.png)
Përshkrimi i Kompanisë:
Spitali Special për Terapi Fizikale dhe Rehabilitim “Banja e Kllokotit” është i orientuar drejt ofrimit të kujdesit profesional në fushën e rehabilitimit dhe fizioterapisë për pacientët që kanë nevojë për trajtim të specializuar. Me një staf mjekësor me përvojë dhe një qasje bashkëkohore, ky institucion garanton ofrimin e trajtimit cilësor që kontribuon në shërimin dhe mirëqenien e pacientëve.
Në kuadër të zgjerimit të vazhdueshëm, Spitali Special për Terapi Fizikale dhe Rehabilitim ‘Banja e Kllokotit’ shpall hapjen e këtyre vendeve të lira pune
- Specialist/e për Burime Njerëzore – 1 pozitë
- Ekonomist – 1 pozitë
- IT – 1 pozitë
- Sigurim – 1 pozitë
- Mirëmbajtës/shtëpiak – 1 pozitë
PËRSHKRIMI I VENDIT TË PUNËS
Pozita: Specialist/e për Burime Njerëzore, (1 pozitë)
Kompania: Spitali Special për Terapi Fizikale me Rehabilitim “Banja e Kllokotit” SHPK
Lokacioni: Kllokot
Paga: Konkurruese dhe në përputhje me përvojën e punës
Data: 30.04.2025 - 30.05.2025
Detyrat e Punës
- Zbatimi dhe ndjekja e politikave të Departamentit të Burimeve Njerëzore;
- Asiston në procesin e rekruitimit (shpalljen e intervistave, organizimin e intervistave, plotësimin e dokumentacionit etj);
- Mirëmban, sistemon dhe përditëson dokumentacionet në dosjen e punëtorëve;
- Monitoron të gjitha llojet e pushimeve/mungesave të punonjësve;
- Mirëmban dhe përditëson bazat e të dhënave të Departamentit të Burimeve Njerëzore;
- Asiston në proceset që ndërlidhen me zhvillimin profesional të të punësuarve;
- Përgadit raporte të rregullta në lidhje me të dhënat e punonjësve;
- Kryen në mënyrën periodike respektimin e orarit të punës të stafit dhe raporton tek Menaxheri i Burimeve Njerëzore;
- Monitoron proceset e menaxhimit dhe vlerësimit të përformancës.
Përgaditja profesionale:
- Diplomë Universiteti –Master ose Bachellor në shkencat Ekonomi, Juridik, Administrim Biznesi
Përvoja e punës:
- Së paku 1 vit përvojë punë
Kushtet e veqanta:
- Njohuri të shkëlqyeshme të ligjit të punës dhe legjislacionit përkatës për BNJ
- Përdorues shumë i mirë i paketës Microsoft Office
________________________________________________________
Pozita: Ekonomist/e (1 pozitë)
Kompania: Spitali Special për Terapi Fizikale me Rehabilitim “Banja e Kllokotit” SHPK
Lokacioni: Kllokot
Paga: Konkurruese dhe në përputhje me përvojën e punës
Data: 30.04.2025 - 30.05.2025
Detyrat e Punës
- Regjistrimi i faturave të blerjes, shpenzimeve dhe shërbimeve;
- Ekzekutimi i pagave;
- Përgaditja e dokumentave për pasqyra financiare;
- Përgaditja e dokumentave për auditorët dhe bankat;
- Ndihmon në përgaditjen e planeve strategjike, buxhetave dhe parashikimeve financiare;
- Përgjigjet në kërkesat për raporte të ndryshme financiare, të kërkuara nga menaxhmenti i ndërmarrjes;
- Përpilon raporte mujore dhe përpilon pasqyrat financiare në varësi të kërkesave nga menaxhmenti;
- Mirëmbajtja e listës së aseteve të kompanisë, planeve të amortizimit;
- Deklarimet në sistemin tatimore;
Përgaditja profesionale:
- Diplomë Universiteti –Master ose Bachellor në Fakultetin Ekonomik
Përvoja e punës:
- Së paku 2 vite përvojë pune
Kushtet e veqanta:
- Njohuri të shkëlqyeshme të ligjit të punës dhe legjislacionit tatimor në Kosovë
- Përdorues shumë i mirë i paketës Microsoft Office
