business

TERMI I REFERENCËS SË PUNËS PËR EKSPERT/KOMPANI PËR FUQIZIMIN DHE NGRITJEN E KAPACITEVE TË OJQ-VE

  • star Publikuar: 17-10-2023
  • star Skadon: 17-10-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 443

TERMI I REFERENCËS SË PUNËS PËR EKSPERT/KOMPANI PËR FUQIZIMIN DHE NGRITJEN E KAPACITEVE TË OJQ-VE

INFORMACION I PËRGJITHSHËM

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me selinë e saj aktuale në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë Kosovare përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj.

1. KONTESTI I NDËRHYRJES

Në kuadër të projektit, Drejtësia Sociale për Romët, Ashkalitë dhe Egjiptianët në Kosovë (Faza II). Organizata Voice of Roma, Ashkali and Egyptians, është angazhuar për përmirësimin e arsimit të hershëm me fokus të veçantë te komunitetet romë, ashkali dhe egjiptianët në Kosovë përmes themelimin e dy organizatave joqeveritarë, ku pas themelimit të organizatave do ta organizoj edhe trajnimin për funksionalizimin dhe ngritjen e kapaciteteve të tyre me qëllim që ato të punojnë të pavarura dhe te kontribuojnë ne permesimin e edukimin e hershem.

1.1 QËLLIMI SPECIFIK

Qëllimi kryesor është fuqizimi dhe ngritja e kapaciteteve të OJQ-ve, ku më pas OJQ-të do të punojnë për funksionalizimin e dy qendrave ditore për fëmijët nga mosha 3 deri në 5 vjeç.

Konkretisht, eksperti/kompania do të zhvillojë module të trajnimeve në këto fusha:

  • Menaxhimi i Projektit:
  • Zhvillimi i Kapaciteteve Njerëzore:
  • Ndërtimi i Partneriteteve dhe Rrjetëzimit:
  • Mjedisi Ligjor dhe Administrativ
  • Zhvillimi i Strategjisë dhe Planifikimi- Organizimi i brendshëm
  • Komunikimi dhe Ndërtimi i Imazhit:
  • Monitorimi dhe Vlerësimi i Efikasitetit:
  • Obligimet e OJQ-ve ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Zhvillimi i departamentit financiar

2. AUDIENCA DHE PËRDORIMI

Trajnimi do të ketë për fokus stafin e dy OJQ-ve të cilët njohuritë e fituara gjatë trajnimit do t’i shfrytëzojnë për udhëheqjen e organizatave në kuadër të të cilave do të funksionalizohen qendrat për fëmijë.

3. METODOLOGJIA DHE PROCESI

Qasja e ekspertit/kompanisë pritet të bazohet në ofrimi i trajnimeve për OJQ si dhe mentorimit individual të secilës OJQ përfituese, si dhe përpilimin e raportit përfundimtarë me të gjeturat gjatë punës me OJQ-të.

Eksperti/kompania duhet të dërgojë oferta sipas moduleve për trajnime dhe gjithashtu për pjesën e mentoruese si dhe për raportim.

Eksperti/kompania gjithashtu duhet dhënë shembujt dhe modalitetet më të mira për monitorimin dhe rritjen e cilësisë së punës të OJQ-ve përfituese.

Procesi duhet të ndjekë hapat e mëposhtëm:

Takimi fillestar dhe kontrata: Diskutimi për kushtet e punës dhe nënshkrimi i kontratës së detyrës. Dokumentet e para, duke përfshirë të dhënat e disponueshme, i jepen ekipit që do të përzgjidhet si fitues i ofertës.

Faza fillestare: Është pjesë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare për mjetet dhe procedurat metodologjike, duke përfshirë materialet e nevojshme për trajnimin me OJQ-të.

Organizimi i trajnimeve: Eksperti/kompania do të organizojnë trajnimet sipas moduleve te propozuara për organizata jo qeveritarë.

