business

EKSPERT/ANALIST/HULUMTUES

  • star Publikuar: 27-09-2024
  • star Skadon: 11-10-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 897

TERMI I REFERENCËS SË PUNËS PËR EKSPERT/ANALIST/HULUMTUES

Ofertim për ekspertizë për lehtësimin e punëtorive, si dhe plotësim/ndryshimin e udhëzimit administrativ nr. 09/2016 për Aplikimin e masave afirmative dhe vendeve të rezervuara për regjistrim të kandidateve nga komunitetet jo shumicë në institucionet publike të arsimit të lartë.

Prishtinë, 2024

Informacion i përgjithshëm:

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me selinë e saj aktuale në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë Kosovare përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj.

1.Kontesti i ndërhyrjes:
Në Kosovë, komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian përballen me sfida të mëdha për qasje dhe përfshirje në arsimin e lartë. Edhe pse ekzistojnë disa mekanizma mbështetës për këto komunitete, ende mbetet një hendek i madh në mes të përqindjes së tyre të regjistrimit dhe suksesit në arsimin e lartë në krahasim me komunitetet e tjera. Në përpjekje për të përmirësuar qasjen në arsimin e lartë për komunitetet joshumicë, në vitin 2016, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) nxori Udhëzimin Administrativ nr. 09/2016 për Aplikimin e Masave Afirmative dhe Vendeve të Rezervuara për regjistrimin e kandidatëve nga komunitetet jo shumicë në institucionet publike të arsimit të lartë.

Udhëzimi Administrativ ka si qëllim lehtësimin e qasjes së studentëve nga komunitetet joshumicë në institucionet publike të arsimit të lartë, duke përfshirë edhe masat për mbështetje financiare,

lirimin nga pagesat, rezervimin e vendeve në konvikte dhe menza, dhe aplikimin e kuotave sipas përkatësisë etnike.

Ky udhëzim është një mjet thelbësor për rritjen e numrit të studentëve nga këto komunitete dhe për lehtësimin e procesit të regjistrimit në universitetet publike të Kosovës. Ndonëse Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka miratuar Udhëzimin Administrativ nr. 09/2016, i cili përcakton masat afirmative dhe vendet e rezervuara për kandidatët nga komunitetet joshumicë në institucionet publike të arsimit të lartë, ka ende pengesa që kufizojnë përfitimin e plotë nga këto masa dhe nevojitet përditësim për të pasqyruar më mirë nevojat dhe sfidat e tanishme të këtyre komuniteteve

Në këtë kuadër, organizata "Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve" në bashkëpunim me MASHTI ka marrë nismën për të plotësuar dhe ndryshuar Udhëzimin Administrativ nr. 09/2016, me qëllim përmirësimin e kushteve të regjistrimit dhe mbështetjes së studentëve nga komunitetet joshumicë në Kosovë. Kjo ndërhyrje është një përpjekje për të forcuar dhe përditësuar kuadrin ligjor dhe administrativ, duke krijuar një udhëzim më gjithëpërfshirës dhe të përshtatur për të adresuar nevojat aktuale të këtyre komuniteteve.

QËLLIMI SPECIFIK

Qëllimi kryesor i kësaj nisme është përmirësimi i Udhëzimit Administrativ nr. 09/2016 për të siguruar që ai adreson më mirë sfidat dhe nevojat e studentëve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Ky përmirësim përfshin dispozitat që lidhen me masat afirmative, respektimin e përdorimit të gjuhëve të komuniteteve joshumicë, përcaktimin e kuotave sipas përkatësisë etnike, verifikimin dhe vërtetimin e dokumentacionit të nevojshëm për regjistrimin, dhe mbështetjet financiare, përfshirë lirimin nga tarifat dhe rezervimin e vendeve në konvikte dhe mensa studentore për këta studentë.

Për të arritur këtë qëllim, do të angazhohet një ekspert që do të facilitojë dy punëtori, ku do të diskutohet dhe analizohen rekomandimet për përmirësimin e udhëzimit administrativ. Pas këtyre punëtorive, eksperti do të jetë përgjegjës për hartimin dhe plotësimin/ndryshimin e udhëzimit administrativ bazuar në rekomandimet dhe konkluzionet e dala gjatë punëtorive.

