Korporata BUÇAJ shpall konkurs të brendshëm për pozitën “E-Order Specialist” (2 pozita)
Përshkrimi i detyrave të punës:
Komunikimi i vazhdueshëm me pikat shitëse,
- Realizimi i komunikimit me ekipën e shitjes në teren,
- Promovimi i shitjes online, dhe edukimi i pikave shitëse,
- Asistimi në realizim të porosive online për pikat shitëse,
- Përcjellja dhe analizimi i porosive, si dhe rekomandimi i porosive në bazë të mesatares së shitjeve,
- Menaxhimi i shitjes online (E –order) për pikat përkatëse,
- Realizimi i raportimeve të rregullta.
Kualifikimet e kërkuara:
- Kandidatët duhet të kenë të kryer shkollimin e lartë. E preferueshme në këto fusha: Ekonomi, Marketing apo Menaxhment dhe Informatikë.
- Të kenë njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze ;
- Të kenë njohuri të shkelqyera të paketës Office (veçanërisht programit excel)
- Të jenë të aftë të punojnë me mbikëqyrje minimale;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera komunikimi me konsumatorë dhe bashkëpunëtor;
- Të jenë të aftë të punojnë në ekip dhe të pavarur;
- E preferuar që të ketë përvojë në këto fusha: Marketing Digjital, Telekomunikim apo Digjitalizim në fusha të tjera.
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV apo aplikacionin e korporatës Buçaj përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected] . Aplikacioni gjendet në faqen zyrtare www.bucaj-ks.com apo aplikacioni mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Korporatës Buçaj me adresë Magjistralja Prishtinë-Shkup, km 10 p.n. Lipjan.
Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.
Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.
Konkursi do të jetë i hapur nga data 19 Prill 2023 deri më 26 Prill 2023.