Vizitat në terren dhe sesionet konsultative: Eksperti/kompania do të organizojnë takime me përfaqësuesit e OJQ-ve për tu këshillu dhe mentoru.

Shkrimi i raportit: Pas trajnimit duhet të bëhet dorëzimi i draft raportit përfundimtar, përfshirja e komenteve nga organizata dhe gjithashtu pritet të paraqesë rekomandime konkrete për nevojat dhe mundësitë për trajnime shtesë në lidhje me këtë temë për OJQ-të.

4. PYETJE KËRKIMORE

1. Cilli ështe cikli nëper të cilin duhet të kalojëne OJQ-të e reja për të siguruar qendrueshmëri dhe për të qene funkcionale

2. Metodologjia që OJQ-të duhet të ndjekin për të rritur efikasitetin dhe efektivitetin e punës së tyre në raport me institucionet lokale dhe qendrore, donatorët, si dhe OJQ-të tjera?

3. Rekomandimet dhe hapat e mëtutjeshëm për OJQ-të?

5. PRODUKTI

Si produkt final, kërkohet plani i trajnimeve, trajnimet dhe raportet e monitorimit në mënyrë që OJQ-të të kenë zhvilluar kapacitetet e tyre.

  • Modulet e trajnimeve për OJQ-të;
  • Një përshkrim i detajuar i metodologjisë/plani i punës së trajnimit duke përfshirë materialet e trajnimit që do të përdoren dhe raporti nga vizitat monitoruese;
  • Rekomandime specifike për secilën OJQ me të gjeturat nga trajnimi;
  • Një raport vlerësimi përfundimtare për ngritjen e kapaciteteve te OJQ-ve;

6. PLANI DHE BUXHETI

Ofertuesi është i lirë të propozojë ofertën sipas modulave te propozuara per trajnimet dhe punën e propozuar ne dokument. OJQ-ja jonë do ti vlerësoj ofertat më të përshtatshme financiare të cilat janë në përputhje me çmimet e tregut në Kosovë dhe i përgjigjen kërkesave të lartë përmendura.

7. KRITERET E PËRZGJEDHJES

  • Aftësi të mira analitike dhe konceptuale;
  • Të paktën 5 vite përvojë pune me organizata të shoqërisë civile dhe ngritjen e kapaciteteve të tyre në monitorim, avokim dhe llogaridhënie;
  • Aftësi te mira komunikimi dhe prezantimi;
  • Përvojë pune me organizata që punojnë në fushën e edukimit (e preferuar);
  • Sukses i treguar në zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve te OJQ-ve;
  • Njohuri për komunitetet romë, ashkalinjë dhe egjiptianë dhe çështjet me të cilat ballafaqohen janë një vlerë;

8. DOKUMENTACIONI I KËRKUAR/KUSHTET PËR APLIKIM

Të gjithë të interesuarit që i përmbushin kriteret inkurajohen fuqishëm të aplikojnë dhe t'i dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në email adresën [email protected]

  • CV;
  • Një letër motivuese që shpjegon interesin dhe përshtatshmërinë e aplikantit/es për detyrën;
  • Kopje të nivelit arsimor dhe certifikatave profesionale;
  • Dëshmi të punës paraprake me organizata të shoqërisë civile apo trajnime në fushat e kërkuara;
  • Ofertë financiare që detajon buxhetin dhe planin e punës për angazhimin;
  • Certifikatën e regjistrimit (vlen për kompani);

9. MËNYRA E APLIKIMIT:

Oferta duhet të dërgohet në mënyrë elektronike në email adresën [email protected]

Ju lutemi shkruani “Termi i Referencës së Punës për Ekspert/Kompani për funksionalizimin dhe ngritjen e kapaciteteve të OJQ-ve” në subjekt. Afati i fundit për aplikim është deri më datë: 31 tetor 2023 në ora 16:00. Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.