business

Teknolog/e

  • star Publikuar: 13-11-2023
  • star Skadon: 23-11-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani EGI Group
Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Pejë
Shikime 1307

K O N K U R S P U N E

“ EGI Group sh.p.k “

Egi Group është themeluar në vitin 2017 me pronar Z.Egzon Kelmendi.Pi&Ki është brend i Egi Group i cili fillimisht ka startuar me prodhime higjienike për t’u zgjeruar mëtutje me prodhimet e tjera. Fabrikat e brendit Pi&Ki janë të pajisura me çertifikata ISO si dhe punojnë me standardet më të larta dhe me teknologjinë më të avancuar të kohës. Së fundmi në vitin 2020-2021 produktet Pi&Ki janë produktet e para në Kosovë të cilat janë pajisur me çertifikatë Kosher. Duke parë nevojën për prodhimin e produkteve vendore, Pi&Ki sot operon në një siperfaqe prej 20 000m2,me mbi 100 punëtorë, 12 linja të ndryshme prodhimi me rreth 170 produkte. Me lëndë të parë cilësore dhe staf profesional, Pi&Ki ofron produktet me cilësinë më të lartë ! Ne jemi kompani në rritje dhe në kërkim të njerëzve me vlera dhe me ambicie që duan të rriten profesionalisht dhe të fitojnë.Nëse jeni person kreativ dhe i motivuar për të zhvilluar karrierën,atëherë ju inkurajojmë të aplikoni edhe ju për t’u bërë pjesë e ekipit tonë për këto pozita pune:

Pozita të hapura Vende të lira pune Lokacioni: Fabika:

Teknolog/e 1 Zahaq/ Pejë Ushqimore

Kërkesat :

  • Diplomë -Fakulteti Teknologji Ushqimore
  • Preferohet përvojë punë paraprake në fushën e prodhimit, në industrinë ushqimore
  • Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur apo edhe në ekip
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme)
  • Të jetë organizativ/e,të dijë të menaxhojë dhe ndaj proritetet e punes
  • Të posedojë patent shoferi

Ju përfitoni

  • Pagë konkurruese dhe saktësi në pagë
  • Sigurim Shëndetësor dhe Aksidental 24:00 h për 365 ditë
  • Asistencë edukimi dhe trajnime shtesë
  • Shujtë ditore
  • Avansim dhe trajnime profesionale
  • Zhvillim në karrierrë

Procesi i Aplikimit:Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit tonë, dërgoni aplikacionin me CV-n tuaj në emailin: [email protected] apo duke dërguar CV-në tuaj në zyret EGI Group në Zahaq/Pejë . Konkursi është i hapur nga data: 13.11.2023-23.11.2023