business

Ndihmës serviser 

  • star Publikuar: 03-05-2023
  • star Skadon: 10-05-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Buçaj Sh.p.k
Kategoritë Shitje
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 31603

Korporata Buçaj shpall konkurs për pozitën:

Ndihmës serviser Barcaffe Espresso

Përgjegjësitë dhe detyrat:

  • Bashkëpunon me ekipin e kompanisë për t’i realizuar detyrat që i caktohen;
  • Viziton pikat sipas route planit;
  • Kontrollim i paisjeve (aparat-mulli);
  • Së bashku me Serviserin përkujdeset për mirëmbajtjen e aparatave dhe pajisjeve të kafes për të gjithë klientët e kompanisë;
  • Bën zëvendësimin e Serviserit gjatë kohës së pushimeve, mungesave të tij;
  • Bën montim dhe demontim të paisjeve sipas kërkesës së përgjegjësit të servisit;
  • Jep sugjerime të ndryshme për realizimin sa më të lehtë të punëve në dakordim me personat përgjegjës.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidati duhet të ketë njohuri profesionale me veglat elektrike, pajisjet, rrymën dhe hidraulikën;
  • Kandidati duhet të ketë të përfunduar të paktën shkollën e mesme teknike;
  • Preferohet përvojë e punës në lëminë e servisimeve;
  • Menaxhim shumë të mirë të kohës, orar fleksibil dhe gatishmëri për punë;
  • Kandidati duhet të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të ketë sjellje profesionale ndaj klientëve;
  • Kandidati duhet të ketë aftësi për të shpërndarë njohuritë dhe për të mësuar të tjerët.

Inkurajohen të gjitha kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV apo aplikacionin përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected] . Aplikacioni gjendet në faqen zyrtare www.bucaj-ks.com apo aplikacioni dhe CV mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Korporatës Buçaj me adresë Magjistralja Prishtinë-Shkup, km 10 p.n. Lipjan.

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni: Ndihmës serviser Barcaffe Espresso.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 03/05/2023 deri me 10/05/2023.