business

Njoftim për Mbikëqyres të ndërtimit të Shkollës së Mjekësisë në Gjilan

  • star Publikuar: 19-03-2025
  • star Skadon: 25-04-2025
Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Gjilan
Shikime 92

Islamic Relief Kosova

Njoftim për Mbikëqyres të ndërtimit të Shkollës së Mjekësisë në Gjilan

Data e përgatitjes së njoftimit: 19/03/2025

T- 6/2025

Detajet për kontakt:

Adresa Postare: Rr. Bajram Kelmendi nr 10/A, lagjja Katër Llullat
Qyteti: PrishtinëKodi postar: 10000Vendi: Prishtinë
Personi kontaktues: Zyra e Prokurimit - IR Kosova

Telefoni: 038/232-431

Mobil:+38344239349

Email: [email protected]

Përshkrimi

Islamic Relief është një organizatë humanitare ndërkombëtare me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe dhe e shtrirë në më shumë se 40 shtete të botës, përfshirë Kosovën, ku aktiviteti ka filluar menjëherë pas luftës në vitin 1999 si Islamic Relief Kosova (IRK). Gjatë kësaj periudhe (më shumë se 20 vite), IRK ka implementuar projekte të ndryshme me karakter humanitar dhe zhvillimor, duke filluar nga ato emergjente, edukative, shëndetësore, infrastrukturë, si dhe financiare, me anë të të cilave ka kontribuar në zbutjen e brengave dhe nevojave të familjeve dhe individëve skamnorë në Kosovë.

Pjesë e projekteve të ndryshme me karakter humanitar është edhe projekti “Fostering Excellence in Medical Education for Vulnerable Communities”, projekt ky i cili është i mbështetur nga IICO -Kuwait në kuadër të së cilit, ndër të tjera, parashikohet ndërtimi i Shkollës së Mjekësisë në Komunën e Gjilanit, Islamic Relief Kosova do të realizojë implementimin e projektit në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit.

Në kuadër të këtij projekti, është e nevojshme që të ketë edhe një kompani e cila do të mbikëqyr punën e ndërtimit të shkollës.

Implementimi i projektit bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga Islamic Relief Kosova.

Periudha e implementimit (mbikëqyrjes së punimeve të shkollës): Do të jetë gjatë periudhës sa zhvillohet ndërtimi (afërsisht 15 muaj nga data e fillimit të ndërtimit).

Dokumentacioni që kërkohet të bashkëngjitet dosjes se tenderit:

Kërkesat e përshtatshmërisë profesionale

7.1 & 7.2

Përshtatshmëria profesionale:

Dëshmia e kërkuar dokumentare:

Kërkesa 1 Operatori Ekonomik duhet të përmbushë kërkesat e specifikuara në nenin 65 të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP), Ligji nr. 04 L-42. LPP mund të shkarkohet nga https e-prokurimi.rks-gov.net HOME ClanakItemNew.aspx id=303

Dëshmia 1:

  1. Deklaratën nën betim se operatori ekonomik përmbush kërkesat mbi përshtatshmërinë Neni 65 i Ligjit Nr. 04/L-042, Plotësimi i Aneksit Nr. 2 te Dosjes se Tenderit
  2. Një vërtetim nga administrata tatimore e vendit të themelimit të operatorit ekonomik, se operatori ekonomik në fjalë nuk është me vonesë për pagimin e tatimeve së paku deri në tremujorin e fundit të vitit para dorëzimit të tenderit. Kërkohet kopja vetëm nga Operatori Ekonomik qe propozohet për shpërblim te kontratës dhe dorëzohet te Autoriteti Kontraktues para publikimit te Njoftimit mbi Vendimin e Autoritetit Kontraktues.
  3. Një vërtetim nga Gjykata qe vërteton se:
  4. Operatori ekonomik, ndonjë drejtues, menaxher ose drejtor i saj gjatë dhjetë viteve të kaluar nuk a është shpallur fajtor nga një gjykatë kompetente për kryerjen e një vepre penale; dhe
  5. Operatori ekonomik nuk është ne falimentim ose nën administrim te dhunshëm gjyqësore.

Për piken 2 dhe 3 Kërkohet origjinali vetëm nga Operatori Ekonomik qe propozohet për shpërblim te kontratës dhe dorëzohet te Autoriteti Kontraktues para publikimit te Njoftimit mbi Vendimin e Autoritetit Kontraktues.

Dështimi i Operatorit Ekonomik qe është propozuar qe te shpërblehet me kontrate te sjelle dokumentet te kërkuara ne piken, 2 dhe 3 i jep të drejtë Autoritetit Kontraktues qe ofertën ta refuzoj, te konfiskoj sigurimin e tenderit nëse e njëjta është kërkuar, të inicioj procedurën për diskualifikim në përputhje me nenin 99.2 të LPP-se dhe te vazhdoj me shpërblim te kontratës me Operatorin Ekonomik qe është listuar ne vendin e dyte.

