business

Pirunist/Ndihmës-Depoist, Shofer me kategori C1, C, Kopshtar/Pastrues i mbetjeve nga prodhimi

  • star Publikuar: 26-07-2024
  • star Skadon: 01-08-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Depo, Shofer, Mirëmbajtje
Numri i pozitave 3
Vendi i punës Fushë Kosovë
Shikime 1214

Koral Corporation shpk. Fushë Kosovë, rruga Nëna Tereze. Nr. i biznesit 810492629, është kompani që merrët me prodhimin dhe shitjen e produkteve të mishit, pemëvë dhe perimeve. Vepron në bazë të parimeve të qeverisjes korporative dhe është punëdhënës i besueshëm dhe atraktiv, qëllimi i së cilës është shtimi i prezencës së saj në treg.

Në harmoni me politikat e veta, Kompania Koral Corporation sh.p.k shpall

Konkurs publik

Pozita: Pirunist/Ndihmes-Depoist

Detyrat/përgjegjësitë/kualifikimet:

  • Punon nё depo si pirunist në shkarkimin dhe ngarkimin e mallit;
  • Bën strehimin renditjen racionale të mallit;
  • Bën kontrollin vizual të mallit;
  • Ndihmon ne pranimin e porosive dhe përgatitjen e mallit për liferim të mëtutjeshëm dhe për transport;
  • Ndihmon pёr pastërtinë brenda dhe rreth depos;
  • Duhet të ketë së paku 2 vjet përvojë pune në punën me pirun;
  • Të ketë njohuri për funksionimin e pirunit për intervenime të vogla në të;
  • Të jetë i gatshëm për punë me orar fleksibel;
  • Te ketë të kryer shkollën e mesme;
  • Kryen edhe punë tjera me kërkesë të eprorit.

Pozita: Shofer me kategori C1, C

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Bartësi i vendit të punës do të bëjë shpërndarjen e mallit të shitur te blerësit sipas porosive ditore nga njëra pikë në tjetrën.
  • Bartësi i vendit të punës do të bëjë kthimin e mallit të shitur te blerësit i cili është dëmtuar për arsye të caktuara sipas porosive ditore të fletkthimit të lëshuara nga agjenti i shitjes.
  • Të ketë përvojë për ngasjen e furgoneve të kategorisë B, posedimi i kategorise C, CE do të jetë përparësi.
  • Së paku 2 vjet përvojë të mirëfilltë pune në shpërndarjen e mallrave.
  • Njohja e piakve të liferimit është përparësi.
  • Me saktësi duhet të kryej punët me dokumentacionin përcjellës që lidhen me mallin e shitur.
  • Raporton te udhëheqësi për ndonjë incident të shkaktuar në rrugë.
  • Respekton rregullat e trafikut.
  • Bën inspektimin ditor të automjetit dhe pajisjeve shoqëruese para dhe pas punës dhe regjistron defektet në të cilat has.
  • Raporton për problemet mekanike te zyrtari përkatës.
  • Bën planifikimin e shtegut (rutës) së udhëtimit dhe kujdeset për sjellje të duhura në trafik, ndaj kolegëve të punës dhe klientëve të ndërmarrjes.
  • Gatishmëri për punë me orar fleksibel.
  • Të ketë së paku shkollim të mesëm.

Pozita: Kopshtar/Pastrues i mbetjeve nga prodhimi

Detyrat/përgjegjësitë/kualifikimet:

  • Bartësi i vendit të punës merret me rregullimin e oborrit para, prapa dhe rreth objekteve të kompanisë;
  • Bën mbledhjen, presimin dhe ngarkimin e kontejnerit me mbetjet nga procesi i prodhimit;
  • Ben pastrimin e korridoreve në kompleksin e depove;
  • Riparon paletat e dëmtuara;
  • Kryen edhe punë tjera fizike sipas nevojave të kompanisë;
  • Duhet të ketë së paku shkollim fillor;
  • Të jetë fleksibël për punët dhe orarin e punës sipas nevojave të kompanisë;

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në e-mail adresën: faton.bujupi@koralcorporation.com ; apo të dorëzojnë CV-n me të gjitha informatat lidhur me përvojën te roja në hyrje të objekteve të ndërmarrjes.

Vendi i punës: selia e kompanisë – Fushë Kosovë.

Konkursi është i hapur deri më 01.08.2024, në orën 17.

Vetëm kandidatët nga lista e ngushtë do të kontaktohen!