business

Ftesë për Shprehje të Interesimit: Konsulencë Individuale

  • star Publikuar: 14-08-2023
  • star Skadon: 28-08-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 840

Ftesë për Shprehje të Interesimit

Konsulencë Individuale

Nr.CDF/IC-Sida/024/2023 Data:14.08.2023

Ekspert për të hartuar një raport vlerësimi mbi përfshirjen e standardeve të aplikueshme ne fushën e të drejtave të njeriut në tekstet shkollore të nivelit parauniversitar në Kosovë.

Sfondi:

Si një ndër nismat e para në Kosovën e pas-konfliktit, CDF u themelua për të ndihmuar komunitetet në rindërtimin e jetëve dhe përmirësimin e shërbimeve të bazuara në komunitet në mënyrë pjesëmarrëse përmes proceseve të përfshirjes. Gjatë dekadës së fundit, CDF ka pozicionuar veten si një ndër organizatat kyqe zhvillimore që ka për qëllim të përmirësoj integrimin e komuniteteve dhe koordinimin mes institucioneve lokale dhe qendrore.

Ambasada e Suedisë, përfaqësuar nga Sida, mbështet projektin e CDF-së "Aktivizmi për të Drejtat e Njeriut" nga 1 janar 2020 deri më 31 dhjetor 2023. Objektivi kryesor i projektit është të mbështes aktivistët lokal të të drejtave të njeriut për të zhvilluar një bashkëpunim tematik dhe të qëndrueshëm me OJQ lokale dhe qytetarë nga sfondet e ndryshme, pavarësisht nga gjinia, aftësia, mosha, etnia, klasa, vendbanimi, ose sfondi shoqëror-ekonomik. Qëllimi kryesor i ndërhyrjeve të "Aktivizmi për të Drejtat e Njeriut" është të përmirësoj dhe të fuqizoj organizatat e shoqërisë civile për avancimin e të drejtave të njeriut në Kosovë.

Në kuader te implementimit të projektit Human Rightivism, CDF fton individët e kualifikuar të paraqesin propozimet e tyre teknike dhe financiare për të ofruar shërbimin e mëposhtëm:

Ekspert për të hartuar një raport vlerësimi mbi përfshirjen e standardeve të aplikueshme ne fushën e të drejtave të njeriut në tekstet shkollore të nivelit parauniversitar në Kosovë.

Termat e referencës

Qëllimi i këtij angazhimi është të hartohet një raport i plotë që vlerëson përputhshmërinë me parimet dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut në tekstet shkollore të arsimit parauniversitar në Kosovë. Eksperti do të rishikojë dhe analizojë përmbajtjen e teksteve shkollore, duke identifikuar çdo rast të mundshëm shkeljeje të të drejtave të njeriut, paragjykimeve, stereotipeve ose gjuhë diskriminuese. Vlerësimi synon të promovojë një arsim gjithpërfshirës të bazuar në të drejta, duke kontribuar në zhvillimin e një shoqërie më tolerante, të barabartë dhe të bazuar në respekt.

Fushëveprimi: Raporti i vlerësimit duhet të përfshijë këto fusha kyçe:

a. Vlerësimi i teksteve shkollore: Vlerësimi përfshin një mostër librash të nivelit të arsimit parauniversitar në Kosovë në disa lëndë, duke përfshirë në histori, lëndë tjera shoqërore, letërsi dhe edukim qytetar.

b. Korniza e të Drejtave të Njeriut: vlerësimi përfshinë zbatimin e kornizës së plotë ligjore, politikave përkatëse, përfshirë konventat ndërkombëtare lidhur me të drejtat e njeriut të zbatueshme ne Kosovë, si Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, Konventa mbi të Drejtat e Fëmijës, Konventa kundër Çdo Forme Diskriminimi kundër Gruas dhe të tjera.

c. Analiza e përmbajtjes: Kërkohet një analizë e plotë e përmbajtjes së teksteve shkollore përkatëse për të identifikuar raste të mundshme të shkeljeve të të drejtave të njeriut, paragjykimeve, gjuhës diskriminuese dhe çdo përmbajtje lidhur me këto çështje në tekstet shkollore.

d. Perspektiva gjinore: Kërkohet që vlerësimi të ketë një qasje të ndjeshme gjinore gjatë gjithë procesit, duke mar parasysh portretizimin e të dy gjinive dhe stereotipet e mundshme të bazuara në baza gjinore.

e. Rekomandimet: Të ofrohen rekomandime të qarta dhe të realizueshme për përmirësimin e përmbajtjes së teksteve shkollore, duke u fokusuar në promovimin e të drejtave të njeriut, përfshirjen, diversitetin dhe barazinë gjinore.

