
TERMI I REFERENCËS (TOR) –ANGAZHIM TË EKSPERTIT PËR NGRITJE TË KAPACITETEVE PËR NDËRTIM TË KOMPANIVE NDËRTIMORE TË KOMUNITETIT ROM,ASHKALI DHE EGJIPTIAN
Ftesë për ekpsertizë, Ekspert për ngritje të kapaciteteve për ndërtim të kompanive ndërtimore të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian. | Prishtinë,2025
|
Informacion i përgjithshëm:
OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me selinë e saj aktuale në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë Kosovare përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj.
- Kontesti i ndërhyrjës:
Objektivi i përgjithshëm për projektin e Drejtësisë Sociale është “Një shoqërie multietnike dhe multikulturore në Kosovë, ku romët, ashkalitë dhe egjiptianët trajtohen si të barabartë nga shteti dhe shoqëria, kanë qasje në të njëjtat mundësi dhe shërbime si të gjithë të tjerët, dhe dijnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre dhe janë të autorizuar t'i ushtrojnë ato të drejta”.
Vizioni i këtij projekti është një Kosovë ku burrat dhe gratë romë, ashkali dhe egjiptianë kanë një vend pune të dinjitetshëm si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, duke punuar me dinjitet për të siguruar të ardhura për familjet e tyre, kanë qasje dhe përdorin infrastrukturën publike cilësore dhe ku shërbimet janë të disponueshme dhe të qasshme në nivel lokal; një Kosovë ku si rezultatet shëndetësore ashtu edhe jetëgjatësia e pjesëtarëve të komuniteteve janë duke u përmirësuar dhe një Kosovë ku gratë rome, ashkali dhe egjiptiane janë më pak të shtypura dhe të nën-përfaqësuara në arsim dhe punësim dhe në sferat e tjera të jetës janë më të fuqizuara.
2. Arsyetimi i thirrjës:
Thirrja ka për qëllim mbështetjën dhe përmirësimin e kapaciteteve të kompanive ndërtimore të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian duke u fokusuar në zhvillimin e aftësive menaxheriale, zhvillimin e kapaciteteve që të jenë konkurrent ndaj kërkesave të tregut,rritjën e mundësive të punësimit dhe krijimin e kushteve për rritjen e qëndrueshme të bizneseve të këtij komuniteti. I gjithë qëllim qëndron në përcaktimin e kushteve dhe kërkesave për investimin në ngritjen e kapaciteteve të kompanive të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Vlerësimi i nevojave do të shërbejë si bazë për zhvillimin e aktiviteteve specifike dhe programeve të trajnimit që do të ofrohen për këto kompani.
3. Objektivat specifike:
- Vlerësimi i nevojave aktuale të kapaciteteve të kompanive të komunitetit romë, ashkalinjë dhe egjiptian;
- Identifikimi i nevojave për aftësim profesional dhe menaxherial në nivelin të kompanive;
- Krijimi i programeve të trajnimit për zhvillimin e aftësive dhe menaxhimit të bizneseve;
- Mbështetja e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në ndërtimin e bizneseve të qëndrueshme dhe të suksesshme.;
- Ngritja e ndërgjegjësimit dhe mbështetje bizneseve për zhvillimin kapaciteteve qe krijojnë mundësitë konkuruese në treg për kompanit ndërtimore të komuniteteve romë, ashkalinjë dhe egjiptian;
- Rritja e aftësive operacionale, menaxheriale dhe teknike të kompanive ndërtimore të komuniteteve;
- Zhvillimi i aftesive për rritjën e potencialit konkurrues dhe qëndrueshmërisë së kompanive ndërtimore të komuniteteve ne keto fusha:
- Cilësia e punës dhe materialeve të cilat mund të perdorin;
- Efikasiteti dhe përdorimi i teknologjisë gjatë ndërtimit;
- Kosto dhe fleksibilitet në cmime;
- Marketing dhe branding të kompanive ndërtimore;
- Shërbimi ndaj klientit dhe lidhjet me investitorët;
- Investimi në trajnime për punonjësit për të siguruar kualifikime më të larta.
