business

Agjent i shitjes per produkte veterinare dhe ushqim per kafshe

  • star Publikuar: 26-08-2024
  • star Skadon: 15-09-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani IMED SHPK
Kategoritë Shitje
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 977

Përshkrimi

KONKURS

“IMED” ShPK shpallë konkurs për pozitën:

Agjent i shitjes per produkte veterinare dhe ushqim per kafshe

Agjenti i shitjes do të mbikëqyrë marrëdhëniet e kompanisë me klientët e saj të rinj apo ekzistues .Ju do të jeni përgjegjës për marrjen dhe mirëmbajtjen e klientëve duke kuptuar kërkesat e tyre.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Zhvillimi i një marrëdhënie të fortë dhe të besueshme midis klientëve kryesorë qe jane dyqanet e ushqimeve per kafshe apo jo vetem;
  • Kuptimi plotë i nevojave dhe kërkesave kryesore të klientit;
  • Zgjerimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues duke propozuar vazhdimisht zgjidhje që përmbushin objektivat e tyre dhe sjelljen e klientëve të rinj;
  • Sigurimi që produktet dhe shërbimet e duhura u janë dorëzuar klienteve në kohën e duhur;
  • Të shqyrtojë dhe zgjidhë çdo çështje apo ankesë të klientët;
  • Gjenerimi I shitjeve të reja dhe bashkëpunimi me ekipin e shitjes për të maksimizuar fitimin
  • Detyra të tjera që mund të caktohen duke marrë parasysh pozicionin.

Kërkesat e profilit:

  • Diplomë Universitare;
  • Eksperiencë e mëparshme si agjent shitje (1-2 vite);
  • I orientuar drejt qëllimit për të maksimizuar shitjet;
  • Aftësi të mira komunikimi dhe aftësi në ndërtimin e marrëdhënieve me profesionistë të të gjitha niveleve organizative;
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe negociuese;
  • Patent shofer.
  • PAGESA: Konkuruese.

Të interesuarit mund të dërgojnë CV e tyre në e-mail adresën: [email protected]. Kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë. Konkursi do të jetë i hapur deri me 15.09.2024.