business

Agjent të shitjes, Prezantues/e mjeksorë/e

  • star Publikuar: 21-05-2024
  • star Skadon: 02-06-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Reklamim dhe Marketing, Shitje
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1354

Beta Pharm sh.p.k është një kompani familjare me qendër në Prishtinë, e cila operon në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Shqipëri që nga viti 2010. Kompania specializohet në përfaqësimin dhe distribuimin e markave të njohura si Floradix, Alpecin, Beurer dhe IcePower. Aktivitetet kryesore të kompanisë përfshijnë distribuimin dhe marketingun e produkteve farmaceutike, parafarmaceutike, produkteve për shëndetin personal dhe pajisjeve mjekësore. Si kanale kryesorë te shitjes janë barnatoret , drogeri dhe disa rrjete të marketeve.

Ne po kërkojmë Agjent të shitjes dhe Prezantues/e mjeksorë/e për t'iu bashkuar ekipit tone. Kandidatet ideal preferohet të zotërojnë aftësi të forta komunkative dhe shitese, vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për të kryer detyrat në mënyrë efektive në një mjedis dinamik.

AGJENT I SHITJES

Përshkrimi i vendit të punës

  • Për shitje ambulantive te produkteve të kompanisë.
  • Furnizim i rregullt në të gjitha POS-at e territorit të Kosovës ( për terenin e caktuar )
  • Vizita dhe prezentim i të gjitha produkteve
  • Promovimi dhe pozicionimi i produkteve
  • Përcjellja e pozicionimit të produktit
  • Punësim me orarë të plotë (E Hëne-E Premte)

Kualifikimi dhe Përvoja

  • I preferushem shkollimi i lartë
  • Përvojë pune minimum 2 vjeçare si agjent me përvojë pune në fusha të ngjashme dhe njohës i POS-ave në të gjithë territorin e Kosovës
  • Posedimi i patent shoferit, Kategoria B (vozitës aktiv)
  • Aftësi të mira komunikimi

PREZENTUES/E MJEKSORË/E

Përshkrimi i vendit të punës

  • Për prezentim të produkteve te brendeve që perfaqësojmë.
  • Vizita të rregullta institucioneve publike mjeksore, ordinancave private, barnatoreve etj (për terenin e caktuar)
  • Te jete kreativ ne promovimin e produkteve
  • Përcjellja e pozicionimit të produkteve
  • Punësim me orarë të plotë (E Hëne-E Premte)

Kualifikimi dhe Përvoja

  • Diplomë universitare (përparësi në Mjeksi apo Farmaci)
  • Përvojë 1 vjeçare si prezentues
  • Njohuri te Gjuhes Angleze Lexim/Kuptim
  • Posedimi i patent shoferit, Kategorija B (vozitës aktiv)
  • Aftësi të mira komunikimi dhe ndërpersonale
  • Aftësi për të punuar në menyre të pavarur dhe bashkpunuese ne nje mjedis ekipor

Si të Aplikoni

BetaPharm sh.p.k është një punëdhënës i mundësive të barabarta. Të gjithë aplikantët dhe punonjësit e kualifikuar do të marrin konsideratë për punësim. Të interesuarit të dërgojnë CV e tyre përmes e-mailit: [email protected] . Afati i aplikimit është deri me datën 2 Qershor 2024 ora 18:00.

Të ceket pozita për të cilën aplikoni!