_______________________________________________________
Pozita: IT (1 pozitë)
Kompania: Spitali Special për Terapi Fizikale me Rehabilitim “Banja e Kllokotit” SHPK
Lokacioni: Kllokot
Paga: Konkurruese dhe në përputhje me përvojën e punës
Data: 30.04.2025 - 30.05.2025
Detyrat e Punës
- Kujdeset për mirëmbajtjen e programeve software – ike dhe pajisjeve hardware – ike të kompanisë;
- Kujdesjsa për instalimin dhe konfigurimin e të gjitha rrjeteve (LAN, WAN, SWITCHES, ROUTES etj);
- Kujdesha për instalimin dhe konfigurimin e VPN – ve në të gjitha pikat;
- Kujdesja për instalimin dhe konfigurimin e të gjitha pajisjeve hardwerike të kompanisë si: Kompjuter, Server, Printer, Skaner etj;
- Kujdesja për instalimin dhe funksionalizimin e të gjitha sistemeve operative, programeve, antiviruesve etj;
- Kujdesja për konfigurimin dhe menaxhimin e të gjitha pajisjeve si: DVD, NVR, IP & ANALOG CAMERA;
- Përgjegjës për përditësimin, sigurimin dhe optimzimin e web faqes, mediave sociale, e-mail etj;
Përgaditja profesionale:
- Diplomë Universiteti –Master ose Bachellor në Shkencat Kompjuterike
Përvoja e punës:
- Së paku 2 vite përvojë pune
Kushtet e veqanta:
- Të jetë i aftë për marrjen e vendimeve të sakta dhe në kohën e duhur në lidhje me menaxhimin e rrjetet informatik.
___________________________________________________________
Pozita: Sigurim (1 pozitë)
Kompania: Spitali Special për Terapi Fizikale me Rehabilitim “Banja e Kllokotit” SHPK
Lokacioni: Kllokot
Paga: Konkurruese dhe në përputhje me përvojën e punës
Data: 30.04.2025 - 30.05.2025
Detyrat e Punës
- Të raportojë mbi gjendjen e lënë, gjatë ndërrimit të tijë;
- Të shënojë në librin e ndërrimit çdo parregullësi dhe të raportojë menaxherin e Përgjithshëm;
- Të mos lejojë hyrjen e personave të paautorizuar në objekt dhe rreth objektit ;
- Mbikëqyrë hyrjen – daljen e objektit;
- Bartë uniformën;
Përgaditja profesionale:
- Shkolla e mesme
Përvoja e punës:
- E preferueshme përvoja e punës
Kushtet e veqanta:
- Të mos ketë dosje penale
- Të jetë i gatshëm për të punuar me ndërrime
- Të jetë në gjendje të mirë fizike dhe shëndetësore
________________________________________________________
Pozita: Mirëmbajtës / Shtëpiak (1 pozitë)
Kompania: Spitali Special për Terapi Fizikale me Rehabilitim “Banja e Kllokotit” SHPK
Lokacioni: Kllokot
Paga: Konkurruese dhe në përputhje me përvojën e punës
Data: 30.04.2025 - 30.05.2025
Detyrat e Punës
- Kujdeset për mirëmbajtjen e ndërtesës në pjesët e brendshme dhe të jashtme;
- Bën mirëmbajtjen e instalimin elektrik, ujit, invertarit dhe pajisjeve të tjera;
- Në rast të defekteve të mëdha, mban kontakte me serviset e specializuara dhe asiston me rastin e riparimeve;
- Bën kyqjen dhe çkyqjen e nxemjes dhe gjeneratorit;
- Bën mirëmbajtjen e oborrit;
- Kryne edhe punë të tjera sipas nevojës dhe kërkesës;
Përgaditja profesionale:
- Shkolla e mesme
Përvoja e punës:
- E preferueshme përvoja e punës
Kushtet e veqanta:
- Të mos ketë dosje penale
Mënyra e aplikimit:
Kandidatet e interesuar ftohen të dërgojnë CV-në duke përshkruar kualifikimet dhe përvojën e tyre në [email protected];
Ju lutemi cekeni në subjektin e email-it pozitën për të cilën aplikoni!
Konkursi mbetet i hapur nga data: 30.04.2025 – 30.05.2025!