business

Njoftim për furnizim: "Hapja e Puseve për ujë të pijëshëm"

  • star Publikuar: 10-01-2024
  • star Skadon: 25-01-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1496

Islamic Relief Kosova

Njoftim për furnizim me shërbimin për hapjen e Puseve për ujë të pijëshëm

Data e përgatitjes së njoftimit: 10/01/2024

Nr. T-02/2024

Detajet për kontakt:

Adresa Postare: Rr. Bajram Kelmendi nr 10/A, lagjia Katër Llullat
Qyteti: PrishtinëKodi postar: 10000Vendi: Prishtinë
Personi kontaktues: Zyra e Prokurimit - IR Kosova

Telefoni: 038/232-431

Mobil:+383 44 239 349

Email: [email protected]

Përshkrimi

Islamic Relief është një organizatë humanitare ndërkombëtare me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe dhe e shtrirë në më shumë se 40 shtete të botës përfshirë Kosovën ku aktivitetin e ka filluar menjëherë pas lufte në vitin 1999 si Islamic Relief Kosova (IRK). Gjatë kësaj periudhe (më shumë se 20 vite) IRK ka implementuar projekte të ndryshme me karakter humanitar dhe zhvillimor, duke filluar prej atyre emergjente, edukative, shëndetësore, infrastrukturë si dhe financiare me anë të cilave ka kontribuar në zbutjen e brengave dhe nevojave të familjeve dhe individëve skamnorë në Kosovë.

Pjesë e projekteve të ndryshme me karakter humanitarë është edhe projekti që ka për qëllim hapjen e puseve/bunarëve për ujë te pijshëm ne komunën e Skenderaj. Hapja e puseve / bunarëve do të bëhet për rreth 65 familje. Ky aktivitet prokurimi ka karakter humanitar me të cilin Islamic Relief Kosova do të bëjë implementimin e projektit ne bashkëpunim me komunen ku do te implementohet projekti.

Sasia e planifikuar është për hapjen e rreth 65 puseve/bunarëve për përkrahje me ujë te pijshëm dhe ujitje, duke përfshire te gjitha fshatrat ne komunën qe do te implementohet projekti. Kjo është sasi e planifikuar dhe Islamic Relief Kosova rezervon të drejtën e ndryshimit të kësaj sasie në bazë të nevojave nga përfituesit e këtij projekti.

Implementimi i projektit/furnizimit do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga Islamic Relief Kosova, periudha e implementimit do te zgjat deri me 30 Qershor 2024 . Karakteristikat e këtij njoftimi për furnizimin janë të paraqitura në tabelën në vijim:

Dokumentacioni që kërkohet të bashkëngjitet dosjes se tenderit:

Dokumentacioni ligjorLloji
1.Certifikate e BiznesitKopje
2.Certifikata e TVSH-sëKopje
3.Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik në të cilën thuhet se do ti përmbahet të gjitha detyrimeve për kryerjen e shërbimeve nga ky tenderE vulosur dhe e nënshkruar nga kompania
4Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik në të cilën thuhet se ka të drejtë ligjore të ushtrojë veprimtarinë e hapjes së bunarëve dhe se do ti përmbahet të gjitha praktikave më të mira për mbrojtjen e mjedisit.E vulosur dhe e nënshkruar nga kompania
5

Kontrata të natyrës së punëve te ngjashme, të përfunduara me Sukses gjatë 3 (tre) vitet e fundit, deri në datën e publikimit të këtij Njoftimi të Kontratës, Vlera Totale e Kontratave të punëve te ngjashme te jete min 300,000.00 Euro

Lista e Kontratave të natyrës së punëve te ngjashme (mekanizëm bujqësore), Listës së kontratave duhet ti bashkëngjiten referencat ose pranimeve teknike për kontratat e prezantuara në liste.
6Reference e implementimit te ndonjë projekti te ngjashëmE vulosur dhe e nënshkruar
7TVSH – “Faturimi do te behet pa TVSH, duke shënuar në faturë referencën e nenit 33, paragrafi 3, nën paragrafi 3.1 të Ligjit Nr.05/L-037 për TVSH” nga vendimi shpjegues publik nr 04/20160.00

Lot.1
# Specifikacioni per hapjen e puseve ( bunarëve)

Kompanitë ofertuese duhet ta kenë kapacitetin për hapjen e puseve me gypa betoni deri ne 45 metër dhe me gypa plastik deri ne 120 metër.

Gypat e plastikes te jenë te lidhur njeri me tjetrin me fileta dhe pas vendosjes se gypave te vendoset zhavori.
Certifikimi i gypave te plastikes dhe betonit qe i plotëson kriteret për ujë te pijshëm dëshmi.

Kuotimi financiar:

Pika

Përshkrimi

Çmimi për një metër thellësi në euro

1

Hapja e pusit me gypa betoni diametri i gypit Fi Ø 800 Cm,

2

Hapja e pusit me gypa plastik vendosja e gypave Fi Ø 140 cm vendosja e zhavorit, certifikimi i gypave

3

Ne rast te deshtimit ku nuk ka uje dhe nuk vendosen gypat, te shenohet zbritja e cmimit me perqindje nga cmimi total

Ofertat tuaja me dokumentacioni e tenderit duhet ti dërgoni me në një zarf të mbyllur me titull Oferta për hapjen e puseve - Islamic Relief Kosova - duke i sjell ato në rrugën Bajram Kelmendi nr.10/A, 10000 Prishtinë.

Islamic Relief Kosova – ka zero tolerance ndaj cdo thyerje te procedurave si me poshtë:

  • Politikat kundër Ryshfetit dhe Korrupsionit.
  • Kodi i Sjelljes.
  • Respektimi dhe mbrojtja e grupeve Vulnerable ( përfituesve ) te IRK-se.

Ofertat në zarf duhet të dërgohen në adresat e lartcekura më së voni deri më datë: 25/01/2024 në ora 15:00. Çdo ofertë e cila vjen pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.