
Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar shpallë Termat e Referencës për përzgjedhje të:
Ekspert për hartimin e një dokumenti mbi ndikimin e punës së organizatës në komunitetin e aftësisë së kufizuar dhe sfidat me të cilat është përballiur.
1. Informata për Forumin Kosovar të Aftësisë së Kufizuar
Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar (FKAK) është organizatë ombrellë dhe mekanizëm gjithëpërfshirës i organizatave të personave me aftësi të kufizuara në Kosovë, i cili është themeluar me asistencën e Zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë. Forumi përfaqëson dhe mbron të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në Kosovë, në mënyrë të unifikuar dhe pa asnjë dallim.
Në vazhdim të implementimit të projektit: “Asgjë për ne pa zërin tonë” në partneritet me Zyrën e Save the Children Kosova/o, Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar (FKAK) është duke kërkuar:
Ekspert për hartimin e një dokumenti mbi ndikimin e punës së organizatës në komunitetin e aftësisë së kufizuar dhe sfidat me të cilat është përballiur.
3. Kualifikimet dhe Përgjegjësitë:
- Përgatitje universitare në Shkenca Sociale apo në fusha të ngjashme, relevante për detyrat që duhet kryer në bazë të Termave të Referencës
- Përvojë në fushën e aftësisë së kufizuar dhe në hartim të dokumenteve të rëndësishme për aftësinë e kufizuar
- Përvojë në fushën e hulumtimeve
- Përvojë në formulimin e pyetjeve për fokus grupe dhe intervistimin e tyre
- Aftësi të larta analitike dhe për të hartuar raporte koncize dhe lehtësisht të aplikueshme
- Kreativ, i/e hapur për konsultime dhe sugjerime.
4. Koha e angazhimit
Eksperti do të angazhohet për një periudhë 8 ditore me anë të një kontrate për shërbim nga FKAK. Në kontratë do të përcaktohen në mënyrë specifike pikat të cilat nuk janë të përfshira në këtë dokument.
5. Procedura
- Lloji i procedurës: E hapur;
- Objekti i prokurimit: Konsulencë;
- Oferta duhet të jetë në Euro
- Afati kohor për dorëzimin e ofertave/aplikacioneve deri me datë: 18.04.2025
6. Ofertat duhet të dorëzohen në emailin [email protected], me dokumentacionin si në vijim:
1. CV dhe Letër Motivuese
2. Dy referenca
3. Një hulumtim dhe analizë e të gjeturave në autorësi të juajën, dhe
4. Propozimi financiar
5. Deklaratë nën betim se të dhënat e dorëzuara nga ai ajo janë të vërteta.
7. Poentimi do të bëhet në këtë formë:
Dokumenti në autorësi të juajën 30
Propozimi financiar 30 pikë
Vlerësimi i punës paraprake e paraqitur në CV-i do të vlerësohet me 20 pikë
Edukimi do të vlerësohet me 20 pikë.
8. Mënyra e Pagesës:
Pagesa do të bëhet në bazë të kushteve të përcaktuara në kontratën e shërbimit që do të përgatitet nga Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar e do nënshkruhet nga i/e angazhuari/a. Pagesa do të realizohet përmes transaksionit bankar në valutën Euro. Pagesa do të bëhet pas përfundimit me sukses të angazhimit.