business

Përfaqësues të brendeve të Interlab (2)

  • star Publikuar: 05-04-2024
  • star Skadon: 19-04-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Interlab
Kategoritë Shitje
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Fushë Kosovë
Shikime 1723

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS INTERLAB sh.p.k

Institucioni: INTERLAB SH.P.K

Titulli i vendit të punës: Përfaqësues të brendeve të Interlab.

Vende të lira të punës : 2

Lokacioni: Zyret jan të vendosura në Fushë Kosovë (afër Hib Petrol).

Detyrat kryesore të punës:

  1. Sigurimi i përmbajtjes së afatit dhe realizimit të promovimit dhe shitjes së produkteve sipas planifikimeve të paracaktuara.
  2. Zhvillimi dhe menaxhimi i tregut përmes takimeve të rregullta dhe efektive me klientët dhe partnerët.
  3. Inkurajimi dhe prezantimi i ideve të reja dhe inovative për të përmirësuar strategjitë e shitjes dhe promovimit të brendeve tona.
  4. Ruajtja e marrëdhënieve të qëndrueshme me klientët, duke mbajtur kontakte të rregullta.
  5. Paraqitja dhe prezantimi i brendeve tona në një mënyrë të bindshme dhe të përsosur, për të rritur vetëdijen dhe interesin e klientëve.
  6. Monitorimi dhe menaxhimi i kërkesave dhe porosive të klientëve, duke siguruar që ata të përfitojnë shërbimin më të mirë të mundshëm.

Aftësitë e Kërkuara për pozicionin e Perfaqësuesit të Brendeve në Interlab janë:

  1. Komunikimi i shkëlqyeshëm dhe aftësia për të punuar efektivisht në ekip.
  2. Aftësia për të prezantuar brendet në një mënyrë bindëse dhe të besueshme për klientët.
  3. Aftësia për të krijuar dhe ruajtur marrëdhënie të qëndrueshme me klientët.
  4. Fleksibiliteti dhe gatishmëria për tu përshtatur në ndryshime dhe për të kontribuar në detyra të ndryshme sipas nevojës.
  5. Aftësia për të menaxhuar afatet kohore dhe për të punuar në mënyrë të organizuar për të përmbushur qëllimet e shitjes dhe promovimit të produkteve.
  6. Aftësia për të identifikuar dhe për të ndjekur trendet në treg dhe për të zhvilluar strategji inovative për të përballuar sfidat e tregut.
  7. Aftësia për të negociuar dhe për të krijuar oferta të personalizuara për të përmbushur nevojat dhe pritjet e klientëve.

Ne ofrojmë një ambient stimulues punës, mundësi të zgjerimit dhe zhvillimit të karrierës.

Të interesuarit duhet të dërgojnë CV-në e tyre në [email protected]

Afati i aplikimit është i hapur 14 ditë nga data e publikimit të konkursit në media: data e publikimit: 05.04.2024 deri më 19.04.2024.