Asamblesë së Aksionareve, Bordit Drejtues dhe të Komitetit të Auditimit të IFJB Lesna sh.a.
  • Auditon zbatimin e standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit.
  • Auditon zbatimin e procedurave adekuate të kontabilitetit të procedurave të kontrolleve të brendshme.
  • Kryen auditimet sipas planit të Departamentit të Auditimit te Brendshëm;
  • Diskuton rezultatet e auditimit të kryera me personat përgjegjës;
  • Organizon, udhëzon dhe mbikëqyr realizimin e detyrave të punës nga auditorët e brendshëm;
  • Kryen te gjitha detyrat qe përcaktohen me Rregulloret dhe Ligjet në fuqi.
  • Siguron mbështetje të nevojshme të auditorëve te jashtëm dhe BQK-së.

Kualifikimet:

  • Fakulteti Ekonomik ose profile te ngjashme.
  • Thirrja Auditor i Brendshëm i Certifikuar apo Kontabilistë i Certifikuar e lëshuar nga një shoqatë e licencuar.
  • Së paku tre (3) vite përvojë menaxheriale në fushën e administrimit të biznesit, financave dhe kontabilitetit. Nga kjo përvojë pune, është përparësi përvoja e punës specifike në Auditim.
  • Njohja e Gjuhës Angleze dhe Njohuri të mira në kompjuter.
  • Aftësi organizative ,analitike dhe menaxhuese.
  • Të posedojë aftësi të shkëlqyeshme komunikimi dhe organizimi të punës.
  • Te ketë aftësi të mira për të interpretuar dhe zbatuar Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe Raportimit Financiar, Standardet Ndërkombëtare të Auditimit, si dhe legjislacionin në fuqi që i përgjigjet veprimtarisë së kompanisë; të ketë shkathtësi të mira të prezantimit dhe raportimit

Si të Aplikoni?

Përpos CV, kërkohet që kandidatët të dorëzojnë edhe dokumentacionin shtesë të nevojshëm sipas konkursit (përvoja e punës, certifikatën e auditorit të brendshëm/ apo titullit të fituar të shkollimit /certifikimit, kopja e letërnjoftimit).

Dokumentet e aplikimit mund ti dërgoni në e-mail: [email protected] apo në zyrat tona, Adresa: Rruga “Rexhep Luci” Nr.10, Prishtinë.

Afati i fundit për aplikim: 20.06.2023

Vetëm kandidatët te cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.