business

Agjent Ambulantiv, Agjent i Shitjes - Divizioni HoReCa

  • star Publikuar: 10-01-2023
  • star Skadon: 24-01-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Shitje
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Pejë
Shikime 4384

Korporata LIRIDONI DISTRIBUTION SH.P.K. është përfaqësuese e disa prej brendeve me renome botërore në Kosovë dhe korporatë e distribuimit të produkteve të ndryshme, e organizuar në katër (4) njësi në qytete të ndryshme të Kosovës, me personel me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë, me qëllim të plotësimit të vendit të punës, më datë 10 janar 2023 shpall këtë:

KONKURS

  1. Agjent Ambulantiv – një (1) pozitë - Divizioni HoReCa;
  2. Agjent i Shitjes – një (1) pozitë - Divizioni HoReCa.

Vendi i punës: Pejë;

Rajoni i Shitjes : Rajoni i Dukagjinit;

Detyrat kryesore:

  • Mban përgjegjësi për shitjen e mallit për të cilin punon në bazë të planit të caktuar nga udhëheqësi;
  • Bën përgatitje para daljes në teren, vendos qëllimet për secilën vizitë, dhe përcakton prioritet gjatë vizitave;
  • Bën prezentimin, dhe shitjen e produkteve në terenin përkatës, që i caktohet.
  • Mban evidenca financiare ditore për vlerat e mallit të pranuar nga depoisti, dhe mallit të shitur ne terenin perkatës.
  • Raporton në baza ditore gjatë vizitave në terren;
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera që i caktohen nga mbikqyrësi.

Kualifikimet e kërkuara (Të aplikueshme për të dy pozitat):

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, kualifikimi universitar është përparësi;
  • Të ketë minimalisht 1 vit eksperiencë në të njëjtin profil pune;
  • Njohja e rrjetit të HoReCa-ve (e aplikueshme për pozitën Agjent i Shitjes- Divizioni i HoReCa);
  • Aftësi të shkëlqyera të shitjes dhe negocimit;
    Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
  • Të jetë i gatshme të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.

Ne ofrojmë:

  • Respektim përtej kërkesave ligjore nga legjislacioni i punës në Republikën e Kosovës;
  • Mundësi dhe përkrahje në zhvillim dhe avansim në karrierë;
  • Pagë konkurruese dhe të dinjitetshme;
  • Sigurim shëndetësor;
  • Punë nga e hëna në të premten;
  • Ambient dhe atmosferë të shkëlqyeshme të punës;

CV-në dhe dëshmitë mbi përvojën tuaj mund t’i dërgoni në adresën elektronike: [email protected] të plotësuar me pozitën për të cilën aplikoni, ose mund të paraqiteni për plotësimin e aplikacionit në objektin e Qendra Tregtare LIRIDONI në Raushiq, Pejë.

Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 24.01.2023 në ora 17:00. Aplikacionet e dërguara me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.