OJQ Diakonie Kosova (DiaKos), Projekti : Qendra Psikosociale për Traumaterapi–shpall konkurs:
Pozita: Drejtoreshë (Kordinatore) e Projektit: Qendër Psiko Sociale për Traumaterapi/Psikologe
Vendi i punës: Mitrovicë e Jugut
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë Universitare në Fakultetin e Psikologjisë - studimet bachelor dhe master;
- Licencë psikologu Klinik obligative
- Përvojë pune në këshillim dhe psikoterapi;
- Trajnime në fushën e trauma terapisë e preferueshme
- Njohuri e gjuhës angleze obligative
- Aftësi të mira të komunikimit dhe ndërpersonale;
- Aftësi të mira organizative;
- Aftësi kompjuterike;
- Të jetë fleksibil në orar të punës;
- Të mos jetë nën hetime (të paraqes dëshmi nga Gjykata).
Përgjegjësitë dhe detyrat e punës
- Monitoron shërbimet e trauma terapisë dhe trauma këshillimit për njerëzit e traumatizuar në Mitrovicë dhe rajonin e Mitrovicës.
- Udhëheq Qendrën Psikosociale për Trauma terapinë në jug të Mitrovicës dhe njësi tjera: Mitrovicë të Veriut, Fushë Kosovë.;
- Ofron trumaterapi dhe trauma këshillim për individë dhe familje;
- Dokumenton seancat, protokollon dhe trajton informacionet e klientëve në mënyrë konfidenciale;
- Siguron bashkëpunimin me OJQ-të dhe institucionet e tjera;
- Është person përgjegjës për trajnerët ndërkombëtarë;
- Është person përgjegjës për kontaktim nga trajnerët ndërkombëtarë;
- Organizon ligjerata në lidhje me traumën, në institucione dhe OJQ;
- Organizon trajnime afatgjata për profesionistët e shëndetit mendor në veri, duke kontaktuar psikolog, psikiatër, mjekë, apo punonjës socialë;
- Përgjegjës për akreditimin e trajnimeve;
- Përpilon raport mujor për aktivitetet e ndërmarra;
- Merrë pjesë në mbledhje të stafit;
- Mbikëqyr punën e stafit;
- Kryen punë dhë detyra të tjera sipas kërkesës së punëdhënësit
- Drejtoresha (Kordinatorja) e Projektit: Qendër Psiko Sociale për Traumaterapi/Psikolog për punën e vet i raporton Drejtorit Ekzekutiv të organizatës.
Diakonie Kosova (DiaKos) ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e interesuar nga të gjitha komunitetet e Kosovës.
Të interësuarit duhet të dërgojnë CV me FOTO (kriter), letër motivuese, dokumente të tjera mbështetëse (diploma, certifikata trajnimi, referenca, dëshmi nga gjykata së nuk jeni nën hetime).
Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen! Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Afati për aplikim është: 27.01.2025 deri 05.02.2025
Aplikacionet pranohen online në adresen elektronike: [email protected] (në subjekt shenoni poziten për të cilën aplikoni).