
TERMI I REFERENCËS (TOR) - REALIZIMI I PUNËVE NDËRTIMORE NGA RRADHËT E KOMUNITETEVE ROM,ASHKALI DHE EGJIPTIAN PËR NDËRTIMIN E OBJEKTIT BANESOR NË FUSHË KOSOVË
Ftesë për kuotime : - REALIZIMI I PUNËVE NDËRTIMORE NGA RRADHËT E KOMUNITETEVE ROM,ASHKALI DHE EGJIPTIAN PËR NDËRTIMIN E OBJEKTIT BANESOR NË FUSHË KOSOVË | Prishtinë,2025 |
1. Informacion i përgjithshëm
OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians), me seli në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që synon përmirësimin e kushteve të jetesës për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë. Aktivitetet e saj përfshijnë avokimin për të drejtat e njeriut, përmirësimin e kushteve të banimit, krijimin e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve dhe mbështetjen për integrim të plotë në shoqëri.
2. Konteksti i ndërhyrjes
Objektivi i përgjithshëm i projektit “Drejtësia Sociale” është ndërtimi i një shoqërie multietnike dhe multikulturore në Kosovë, ku komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian gëzojnë trajtim të barabartë, qasje në mundësi dhe shërbime të njëjta si të gjithë qytetarët tjerë, dhe janë të vetëdijshëm për të drejtat e tyre, duke qenë në gjendje t’i ushtrojnë ato.
Vizioni është që burrat dhe gratë nga këto komunitete të kenë qasje në punësim me dinjitet në sektorin publik e privat, të përdorin infrastrukturë publike cilësore, të kenë përmirësim në cilësinë e jetës dhe shëndetësi, si dhe të ndihmohet fuqizimi i grave në arsim, punësim dhe pjesëmarrje në jetën publike.
3. Arsyetimi i thirrjes
Programi i banimit i zbatuar nga organizata Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve në bashkëpunim me Komunën e Fushë Kosovës, ka për synim riorganizimin dhe transformimin urban të lagjeve 028 dhe 029, përmes bashkimit të parcelave dhe ndërtimit të lagjeve urbane me standarde të përshtatshme për banim.
Këto zhvillime parashohin objekte banimi të larta, të mesme dhe të ulëta, hapësira të gjelbra, zona rekreative dhe kënde lojërash për fëmijë – në harmoni me planet komunale dhe ligjet në fuqi. Qëllimi është të sjellen koncepte inovative për strehim të përballueshëm dhe të promovohet modeli në nivel qendror dhe lokal. Gjithashtu, përmes avokimit, synohet të lehtësohen procedurat për regjistrimin e pronave dhe legalizimin e vendbanimeve joformale.
Projekti zbatohet në partneritet me:
- HEKS/EPER (Ndihma e Kishës Zvicerane)
- TdH – Terre des hommes
4. Objektivat specifike
- Ndërtimi i objektit banesor me lartësi P+1, me sipërfaqe prej 350–400 m² në lagjen 028, Fushë Kosovë.
- Ndërtimi do të realizohet nga kompanitë ndërtimore të mbështetura në fazën e parë të projektit “Drejtësia Sociale për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian”.
- Projekti ideor është hartuar nga organizata në bashkëpunim me SKAT (Swiss Resource Centre and Consultancies for Development).
- Objekti do të shërbejë për sistemimin e familjeve dhe krijimin e hapësirave të gjelbra në përputhje me standardet.
Ky ndërtim është pjesë e një modeli transformues që përfshin:
- Zhvillimin e infrastrukturës publike,
- Krijimin e hapësirave të përbashkëta publike,
- Fuqizimin e kompanive ndërtimore nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian,
- Promovimin e punësimit dhe reduktimin e segregimit në lagje.
5. Burimet / Roli dhe përgjegjësitë
Punëmarrësi do të jetë përgjegjës për:
- Ofimin e të gjitha shërbimeve ndërtimore sipas pozicioneve të specifikuara në dokumentacionin teknik të bashkëngjitur;
- Posedimin e pajisjeve, veglave dhe kapaciteteve për realizimin e punëve ndërtimore për objektin P+1;
- Respektimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë, përfshirë:
- Parandalimin e rreziqeve profesionale,
- Informimin dhe trajnimin e punëtorëve për punë të sigurtë,
- Mirëmbajtjen e pajisjeve të punës dhe funksionalizimin e vendpunishtes.
6. Dokumentacioni i kërkuar për aplikim
Kompanitë duhet të dorëzojnë:
- Certifikatën e regjistrimit të biznesit (MTI),
- Listën e punëtorëve aktivë,
- Ofertën financiare të plotësuar.
7. Kushtet për aplikim
- Oferta duhet të paraqitet pa TVSH, në përputhje me nenin 33, paragrafi 3.1 të Ligjit Nr. 05/L-037 për TVSH, i cili përcakton që OJQ-të janë të përjashtuara nga TVSH në Republikën e Kosovës.
8. Kushte të përgjithshme
- Organizata Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve rezervon të drejtën për të vlerësuar të gjitha ofertat dhe dokumentacionet e dorëzuara;
- Përzgjedhja do të bazohet në kriteret e cilësisë së shërbimit dhe çmimit më të favorshëm;
- Organizata ka të drejtë të refuzojë ofertat që nuk i përmbushin kërkesat;
- Çdo ndërhyrje në procesin e përzgjedhjes do të rezultojë në diskualifikim të menjëhershëm;
- Vendimi final do të merret pas përfundimit të të gjitha procedurave të brendshme;
- Ofertat do të vlerësohen nga Komisioni i Prokurimit i organizatës dhe njoftimi për rezultatin do të bëhet brenda afateve të përcaktuara.
9. Ftesë për pjesëmarrje
OJQ Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve fton në mënyrë të veçantë kompanitë ndërtimore të përfaqësuara nga komunitetet ashkali, rom dhe egjiptian – veçanërisht ato të mbështetura gjatë fazës së parë të projektit – që të aplikojnë në këtë thirrje të brendshme për bashkëpunim.
Shkarkoni aplikacionin KËTU
10. Mënyra e aplikimit
Të gjitha dokumentet dhe oferta financiare duhet të dorëzohen në zarfa të mbyllur, në zyrat e organizatës sonë “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians”, në Aktash, rruga “Behije Dashi”, deri më datën 29 gusht 2025, ora 16:00.