
Business Development Group (BDG) – lider i njohur në trajnime profesionale dhe konsulencë në Kosovë dhe rajon – shpall vend të lirë pune për një Agjent të Shitjes energjik dhe të orientuar drejt rezultateve, i cili do të fokusohet në shitjen e programeve tona të trajnimit për biznese dhe institucione. BDG ka mbi një dekadë përvojë në ofrimin e trajnimeve cilësore në fusha si: standertet ndërkombëtare, komunikimi, kujdesi ndaj klientit, shitjet, burimet njerëzore, udhëheqja, menaxhimi i stresit. Ne jemi të përkushtuar ndaj cilësisë, profesionalizmit dhe ndikimit afatgjatë.
Përgjegjësitë Kryesore:
- Promovimi dhe shitja e programeve të trajnimit (të hapura dhe të personalizuara) për sektorin privat, organizata joqeveritare dhe institucione publike
- Identifikimi i klientëve të rinj përmes rrjeteve dhe komunikimit aktiv
- Mbajtja dhe përmirësimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues
- Përgatitja dhe prezantimi i ofertave dhe propozimeve trajnuese të përshtatura
- Arritja e objektivave mujore dhe tremujore të shitjes
- Bashkëpunimi me ekipin menaxhues për përmirësimin e produkteve dhe shërbimeve
- Përdorimi i platformave të menaxhimit të klientëve (CRM)
Kërkesat:
- Përvojë e mëparshme në shitje, përparësi në sektorin e trajnimeve apo shërbimeve profesionale
- Shkathtësi të shkëlqyera komunikimi, negociimi dhe ndërtimi marrëdhëniesh
- Diplomë universitare në Biznes, Marketing apo fusha të ngjashme
- Njohuri të avancuara të gjuhës shqipe dhe angleze (shkrim dhe të folur)
- Gjuha gjermane e preferuar
- Vetëiniciativë, i organizuar dhe i përkushtuar në arritjen e objektivave
- Njohja me temat e trajnimeve të BDG-së është një përparësi
Ne Ofrojmë:
- Pagë konkurruese me bonus për performancë
- Ambient pune dinamik dhe bashkëpunues
- Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime të avancuara
- Pjesëmarrje në projekte me ndikim në nivel kombëtar dhe ndërkombëtare
Si të Aplikoni:
Ju lutemi dërgoni CV-në në:
Email: [email protected]
Afati i fundit për aplikim: 15 Qershor 2025.