
Kompani
Alpina Ice Cream SH.P.K.
Kategoritë
Administratë, Shitje
Numri i pozitave
2
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
194
Vendi i punës: Magjistralja Prishtinë–Ferizaj, km 5
Pozita: Asistente Administrative
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë e shkollës së mesme ose universitare (preferohet në Administratë, Menaxhim ose Biznes)
- Aftësi të mira komunikuese dhe organizative
- Njohuri të mira në përdorimin e programeve MS Office (Word, Excel, Outlook)
- Përvojë e mëparshme konsiderohet përparësi
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Barazimi i agjentëve
- Barazimi i arkës
- Menaxhimi i dokumentacionit të brendshëm të kompanisë
- Përcjellja e emaileve dhe komunikimi me klientë e bashkëpunëtorë
- Organizimi i takimeve dhe përgatitja e materialeve për to
- Asistimi i stafit drejtues me punë administrative
- Kujdesi për zyrën dhe furnizimet ditore
Pozita: Analiste e Shitjes
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë e shkollës së mesme ose universitare (preferohet në Administratë, Menaxhim ose Biznes)
- Aftësi të mira komunikuese dhe organizative
- Njohuri të mira në përdorimin e programeve MS Office (Word, Excel, Outlook)
- Përvojë e mëparshme konsiderohet përparësi
Përshkrimi i punës
- Ne po kërkojmë një administrator/e shitjesh për të mbështetur ekipin tonë në menaxhimin e shitjes, dokumentacionit dhe ndjekjen e klientëve.
- Do të luani një rol kyç në sigurimin e funksionimit të pandërprerë të operacioneve të shitjes
- Menaxhoni dhe përditësoni sistemin në baza ditore për proceset e shitjes
- Mbështetni ekipin e shitjes në ndjekjen e klientëve
- Siguroni përpunimin e kontratave me klientë
- Aftësi të forta organizative dhe administrative
- Përvojë pune e mëparshme është përparësi
- Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe për të përcaktuar përparësitë
- Vëmendje ndaj detajeve dhe qasje për përmirësim të vazhdueshëm të proceseve
- Ne e vlerësojmë punën në ekip, dhe për këtë arsye kjo është një pozitë me prezencë fizike në zyrë.
E-mail për aplikim: [email protected]