business

Juriste (1), Asistente e Financave (2), Konsulentë të Shitjes (2), Depoist (1), Arkitekt (1)

  • star Publikuar: 23-01-2024
  • star Skadon: 23-02-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Mercom Company
Kategoritë Financa, Ligjore, Shitje, Depo, Arkitekt
Numri i pozitave 7
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 5518

MERCOM COMPANY - Konkurs për:

Administratë dhe Financa

1X Juriste
2X Asistente e Financave

Peugeot Kosova

2X Konsulentë të Shitjes

1X Depoist

Ndërtim

1X Arkitekt

Juriste

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përfaqëson kompaninë në të gjitha gjykatat e vendit, prokurori, përmbarues privat, dhe institucione tjera shtetërore dhe merr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për mbrojtjen e interesave legjitime të kompanisë;
  • Përgatitë kontrata në lidhje me afarizmin e kompanisë;
  • Përgatitë kontrata të punës, vendime të pushimeve, vendime për shqiptimin e masave disiplinore, vendime për ndërprerje të marrëdhënies së punës, e tjera;
  • Përgatitë akte të brendshme të Kompanisë dhe harmonizimin e tyre me ligjet e aplikueshme në Kosovë;
  • Dhënien e këshillave ligjore dhe opinioneve të kërkuara nga menaxhmenti;
  • Kryen edhe punë tjera profesionale në përputhje me vendin e punës dhe sipas nevojës.

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në Juridik;
  • Shkathtësi të shkëlqyera komunikative, organizative dhe analitike;
  • Etikë në punë dhe integritet të lartë;
  • Shkathtësi për menaxhim të punës nënpresion;
  • Shkathtësi të mira në përdorimin e MS Office;
  • Njohja e gjuhës angleze;
  • Të posedoj Patent shofer (Kategoria B) e domosdoshme;
  • Përvojë pune (e preferushme).

Asistente Financiare (2 pozita)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Pranon dhe regjistron faturat e shitjes / blerjes në sistemin kontabël;
  • Ofron ndihmë në punët e kontabilitetit në bazë të kërkesës së personit përgjegjës;
  • Kontrollonë saktësinë e faturave dhe dokumentacionit të kompanisë;
  • Bënë deklarimet online të taksave dhe tatimeve;
  • Mbanë me korrektësi dokumentacionin në dosje;
  • Të mirëmbajë komunikim të rregullt me klientët;
  • Kryen dhe punë dhe detyra tjera të cilat i kërkohen nga udhëheqësi.

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në Juridik;
  • Njohuri të mira të kompjuterit dhe pakos Microsoft Office;
  • Njohuri të mira në ndonjë softueri të kontabilitetit/financave;
  • Njohuri të mira në fushën e financave, kontabilitetit dhe tatimeve;
  • Njohja e gjuhës angleze;
  • Aftësi të mira në të shkruar dhe në të folur;
  • Të posedoj Patentë Shofer (kategoria B) e domosdoshme;
  • Përvojë pune (e preferushme).

Konsulentë/e shitjes (2 pozita)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të bëjë prezantimin e veturave;
  • Të ndërtojë raporte me klientët ekzistues dhe ata potencial;
  • Të komunikoj përmes email apo telefonit me klientët potencial;
  • Të përpiloj oferta në bazë të kërkesave të klientëve;
  • Të kryej procedurat e shitjes së veturave;
  • Të analizojë nevojat e tregut;
  • Të mirëmbajë dokumentacionin e shitjes dhe mbikëqyrë sistemin e shitjes;
  • Të bëjë prezantim në baza mujore për rezultate e shitjes;

Kualifikimet:

  • Të ketë përvojë në shitje (e preferueshme përvoja në shitje të veturave);
  • Të ketë njohuri të veturave;
  • E preferueshme të ketë Diplomë Universitare në: Menaxhment, Ekonomik apo të ngashme.;
  • Shkathtësi të mira në përdorimin e MS Office;
  • Njohja e gjuhës angleze (e domosdoshme);
  • Të ketë aftësi negociuese dhe komunikuese;
  • Të jetë në gjendje të punojë në grup;
  • Të jetë në gjendje të punoj nën presion;
  • Të posedoj Patent shofer (Kategoria B) e domosdoshme.

Përgjegjës i Depos

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mirëmbajtja dhe organizimi i Depos;
  • Përgjegjës për stokun dhe inventarin në Depo;
  • Regjistrimi i stokut në Depo;
  • Përgatitja e porosisë për transport;
  • Përgaditja dhe kontrollimi i dokumentacionit lidhur me transportin;
  • Përgjegjës për pranimin, ngarkimin dhe shkarkimin e mallit;
  • Komunikimi ditor me përgjegjësit e servisit dhe pjesën e pranimit;
  • Komunikimi me depon qendrore në baza të rregullta;
  • Raportimi në bazë javore/mujore/vjetore për aktivitetet në depo.

Kualifikimet:

  • Të ketë përvojë në menaxhimin e depos (e preferueshme përvoja në sektorin e autoindustrisë);
  • Të ketë aftësi të mira organizimi, komunikimi dhe sistemimi;
  • Shkathtësi të mira në përdorimin e MS Office;
  • Njohja e gjuhës angleze (e domosdoshme);
  • Të posedoj Patent shofer (Kategoria B) e domosdoshme.

Arkitekt/e

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të jetë i/e diplomuar në arkitekturë (Bachelor);
  • Përvojë se paku 2 vite në Arkitekturë;
  • Të jetë i/e aftë të punoj në ekip dhe i/e vetëm;
  • Aftësi në vendimmarrje dhe zgjidhjen e problemeve;
  • Aftësi për të trajtuar informatat e besueshme në mënyrë të duhur;
  • Të ketë shkathtësi analitike, planifikuese, organizative dhe mbikëqyrëse;
  • Përvojë të gjerë me ArchiCad, AutoCAD (përparësi nëse ka njohuri edhe në: 3ds MAX, Lumion, Photoshop) dhe Microsoft Office.
  • Njohja e gjuhës angleze (e domosdoshme);
  • Të posedoj Patent shofer (Kategoria B) e domosdoshme.

Aplikimi bëhet duke dërguar CV-në tuaj dhe dokumentacionin tjetër në lidhje me kualifikimin dhe përvojën e punës, në e-mail adresën: [email protected]

Në subjekt shenoni pozitën për të cilën aplikoni.