business

Specialistë të Gjeodezisë

  • star Publikuar: 07-06-2023
  • star Skadon: 14-06-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Kamenicë
Shikime 17635

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Kamenicë shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit : Specialistë të Gjeodezisë

Institucioni: Komuna Kamenicë

Nr. i Referencës: RN00011681

Kodi : RPC0005292

Data e njoftimit: 17.05.2023

Afati për aplikim: 07.06.2023 - 14.06.2023

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

  • Harton dhe zhvillon planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të
  • përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave;
  • Harton dhe zhvillon legjislacionin, politikat, strategjitë dhe procedurat standarde si dhe dokumentet tjera në fushën e gjeodezisë
  • Bënë matjet dhe incizimet gjeodezike të të gjitha profileve dhe grumbullimin e të dhënave të
  • pasurisë së paluajtshme në terren me qëllim të regjistrimit në sistemin e kadastrit dhe rregullimin e kufijve të pasurive të paluajtshme;
  • Harton detyrat projektuese për objektet e infrastrukturës pas dhënies së kushteve urbanistike nga sektori i urbanizmit dhe rekomandon dinamikën e kryerjes së punëve, realizimit të projekteve;
  • Përgatit dokumentet e nevojshme për infrastrukturën rrugore përfshirë incizimet gjeodezike të të gjitha profileve;
  • Kryen matje dhe përpunimin e matjeve, si dhe llogaritjen e koordinatave te matjeve dhe bënë kontrollin e matjeve me kushtet e bazave gjeodezike;
  • Dizajnon në mënyrë grafike rrugët, kanalizimet, rrjetin e ujësjellësit, rrjetin elektrik, parkingjet dhe shtigjet e këmbësoreve;
  • Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyersi;


Kërkesat e përgjithshme për pranim:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtaritpublik, të pushuarsipas këtij ligji.

Kërkesat e përgjithshme formale:

Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë, drejtimi i Gjeodezisë së paku 3 vite të studimeve.

  • Kualifikime të posaçmeformale: Certifikata, licencakur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase;
  • Përvoja e punës e kërkuar:Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme:

  • Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe trajnimeve bazike;
  • Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin;
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar;
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënëudhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point).

Pozitat aktualisht të lira:

Kodi


Nr. i Referencë s

Titulli i pozitës

Klasa e pozitës

Koeficienti

Institucioni


Organizata /Vendi i punës

Nr. i kërkuar

RPC0004880

RN000112 42

Zyrtar për Gjeodezi

Profesional 3

8

Komuna

Kamenicë



Drejtoria e Pronës,Gjeode zisë dhe Kadastrit / Drejtoria e Pronës,Gjeode zisë dhe Kadastrit

1

Mënyra e aplikimit:

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim:

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
  • Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit (vetem per nepunesit publik)
  • Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk ështëshuar ende (vetemper nepunesit publik)
  • Certifikata nga gjykata që nuk jeni nën hetime (jo më të vjetër se nga data e shpalljës së konkursit)


Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve:

  • Testimi me shkrim
  • Vlerësimi i biografisë
  • Intervistë


Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen:

  • Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmesarsimimit dhe trajnimeve bazike;
  • Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin;
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar;
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënëudhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point).

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët:

  • Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Shpallja e rezultateve përfundimtare:

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesido të shpallet përmes portalitpër rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtëpër përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjiniamë pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.