business

PUNËTOR NË FERMË TË SHPEZËVE (2)

  • star Publikuar: 07-08-2025
  • star Skadon: 27-08-2025
Kategoritë Të tjera
Vendi i punës Gjilan
Numri i pozitave 2

KONKURS PUNE

PUNËTOR NË FERMË TË SHPEZËVE

Kompania: Konsoni-M Sh.p.k

Vendi i punës: Livoq i Poshtëm- Gjilan

Pozicioni: Punëtor në Fermë të Shpezëve (Broiler)

Numri i pozitave të lira: [2]

Gjinia: M

Mosha e preferuar: 20-50 vjeç

Kualifikimi: Nuk kërkohet kualifikim apo përvojë pune paraprake,

Orari i punës: I rregullt,

Lloji i kontratës: Afatgjatë,

Informacion i rëndësishëm: Konkursi është i hapur vetëm për qytetin e Gjilanit.

Afati i fundit për aplikim: 27.08.2025.

Përshkrimi i punës:

Konsoni-M Sh.p.k është kompania më e madhe vendore e specializuar në përpunimin dhe distribuimin e mishit të pulës. Me një angazhim të vazhdueshëm për cilësinë dhe inovacionin, ne po zgjerim kapacitetet tona dhe kërkojmë punëtorë të përkushtuar për t'u bashkuar me ekipin tonë në Fermë.

Pozitat e ofruara përfshijnë procese të ndryshme ne Fermë si: Mbushja dhe kontrolli i rregullt i sistemit të ushqimit dhe ujit për të siguruar furnizim të vazhdueshëm dhe të pastër. Vëzhgimi i gjendjes së pulave (sjellja, rritja, pamja e jashtme). Identifikimi dhe raportimi i çdo problematike tek menaxhmenti. Mirëmbajtja e ambientit te fermës.

Punëtorët do të trajnohen për të siguruar përmbushjen e standardeve të higjienës dhe cilësisë së produktit. Puna kryhet në ambient të kontrolluar dhe sipas rregullave të sigurisë ushqimore.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Nuk kërkohet përvojë e mëparshme , trajnimi ofrohet në vendin e punës.
  • Kujdes i veçantë për ruajtjen e higjienës në ambientet e fermës, duke ndjekur procedurat e bio-sigurisë.
  • Aftësi për punë fizike dhe qëndrueshmëri gjatë orarit të punës,
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe bashkëpunim të ngushtë me kolegët dhe menaxhmentin.
  • Respektim i rregulloreve të brendshme dhe udhëzimeve të sigurisë në punë.

Çfarë ofrojmë ne?

  • Shujtë ditore të mbuluar nga Kompania,
  • Pagë konkurruese,
  • Kontratë të rregullt pune me të gjitha përfitimet ligjore,
  • Ambient pune i sigurt dhe i organizuar,
  • Mundësi për rritje dhe zhvillim profesional,
  • Trajnim profesional për pozicionin e punës.

Si të aplikoni?

Nëse jeni të interesuar për këtë mundësi punësimi, ju ftojmë të na kontaktoni për më shumë informacione ose të dërgoni aplikimin tuaj në:

📞 Tel: +383 44 120 615
📧 Email: https://mail.google.com/mail/u/0/images/cleardot.gif[email protected]
📍 Adresa: Livoq i Epërm - Gjilan

Bashkohuni me ekipin e Konsoni-M sh.p.k dhe bëhuni pjese e një ambienti pune të qëndrueshëm dhe profesional !

Bashkë, ushqejmë një të ardhme më të mirë.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu