“Artmotion” Sh.p.k. me seli në Prishtinë, Zona Industriale, Rr. “Lidhja e Pejës”, shpallë:
K O N K U R S
Për plotësimin e vendeve të lira të punës,
Data Center Technician
Vendi i punës: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:
- Instalimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e serverëve dhe pajisjeve tjera të infrastrukturës;
- Monitorimi i sistemeve, infrastrukturës në Server Room, Data Center për të siguruar që ato të funksionojnë në mënyrë optimale;
- Kryerja e kabllimeve të nevojshme për pajisjet në Server Room dhe Data Center;.
- Përgjegjësi për mirëmbajtjen, ftohjen, energjinë elektrike, gjeneratorët, sistemin e qasjes, sistemin e kamerave, alarmeve sipas standardeve për Server Room dhe Data Center.
- Kryerja e aktiviteteve preventive për të shmangur ndërprerjet e shërbimeve;
- Dokumentimi i aktiviteteve të rregullta;
- Raportimi te NOC Manager.
Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:
- Të ketë së paku Diplomë të shkollimit të mesëm ose ndonjë çertifikim në fushën e IT/ Rrjeteve Kompjuterike;
- Përparësi përvoja e punës në kompani me fushëveprim të njejtë, së paku 1 vit;
- Të ketë njohuri bazike për instalime elektrike, klimatizim, sistem të alarmeve;
- Fleksibilitet dhe gadishmëri për punë jashtë orarit, kur kërkohet;
- Aftësi për të punuar në ekip dhe në mënyrë të pavarur;
- Patentë shofer, kategoria B;
Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këto vende të punës, duhet që t’i dërgojnë këto dokumente:
- CV-në si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore të mesme dhe universitare (nëse ka).
- Letër Motivuese (e preferueshme);
- Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse (nëse ka);
- Çertifikatat e trajnimeve eventuale (e preferueshme);
- Letër Rekomandime apo referenca eventuale (e preferueshme);
Aplikimi bëhet përmes email-it (postës elektronike), në: [email protected] .
Kandidatët të cilët aplikojnë në formë elektronike (e-mail), në subjekt duhet të specifikojnë Pozitën.
Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.
Konkursi mbetet i hapur deri më datën 31.12.2024, Ora 16:00h.
Apliko shpejtë përmes sistemit!
Apliko këtu