Me këtë rast, ne jemi duke kërkuar një ekspert me përvojë të konsiderueshme në fushën e politikave arsimore dhe masave afirmative, i cili do të udhëheqë procesin e rishikimit të udhëzimit dhe do të sigurojë që përmbajtja e re e udhëzimit t’i përgjigjet sfidave aktuale dhe të ofrojë një mbështetje të qëndrueshme për studentët e komuniteteve joshumicë në Kosovë.

2. AUDIENCA DHE PËRDORIMI

Audienca kryesore për këtë proces përfshin palët e interesuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), institucionet e arsimit të lartë, organizatat joqeveritare që merren me përfshirjen e komuniteteve joshumicë, si dhe përfaqësues të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Udhëzimi i përmirësuar administrativ do të jetë një instrument thelbësor për institucionet publike të arsimit të lartë, duke i detyruar ato të zbatojnë masat afirmative në mënyrë të efektshme dhe të përfshijnë qartësisht nevojat e studentëve nga komunitetet joshumicë. Ky dokument do të udhëzojë gjithashtu këta studentë, duke u ofruar qasje të lehtësuar dhe mbështetje të përshtatur për përfshirjen e tyre në arsimin e lartë.

3.METODOLOGJIA DHE PROCESI

Metodologjia për përditësimin e udhëzimit administrativ do të zhvillohet në tri faza kryesore. E para, ekspertët do të lehtësojnë dy punëtori me përfaqësues nga Ministria e Arsimit, komunitetet jo shumicë, dhe aktorë të tjerë kyç për të diskutuar sfidat dhe për të grumbulluar rekomandime. Në fazën e dytë, bazuar në rezultatet e punëtorive, do të hartohet një version i përditësuar i udhëzimit administrativ që do të reflektojë nevojat e studentëve të komuniteteve jo shumice. E fundit, drafti i ri do t'i paraqitet për konsultime të mëtejshme për të përfshirë çdo feedback dhe për të përfunduar dokumentin që plotëson kërkesat dhe sfidat e identifikuara. Ky proces siguron një qasje gjithëpërfshirëse dhe efektive për përmirësimin e udhëzimit administrativ

Procesi duhet të ndjekë hapat e mëposhtëm:

  • Rekrutimi i ekspertit: Procesi i rekrutimit fillon me shpalljen e pozitës dhe identifikimin e kandidatëve të mundshëm. Kandidatët e mundshëm për facilitimin e punëtorive dhe plotësim/ndryshimin e UA mund të jenë ekspert të legjislacionit, ekspert të arsimit, konsulent të politikave publike etj.
  • Seleksionimi dhe intervistimi: Pas marrjes së aplikacioneve, i përzgjedhur do të selektohen duke u bazuar në kriteret e përcaktuara për pozitën, si përvoja, njohuritë teknike dhe aftësitë e komunikimit. Një proces interviste do të ndihmojë në vlerësimin e aftësive dhe përvojës së kandidatëve për të siguruar që ata janë të përshtatshëm për pozitën e ekspertit.
  • Kontrata dhe takimi fillestar: Pas përzgjedhjes së ekspertit të përshtatshëm, do të hartohet një kontratë e punës që përcakton detyrat, obligimet dhe kushtet e punës së tyre. Dokumentet e para, duke përfshirë të dhënat e disponushme, i jepen ekspertit që do të përzgjidhet.
  • Facilitimi i Punëtorive: Eksperti i angazhuar do të organizojë dhe lehtësojë dy punëtori me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga MASHTI, organizatat joqeveritare dhe institucionet e arsimit të lartë. Punëtoritë do të fokusohen në grumbullimin e rekomandimeve për ndryshimet e nevojshme në udhëzimin administrativ.
  • Mbledhja e Komenteve dhe Rekomandimeve: Gjatë punëtorive do të krijohet një hapësirë për diskutime të hapura, ku pjesëmarrësit do të ndajnë sugjerime për përmirësimin e udhëzimit administrativ. Do të përdoren metoda interaktive si diskutime të drejtuara, analiza rastesh dhe shembuj konkretë për të nxjerrë rekomandimet më të përshtatshme.
  • Analiza e Rekomandimeve: Eksperti i angazhuar do të analizojë të gjitha komentet dhe rekomandimet e mbledhura gjatë punëtorive. Këto do të përdoren për të krijuar një draft të plotësuar të udhëzimit administrativ, i cili do të reflektojë nevojat e studentëve nga komunitetet jo shumice.
  • Shkrimi dhe Hartimi i Udhëzimit të Përmirësuar: Bazuar në rekomandimet e punëtorive, do të hartohet një version i përmirësuar i Udhëzimit Administrativ nr. 09/2016. Ky dokument do të përfshijë ndryshime të rëndësishme që sigurojnë qasje më të lehtë, kuota të përmirësuara, dhe mbështetje të plotë për studentët nga komunitetet jo shumicë.
  • Pajisja me Mbështetje Institucionale: Drafti i përmirësuar do të diskutohet dhe rishikohet në bashkëpunim me MASHTI për miratim dhe implementim të suksesshëm në nivel institucional.

