business

Specialist për Kërkesat për pagesë dhe Rikthimet

  • star Publikuar: 09-01-2024
  • star Skadon: 23-01-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1550

Në përputhje me Nenin 10 dhe Nenin 11, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.13. të Ligji Nr. 05/L-057 për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, ndryshuar dhe plotësuar me Ligji Nr. 08/L-138, Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) njofton:

Shpallje
për

një (1) Specialist për Kërkesat për pagesë dhe Rikthimet

09/01/2024

Numri i referencës: 01/2024

Informacion i përgjithshëm

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (në tekstin e mëtejmë referuar si "FKGK") është entitet i pavarur juridik, i krijuar me ligj përkatës për të lehtësuar qasjen në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) në Kosovë me synimin e krijimit të vendeve të punës, rritjen e prodhimit vendor dhe shërbimeve të cilat krijojnë vlerë të shtuar, përmirësim të bilancit tregtar dhe rritje e mundësive për financimin e NMVM-ve.

Përshkrim i përgjegjësive të punës

Nga Specialisti për Kërkesat për pagesë dhe Rikthimet kërkohet që të mbështesë FKGK-në me administrimin dhe vlerësimin e kërkesave për pagesë dhe rikthimet nga kreditë e garantuara për mospagim.

Specialisti për Kërkesat për pagesë dhe Rikthimet do të jetë përgjegjës për detyrat e mëposhtme:

  • Siguron që politika dhe procedura e rrezikut të FKGK-së për Garancitë e Kredisë, dhe kërkesat e dala nga Marrëveshjet e Garancisë në lidhje me kërkesat për pagesë dhe rikthimet e kredive të kualifikuara janë zbatuar;
  • Menaxhimi dhe administrimi i kërkesave për pagesë nga RFI, si p.sh:
    • Rishikon dokumentacionin e kërkesave për pagesë, për t'u siguruar që ai është në përputhje me kushtet e përcaktuara në marrëveshjet e garancisë dhe politikat e brendshme;
    • Vlerëson përshtatshmërinë e tij për pagesën e kërkesave për pagesë bazuar në termat dhe kushtet e përcaktuara në marrëveshjen e garancisë dhe
    • Jep rekomandime dhe propozime për kërkesat për pagesë të parashtruara, dhe në përputhje me rrethanat i prezanton në komisionin e kërkesave për pagesë.
  • Menaxhimi dhe administrimi i rikthimeve nga kërkesat për pagesë të paguara nga RFI, si p.sh:
    • Monitorimi i kushteve pas kërkesës për pagesë;
    • Komunikon në frekuenca të rregullta me RFI në lidhje me statusin e rikthimit pas kërkesës për pagesë;
    • Përgatit raporte për statusin pas kërkesës për pagesë;
    • Analiza dhe ndjekja e rikthimeve të mundshme pas kërkesës për pagesë;
    • Monitoron pagesat e rikthimit.
  • Menaxhimi dhe administrimi i kërkesave për pagesë dhe pagesave të rikthimeve nga/në institucionet rigarantuese.
  • Vlerësimi i sektorëve të veçantë, tregjeve, demografisë, etj. ku bëjnë pjesë kreditë e dështuara, subjekt i pagesave të kërkesave për pagesë, për të analizuar modelet e mospagesës;
  • Kontrolli cilësor i përmbushjes së kërkesave të përcaktuara në Marrëveshjet e Garancisë ndërmjet RFI dhe FKGK;
  • Detyra të tjera të deleguara nga mbikëqyrësi.

Kualifikimet

Specialisti për Kërkesat për pagesë dhe Rikthimet do të duhet të plotësojë kërkesat si vijon:

  • Diplomë fakulteti në ekonomi, financë, administrim biznesi, juridik, bujqësi ose në fushën përkatëse për detyrën;
  • Së paku tre (3) vite përvojë pune relevante në huadhënie, grumbullim apo fusha të tjera që kanë të bëjnë me kreditimin;
  • Preferohet të ketë përvojë pune në sektorin bankar ose në fusha të lidhura me sektorin financiar.

Aftësitë dhe kompetencat që do të vlerësohen përmes procesit të përzgjedhjes janë:

  • Njohuri të mira të produkteve dhe operacioneve bankare;
  • Aftësia për të përdorur Microsoft Word, Microsoft Excel, ose softuer të tjerë përkatës që përdoren për analizat e të dhënave;
  • Aftësi të mira analitike dhe vendimmarrëse;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe aftësi për të punuar në grup.

Afati dhe kohëzgjatja

Specialistit për Kërkesat për pagesë dhe Rikthimet do t'i ofrohet kontratë një (1) vjeqare dhe do të jetë i vendosur në zyrë të FKGK-së në Prishtinë. Kontrata do të vazhdohet bazuar në rezultatet e vlerësimit të performancës së kënaqshme.

Aplikimi:

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV;
  • Diplomat, Certifikatat dhe trajnimet përkatëse;
  • Kontaktet e referencës nga ish punëdhënësit;

Të gjitha aplikacionet do të pranohet vetëm përmes emailit [email protected] dhe në subjektin e emailit duhet të shkruhet: "Formë Aplikimi: Emri dhe Mbiemri_Pozita"

Konkursi është i hapur deri me datë 23.01.2024 ora 16.30.

Shënim

  • Vetëm aplikacionet me dokumentacion të kompletuar do të merren parasysh.