4. Eksperti do të jetë përgjegjëse për sa vijon:
- Identifikimi i sfidave dhe mundësive për ndërtimin e bizneseve nga komunitetet romë, ashkalinjë dhe egjiptian;
- Kryerja e vlerësimeve mbi aftësitë ekzistuese dhe nevojat për zhvillim;
- Hartimi i programeve të trajnimit, zhvillimi i moduleve praktike për ndërtimin dhe menaxhimin e biznesit te tyre;
- Dizajnimi i materialeve, mjeteve dhe burimeve të trajnimit;
- Zhvillimi i një plani të vlerësimit dhe monitorimi për të matur ndikimin e programit;
- Mbledhja dhe analiza e të dhënave për pjesëmarrjen dhe rezultatet e programit;
- Mbledhja e reagimeve nga pjesëmarrësit dhe palët e interesuara;
- Kryen sesione të trajnimit dhe seminare shtes në rast nevoje për kompanitë e synuara ;
- Ndihmë për të kuptuar mundësitë e financimit nëpërmjet thirrjeve të ndryshme publike (grante, kredi, investime etj);
- Përgatitë një plan të detajuar zbatimi, duke përfshirë afatet kohore, buxhetet dhe shpërndarjen e burimeve;
- Kryen vlerësime para dhe pas trajnimit për të matur njohuritë dhe përfitimet e aftësive;
Përgatitja e Draft Raporti:
Një raport fillestar që përshkruan hartimin dhe planin e zbatimit të programi;
Organizimin dhe facilitimin e trajnimit tre ditor;
Raporti Përfundimtar: Hartimi i raportit mbi progresin dhe rekomandime për përmirësime të mëtejshme.
5.Dokumentacioni i kërkuar për aplikim:
Konsulenti/eksperti duhet të ketë kualifikimet dhe përvojën e mëposhtme:
- Diplomë e avancuar në inxhinieri civile, inxhinieri mjedisore, shkencë mjedisore ose një fushë të ngjashme;
- Dëshmi për së paku 3 vite përvojë pune në industrinë e ndërtimit, mjedisi ose në fushën e ngjashme;
- Përvojë e dëshmuar në kryerjen e kërkimit, analizës së të dhënave dhe shkrimit të raporteve;
- Njohuri të mira të parimeve të qëndrueshmërisë biznisore;
6.Kushtet për aplikim:
Oferta duhet të ketë të përfshirë çmimet pa TVSH, bazuar në ligjin në fuqi të Republikës së Kosovës, me vendimin e Ministrisë së Financave, Neni 33, paragrafi 3.1 të ligjit nr. 05 / l-037 për TVSH , çdo OJQ – Organizatë Jo Qeveritare, në Kosovë është e liruar nga tatimi mbi vlerën e shtuar.
7.Kushte të përgjithshme:
- Organizata Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve e mban të drejtën e vlerësimit të dokumentacionit të dorëzuar, duke analizuar edhe ofertat financiare të të gjitha kompanive që marrin pjesë në konkurrim, derisa të merret vendimi përfundimtar.
- Organizata Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve e mbështetë vendimin e vetë në ofertën që i posedon përparësitë më të larta ekonomike siç mund të jetë shërbimi cilësor dhe çmimi me i ulët;
- Organizata Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve ka të drejtën të refuzojë të gjitha ofertat e pranuara nëse ato nuk i plotësojnë kriteret;
- Ndërhyrja në këtë proces nuk është e lejuar dhe do të rezultojë në diskualifikimin e ofertës;
- Vendimi final, nuk do të bëhet përderisa nuk kompletohen të gjitha procedurat interne të organizatës.
- Oferta do të vlerësohet nga Komisioni i Prokurimit të Organizatës Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve në momentin e mbylljes së procesit. Gjithashtu, njoftimi do të bëhet brenda afateve te caktuara interne pas marrjes së vendimit nga Komisioni Vlerësues i Prokurimit të organizatës.
8.Mënyra e aplikimit:
Aplikimi duhet të dorëzohet në formë të shkresës zyrtare në email adresën e organizatës [email protected] .
Marrja në shqyrtim dhe vlerësimi i aplikimeve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara në specifikimet e ofertës dhe kushtet për aplikim.
Afati i fundit për aplikim është deri më datë 04 Prill 2025
Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.