Rezultati përfundimtar do të jetë një udhëzues administrativ i përditësuar që adreson qartë dhe në mënyrë të plotë nevojat specifike të studentëve nga komunitetet jo shumice, duke garantuar barazinë dhe mbështetjen për të gjitha fazat e edukimit të tyre.

4. PRODUKTI

Produkti i këtij angazhimi do të përfshijë dy rezultate kryesore:

  1. Raporti i Punëtorive dhe Rekomandimet: Një dokument të detajuar që përmbledh diskutimet dhe rekomandimet e marra nga dy punëtoritë. Ky raport do të përfshijë një analizë të sfidave aktuale dhe sugjerime për përmirësim në lidhje me udhëzimin administrativ.
  2. Udhëzimi Administrativ i Përditësuar: Një version i ri i udhëzimit administrativ që do të reflektojë ndryshimet e nevojshme dhe rekomandimet e pranuara gjatë punëtorive. Ky dokument do të specifikojë masat afirmative dhe lehtësimet për regjistrimin e kandidatëve nga komunitetet joshumicë, duke përfshirë procedurat e reja, kriteret dhe mbështetje të përmirësuar për studentët e këtyre komuniteteve.

Këto produkte do të ndihmojnë në përmirësimin e qasjes dhe mbështetjes për studentët nga komunitetet jo shumicë, duke kontribuar në rritjen e numrit të studentëve dhe në përmirësimin e mundësive të tyre për sukses akademik.

5. PLANI DHE BUXHETI

Ofertuesi është i lirë të propozojë numrin e ditëve që i nevojiten për përgatitjen e punëtorive, facilitimin e punëtorive, plotësim/ndryshimin e UA 09/2016 dhe raportin përfundimtar.
Organizata “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” mbulon në shumën maksimale prej 120 euro për ditë për ekspertë/trajner.

OJQ-ja jonë do ti vlerësoj ofertat më të përshtatshme financiare të cilat janë në përputhje me çmimet e tregut në Kosovë dhe i përgjigjen kërkesave të lartë përmendura.

6. KRITERET E PERZGJEDHJES

  • Diplomë universiteti në fushat përkatëse për këtë pozitë;
  • Eksperti duhet të ketë përvojë të konsiderueshme në lehtësimin e punëtorive dhe hartimin e dokumenteve politike ose udhëzimeve administrative, veçanërisht në fushën e arsimit
  • Eksperiencë në legjislacionin dhe politikën arsimore;
  • Përvojë pune minimum 3 vjet në facilitimin e punëtorive;
  • Aftësi në hartim të dokumenteve;
  • Aftësi të mira komunikimi dhe ndër-personale;
  • Aftësi për t’i respektuar afatet kohore;

7. DOKUMENTACIONI I KËRKUAR /KUSHTET PËR APLIKIM

Të gjithë të interesuarit që i përmbushin kriteret inkurajohen fuqishëm të aplikojnë dhe t'i dorëzojnë dokumentet e mëposhtme :

  • CV;
  • Dëshmi të punës paraprake, sidomos në facilitimin e punëtorive dhe në hartimin ose plotësimin/ndryshimin e ligjeve, udhëzimeve administrative ose rregulloreve. Ky dokumentacion duhet të përfshijë prova të projekteve të ngjashme, rezultate të arritura, dhe detaje mbi rolin e kandidatit në këto aktivitete..
  • Ofertë financiare që detajon buxhetin dhe planin e punës për angazhimin;

8. MËNYRA E APLIKIMIT:

Aplikimi duhet të dorëzohet në formë të shkresës zyrtare në adresën e organizatës [email protected]

Ju lutemi shenoni titullin e shpalljes në subjekt!

Marrja në shqyrtim dhe vlerësimi i aplikimeve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara në specifikimet e ofertës dhe kushtet për aplikim.

Afati i fundit për aplikim është deri më datë 11 Tetor 2024

Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.