business

Menaxher i shitjes (2), Supervizor i shitjes (5)

  • star Publikuar: 20-02-2023
  • star Skadon: 28-02-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Buçaj Sh.p.k
Kategoritë Shitje
Numri i pozitave 7
Vendi i punës Lipjan
Shikime 32644

Korporata Buçaj shpall konkurs për pozitat:

1. Menaxher i shitjes (2 Pozita):

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Përpilon dhe harmonizon planet e shitjes, objektivat dhe strategjitë e brendeve për tregun e Kosovës në koordinim me prodhuesit;
  • Përcakton planet dhe objektivat për brendet që përfaqësojnë si dhe kanalet e shitjes;
  • Përcakton aspektin strategjik të aktiviteteve të marketingut të brendeve dhe të artikujve në veçanti;
  • Përgjegjës për monitorimin e arritjes së planeve të shitjes dhe objektivave nga SPV;
  • Përgjegjës për vlerësimin e performancës së SPV që i ka nën mbikëqyrje;
  • Në koordinim me Departamentin e Marketingut përcakton aktivitetet mujore të marketingut;
  • Mbikëqyr aplikimin e kontratave vjetore nga blerësit;
  • Përgatit planin për lansimin e brendeve të reja, harton strategjinë zhvillimore për këto brende (planin e shitjes, objektivat, mënyrën e lansimit, aktivitetet që duhet të ndërmerren, etj.);
  • Formon, trajnon dhe përgatit ekipin për punën me brende të reja;
  • Përpilon planet dhe aktivitete të detajuara për shitje në periudha të veçanta kohore (p.sh.: periudha e fundvitit, festa e ndryshme, etj.);
  • Mbikëqyr dhe mban nën kontroll pjesën e pagesave nga blerësit (limitet , afatet e pagesave, etj.);
  • Aprovon dhe mbikëqyr aktivitetet e marketingut (mbarëvajtjen e tyre, efektet, arsyeshmërinë);
  • Mban nën kontroll stoqet e brendeve dhe afatet e produkteve në treg;
  • Prezanton dhe përfaqëson Korporatën në nivele të ndryshme te përfaqësimeve (me prodhues të ndryshëm po ashtu edhe me partner të brendshëm);

Kualifikimet e kërkuara:

  • Preferohet shkollim i lartë/diplomë;
  • Aftësi planifikuese;
  • Të ketë njohuri të avancuar kompjuterike;
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi;
  • Përvojë pune në shitje;
  • Aftësi të shkëlqyera të shitjes dhe negocimit;
  • Të jetë fleksibil dhe t'u përgjigjet pozitivisht ndryshimeve;
  • Njohje e obligueshme e paketes Office (veçanërisht Excel);
  • Njohja e gjuhës angleze e obligueshme;
  • Leja e vozitjes, kategoria B;
  • Gatishmëri për punë nën kushte presioni dhe punë me orar fleksibil;
  • Përvojë në pozicione udhëheqëse të punës dhe menaxhim të personelit.

2. Supervizor i shitjes (5 pozita):

  • Përgjegjës për store check nëpër pikat shitëse të KA dhe kontrollimin e mirëmbajtjen e gjendjes për të gjitha brendet Bucaj në këto pika shitëse;
  • Përgjegjës të mbajë takime të rregullta me kategori MNG të KA për të punuar bashkarisht për zgjidhjen e problemeve potenciale dhe rritjen e shitjes jo vetëm në artikuj parësore, por edhe sekondar dhe terciar;
  • Përgjegjës për tu dakorduar për pjesëmarrjen në fletushka mujore;
  • Përgjegjës për të përcjellur kërkesat e KA ndaj prodhuesve, si psh prezantimet e lojërave shpërblyese etj.;
  • Përgjegjës për mbikëqyrjen e pranimit të faturave të rregullta për pozita sekondare apo për bonuse ndaj deparatmentit të financave;
  • Përgjegjës që për cdo problem në implementim në pika shitëse ndryshe prej dakordimeve të përbashkëta të kujdeset që të njoftohen personat përgjegjës dhe të përkujdeset që të realizohen kërkesat e dakorduara;
  • Përgjegjës për realizimin e planeve të shitjes së komercialës për brendet Bucaj për pikat shitëse ku është përgjegjës;
  • Përgjegjës për cdo çështje tjetër në lidhje me KA të përcaktuar dhe njëherëshi kontakt person për atë KA prej anës së kompanisë;
  • Përgjegjës të kontrolloj punën e komerciales në pikat e tij shitëse, të raportoj tek mbikëyrësi i tij në rast të ndonjë parregullësie të vërejtur në teren;
  • Përgjegjës të kontrolloj punën e Merchandiserëve nëpër pikat e tij shitëse, respektimin e FIFO në merchendajzingun e mallit nga MRCH , si dhe kujdesin për raportimin e afateve ndaj komerciales prej MRCH;
  • Si mbikqyrës direkt i MRCH, në baza javore duhet të krijoj raporte për kontrollimin e check in dhe check out të MRCH, për raportim të afateve ndaj Divizionarëve të Div1 dhe Div2;
  • Përgjegjës që punët e specifikuara ndaj komercialës të implementohen prej komerciales e jo të delegohen prej komercialës tek MRCH;
  • Përgjegjës për njoftimin e Div të KA dhe/ose jo komercialës për aktivitetet e dakorduara me kategori MNG të KA dhe mbikëqyrjen nëse aktivitetet janë implementur sipas dakordimit;

Kualifikimet e kërkuara:

  • Preferohet shkollim i lartë/diplomë;
  • Të jetë bashkëpunues në ekip;
  • Përvojë pune në shitje;
  • Të ketë njohuri të avancuar kompjuterike;
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi;
  • Aftësi të shkëlqyera të shitjes dhe negocimit;
  • Njohje e obligueshme e paketes Office (veçanërisht Excel);
  • Njohja e gjuhës angleze e obligueshme;
  • Leja e vozitjes, kategoria B.

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV ose aplikacionin e korporatës Buçaj përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected]. Aplikacioni gjendet në faqen zyrtare www.bucaj-ks.com. CV apo aplikacioni mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Korporatës Buçaj me adresë Magjistralja Prishtinë-Shkup, km 10 p.n. Lipjan.

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 20 Shkurt 2023 deri më 28 Shkurt 2023.