Ne rast te ofertimit si grup i OE, secili anëtar duhet te përmbush kërkesat e përshtatshmërisë

Përshtatshmëria profesionale:

Dëshmia e kërkuar dokumentare:

Kërkesa 1.Regjistrimi si operator ekonomik në regjistrin profesional, komercial dhe apo regjistrin e ndërmarrjeve në vendin e juaj të themelimit

Kërkesa 2.Certifikata e TVSH-së

Dëshmia 1 Kopja e Certifikatës se

biznesit

Dëshmia 2.Kopja e certifikatës se

TVSH-së

Kërkesat mbi gjendjen ekonomike dhe financiare

8.1 & 8.2

Kapaciteti ekonomik dhe financiar:

Kërkesa 1 Operatori ekonomik duhet të ofrojë dëshmi të kënaqshme AK se qarkullimi vjetor i Operatorit Ekonomik, gjatë tre viteve të fundit (2022-2023-2024) ka qenë në vlerë, se bashku në të tri vitet e fundit duke filluar nga data e publikimit te Njoftimit për kontratë, në vlerë minimale 100.000,00 euro.

Dëshmia e kërkuar dokumentare:

Dëshmia 1. Deklaratat e dorëzuara ne Administratën Tatimore te Kosovës apo Kopjet e raporteve financiare dhe raporteve te menaxhimit te certifikuara nga një firme e njohur e licencuar për kontrollim apo një auditor i licencuar i pavarur

Kërkesat mbi mundësitë teknike dhe/ose profesionale

9.1 & 9.2

Kapaciteti teknik dhe professional:

Dëshmia e kërkuar dokumentare:

Kërkesa 1. Operatori ekonomik duhet të dëshmoj se ka realizuar me sukses projekte , në vlerë të përgjithshme jo me pak se 100.000,00 euro gjatë periudhës se shkuar 3 (Tre) vjeçare duke filluar nga data e Njoftimit për Kontratë duhet te ofroje deshmi se ka perfunduar me sukses projekte te ngjashme ne fushën e projektimit ose mbikqyrjes:

Dëshmia 1. Një listë te kontratave-projekteve të realizuara, duke plotësuar Aneksin 6 te Dosjes se Tenderit ku duhet saktësuar titullin e kontratës, shumën e kontratës, datën e fillimit dhe datën e përfundimit dhe përfituesin, si dhe listës ti bashkëngjiten referencat ose certifikatat për kryerje te shërbimeve.

Kërkesa 2. Operatori ekonomik pjesëmarrës për realizimin e projekteve që janë objekt i kësaj kontrate, duhet të ketë në përbërje të stafit, personelin kryesor profesional, punonjësit teknik dhe të kualifikuar në profile të ndryshme siç specifikohet në kërkesat përkatëse, me sa vijon:

a) Menaxheri i projektit Inxhinier i diplomuar i Arkitektures – sistemi 5 vjeqar ose master (min. 10 vjet provojë pune nga diplomimi) i cili eshte i certifikuar per Menaxhimin e Eficiences se Energjise ,Auditor ne ndertesat civile dhe industriale dhe ne ndriqime publike sipas standartit nderkombetar ISO 50001:2018:.

b)Nje Inxhinier i Diplomuar i Arkitekturës ose Master min. 10 vite përvoj pune te jete i certifikuar per elaborate te mbrojtjes nga zjarri nga Agjencia e Menaxhimit Emerxhent si dhe te jete i Çertifikuar për Auditimin e Energjisë ne Ndërtesa dhe te jete ne listen e auditoreve tek Agjencia e Kosovës për Efiçenc te Energjisë . I njejti duhet të ketë menaxhuar së paku një projekt (kontrate) nga lëmia e objektit kontratës, ose punë të natyrës së ngjashme ne perputhje me objektin e kontratës.

c)Nje Inxhinier i Diplomuar i Arkitekturës ose Bachelor I Arkitektures së Interierit min. 1 vit përvoj pune.

d) Nje Inxhinier i diplomuar i ndërtimtarisë – drejtimi konstruktiv, sistemi 5 vjeqar ose master (min. 10 vjet provojë pune nga diplomimi)

e) Nje Inxhinier i diplomuar i ndërtimtarisë – drejtimi hidroteknik sistemi 5 vjeqar ose master (min. 10 vjet provojë pune nga diplomimi.Te jete Master i arteve ne menagjimin e emeregjencave.

