business

Ftesë për aplikim: Trajnim për të drejtat e pronës për studentët dhe të diplomuarit e rinj në drejtësi

  • star Publikuar: 06-09-2024
  • star Skadon: 30-09-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani PEN
Kategoritë Të tjera
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1455

Ftesë për aplikim: Trajnim për të drejtat e pronës për studentët dhe të diplomuarit e rinj në drejtësi

A jeni të apasionuar pas të drejtave të pronës dhe të etur për të bërë një ndikim të prekshëm në komunitetin tuaj?

PIAKOS, nën mbështetjen e Bankës Botërore dhe i implementuar nga organizata ATRC, synon të adresojë nevojën kritike për qasje të përmirësuar në informacione dhe shërbime këshillimore për gratë, të rinjtë dhe personat e cenueshëm në Kosovë. Objektivi i projektit është të përmirësojë qasjen në informacione dhe shërbime këshillimore mbi regjistrimin e tokës dhe pronës për gratë, të rinjtë dhe personat e cenueshëm në Kosovë, si dhe fuqizimin e këtyre grupeve brenda shoqërisë.

Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN) në kuadër të projektit PIAKOS fton studentët e drejtësisë (vitit të fundit të studimeve) dhe të diplomuarit e rinj në drejtësi nga e gjithë Kosova që të aplikojnë për një mundësi të shkëlqyer trajnimi mbi të drejtat e pronës. Ky trajnim do t'ju fuqizojë të edukoni nxënësit e shkollave të mesme në të gjithë Kosovën, duke i ndihmuar ata të kuptojnë dhe të orientohen në mënyrë efektive në të drejtat e pronës.

Kush mund të aplikojë:

  • Të diplomuarit e rinj (Bachelor) në Studime Juridike (Drejtësi), ose
  • Studentët në vitin e fundit të studimeve Bachelor në Studime Juridike (Drejtësi)

Të diplomuarit e rinj dhe studentët e fushave të tjera të studimit nuk mund të aplikojnë në këtë mundësi.

Pas përzgjedhjes, nga kandidatët do të kërkohet të ofrojnë dëshmi të diplomës së tyre Bachelor ose dëshmi të regjistrimit në vitin e fundit të studimeve të tyre Bachelor.

Detajet e trajnimit:

  • Trajnimet do të mbahen në periudhën shtator/tetor (për datat e sakta do të informoheni me kohë, nëse jeni përzgjedhur për të marrë pjesë);
  • Kostoja: Të gjitha shpenzimet e trajnimit, duke përfshirë transportin, akomodimin dhe ushqimin, mbulohen nga Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë.

Pse të aplikoni?

  • Fitoni njohuri të thelluara mbi të drejtat e pronës
  • Zhvilloni aftësi të vlefshme në mësimdhënie dhe prezantim
  • Prioritet u jepet aplikantëve të hershëm — dorëzoni aplikimin tuaj sa më parë!

Afati i fundit për aplikim: 30 shtator 2024

Inkurajojmë studentët e drejtësisë nga të gjitha komunitetet dhe gjinitë në rajonet e Prizrenit, Gjakovës, Pejës, Mitrovicës, Prishtinës, Ferizajit dhe Gjilanit që të aplikojnë.

Për të aplikuar, ju lutemi ndiqni këtë link: https://forms.gle/GAZywQYnFx9bwYQv7

Mos e humbisni këtë mundësi për të avancuar karrierën tuaj duke bërë një ndryshim të madh pozitiv në komunitetin tuaj!