Detyrat: Eksperti do të jetë përgjegjës për kryerjen e këtyre detyrave:

Detyrat e dorëzueshme (deliverables)

Afatet kohore

Numri i ditëve

  1. Raporti fillestar: pas nënshkrimit të kontratës dhe takimit orientues me Avokatin e Popullit, dorëzohet raporti që përmbanë përshkimin e metodologjisë së propozuar, planin e punës dhe mjetet që do të përdoren në vlerësim.

Deri me 14 shtator

10

  1. Versioni i parë i raportit: Dorëzimi i raportit të vlerësimit të plotë për rishikim dhe inpute nga palët e interesit. duke theksuar zbulimet nga analiza e teksteve shkollore, intervistat dhe rekomandimet.

Deri me 29 shtator

15

  1. Raporti përfundimtar: Dorëzimi i raportit përfundimtar që përfshin feedbakun nga palët e interesit dhe finalizimi i raportit të plotë i strukturuar mirë dhe i bazuar në dëshmi.
Deri me 5 tetor

5

Total ditët e punës 30

Kualifikimet dhe Përvoja: Eksperti duhet të posedojë kualifikimet dhe përvojën siç vijon:

  1. Diplomë të nivelit të avancuar në fushën e të drejtave e njeriut, në fushën e arsimit, shkencat sociale ose fusha të ngjashme.

b. Ekspertizë së paku 5 vjeçare në analizën e të drejtave të njeriut dhe vlerësimin e teksteve shkollore.

c. Njohuri e standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe konventave përkatëse të aplikueshme në Kosovë.

d. Njohuri të dëshmueshme të shkëlqyera analitike, kërkimore dhe të shkrimit të raporteve.

e. Përvojë të mëparshme përkatëse të dëshmueshme në këtë fushë në Kosovë.

Kriteret e Vlerësimit: Propozimet do të vlerësohen në bazë të kritereve të mëposhtme:

  • Kuptimi i objektivave dhe kërkesave.
  • Metodologjia dhe qasja e propozuar.
  • Përvoja përkatëse.
  • Kualifikimet dhe ekspertiza.
  • Konsideratat e kostos dhe të buxhetit.
  • Vlerësimi i bazuar në 80 % për aspektin teknik të propozimit dhe 20 % do t'i jepet aspektit financiar të propozimit.

Kriteret e vleresimit

Poenat

Kualifikimi dhe ekspertiza

30

Metodologjia dhe qasja e propozuar

25

Pervoja përkatëse

25

Të kuptuarit e objektivave dhe kërkesave

20

Total poenat 100

Afatet kohore: Parashikohet që detyrat të përfundojnë brenda 30 ditëve kalendarike, duke filluar nga data e nënshkrimit të kontratës.

Raportimi dhe Koordinimi: Eksperti do të bashkëpunojë dhe raportojë drejtpërdrejtë te Institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë dhe do të punojë ngushtë me CDF-në , ekipin e projektit të Humanrightivism.

Prona intelektuale: Të gjitha materialet dhe prona intelektuale të prodhuara gjatë vlerësimit do të jenë në pronësi të Institucionit të Avokatit të Popullit në Kosovë

Konfidencialiteti: Eksperti do të ruajë konfidencialitet në lidhje me të gjitha të dhënat dhe informacionin e marrë gjatë vlerësimit.

Aplikimi: Ekspertët e interesuar duhet të dorëzojnë CV-në e tyre të përditësuar, propozim buxhetin, një propozim të detajuar që përshkruan qasjen ndaj vlerësimit si dhe dëshmi përkatëse të punës së mëparshme në këtë fushe në email: [email protected] më së largu deri me 28 gusht, 2023, deri në ora 14:00.