f) Nje Inxhinier i diplomuar i elektriko teknikes. sistemi 5 vjeqar ose master (min. 5 vjet provojë pune nga diplomimi) te jete I certifikuar si Auditor I energjise ne ndertesa dhe ndriqim publik.

g) Nje inxhinier apo Master i dip. i Makinerisë_Drejtimi Teknik eNgrohjes dhe Termoenergjetikë minimum pesë(5) vite pervojë pune.

h)Nje inxhinier i Makinerise i Diplomuar ose Bachelor min. 10 vite përvoj pune në lëmin e kërkuar pas diplomimit. Ekspert per siguri dhe shendet ne punë I certifikuar nga Ministria e Punës dhe Mireqenjes Sociale.

i) Nje Gjeodet i Diplomuar Master Ose (bacelor ) min. 5 vite përvoje pune në lëmin e njejt në lëmin e kërkuar pas diplomimit. Te jete i licensuar nga AKK .

Kërkesa 3. Paisjet

3.1. Dy paisje per rilevim te pikave – GPS baze+rover (Te deshmohet pronesia me fature apo dokument relevant dhe certifikata e kontrollit)

3.2. Nje paisje per rilevim te pikave – Stacion Total (te deshmohet pronesia me fature apo document relevant dhe certifikata e kontrollit

3.3. Softver për projekte me licencë

a.-Licenca per Archicad (me Validitet).

b.-Licenca per Auto cad(me Validitet)..

c.-Licenca per Software per llogari statike. (me Validitet).

3.4. OE duhet të dëshmoj se është i çertifikuar me ISO Standarde

ISO 9001:2015

ISO 27001:2022

ISO 10002:2018

ISO 31000:2018

ISO 10002:2018

ISO 56003:2019

ISO 14001:2015

ISO 45001:2018

BS PAS 99:2012

ISO 31000:2018

ISO 5001:2018

ISO 26000:2020

Ne rast konzorciumi Lideri dhe anetaret e konzorciumit duhet te jene te paisur me Softwar dhe ISO standarde

Dëshmia 2.Lista e stafit profesional duhet të dorëzohet në origjinal, e nënshkruar dhe vulosur nga OE, dhe duhet t’i përmbaj këto informata Emrin, Mbiemrin, Profesionin, Eksperienca (përvojën e punës) dhe pozitën në kompani.

- Sa i përket pikes a) Menaxheri i Kontratës të caktohet me vendim dhe të jetë i nënshkruar nga inxhinieri dhe kompania.

Ndërsa për pikën i) dhe h) duhet të dorëzohet licenca valide e lëshuar nga AKK, gjithashtu në pikën h) përveç dukomentacionit të lartcekur, duhet të paraqitet kopja e Çertifikatës ose Vendimin per certifikimin si ekspert te leshuar nga Ministria e Financave,Punës dhe Transfereve duhet te jete me afat te vlefshem.

Si rrjedhojë, listës duhet ti bashkëngjiten dëshmitë dokumentare të paraqitura në vijim të cilat zbatohen për stafin profesional për kërkesat ne pikat a, b, c, e,f,g,h,i.

• CV [Curriculum Vitae] - Kopje e nënshkruar nga secili individ i paraqitur

• Diploma – kopje e diplomës përkatëse e njehsuar me origjinalin, për secilin individ të paraqitur. Diplomat e lëshuara nga universitetet/kolegjet dhe shkollat e mesme nga shtetet të jashtme duhet të jenë të nostrifikuara nga Ministria e Arsimit të Kosovës.

• Kontrata e punës me punëdhënësin ose parakontrata ose marrëveshja mbi angazhimin për këtë projekt.

• Vërtetime ose Referenca të punës për secilin punonjës (inxhinier dhe bachelor) çfarëdo dokumenti me te cilën dëshmohet qartë përvoja specifike e kërkuar te punës.

Dëshmia 3. Të ofroje dëshmi mbi paisjet e kërkuara, sipas kërkesës.Deshmi Fatura mbi pronesine.

Ofertat tuaja me dokumentacionin e tenderit duhet ti dërgoni në një zarf të mbyllur me titull “Oferta për mbikëqyrje të ndërtimit të Shkollës së Mjekësisë - Islamic Relief Kosova”- duke i sjellur ato në adresën: rruga Bajram Kelmendi nr.10/A, 10000 Prishtinë.

Islamic Relief Kosova – ka zero tolerance ndaj çdo thyerje të procedurave si me poshtë:

  • Politikat kundër Ryshfetit dhe Korrupsionit.
  • Kodi i Sjelljes.
  • Respektimi dhe mbrojtja e grupeve Vulnerabël ( përfituesëve ) të IRK-së.

Ofertat në zarf duhet të dërgohen në adresat e lartcekura më së voni deri më datë 25/03/2025 në ora 12:00. Çdo ofertë e cila vjen pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.