business

Zyrtar/e i/e Programit në Fushën e Banimit

  • star Publikuar: 19-04-2024
  • star Skadon: 03-05-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 842

SHPALLJE PËR VEND PUNE

OJQ "Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve" si rrezultat i suksesit dhe procesit të zgjerimit, është në kërkim të plotësimit të pozitës:

Pozita: Zyrtar/e i/e Programit në Fushën e Banimit

Vendi: Prishtinë

Orari: I plotë

______________________________________________________________________________

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Krijimin dhe mbajtjen e lidhjeve me përfitues për prezentim të idesë së projektit dhe përfshirje të tyre në finalizim të pilotimit të projektit;
  • Ofrimin e asistencës profesionale të palëve të interesit për zhvillimin e projektit;
  • Asisitimin në vlerësimin e rreziqeve, materialeve dhe kostot e mundshme për pilotimin e projektit;
  • Ofrimin e sugjerimeve profesionale në gurpet punuese në institucione publike me të cilët kemi marrëveshje bashkëpunimi për hartim të dokumenteve të banimit, planifikimit hapësinor dhe masave afirmative për procesin e legalizimit të pronave;
  • Monitorimin në baza mujore dhe identifikimin e problemeve/mangësive të shfaqura në teren dhe jep këshilla, sygjerime profesionale për zgjidhjen e tyre;
  • Të krijojë dhe të mbajë lidhje me organizata partnere, bashkëpunëtorë, përfitues si dhe me institucione publike;
  • Ofrimin e mbështetjes për koordinatorin e programit në materiale kërkimore;
  • Zbatimin e kërkimit, duke përfshirë komunikimin me koordinatorin dhe kërkimin e partnerëve/përfituesve, duke ruajtur afatet kohore;
  • Kontribuon në ngritjen e vizibilitetit të arritjeve të projektit, mbështetë dhe përdorë mekanizmat për shkëmbimin e informatave, ndarjen e përvojave dhe praktikave të mira në nivel lokal dhe rajonal.
  • Të kryejë punën e tij në përputhje me vlerat dhe parimet e organizatës duke siguruar respektimin e plotë të rregullave dhe procedurave si dhe kodit të miresjelljes;
  • Të përfaqësojë organizatën në ngjarje publike, konferenca, takime si dhe në media;
  • Të ofrojë mbështetje për aktivitete të tjera të përfshira në planet e punes së organizates, sipas kërkesës.

Kualifikimi i vlerësimit

  • Të këtë min 2 vjet përvojë paraprake në fushën e banimit dhe arkitekturës;
  • Aftësi të mira analitike për punën në teren dhe zyre;
  • Aftësi dhe gatishmëri për realizmin e punëve në teren;
  • Të ketë fakultetin e përfunduar në degën e arkitekturës;
  • Të ketë njohuri në fushën e arkitekturës dhe legjislaturës së banimit;
  • Patentë shofer e kategorisë B;
  • Njohuri të mira komunikuese të gjuhës angleze
  • Të flasë dhe të shkruaj të paktën njëren nga gjuhët zyrtare në Kosovë;

Njohuritë dhe shkathtësitë

Nëpunësi duhet të ketë njohuri/shkathtësi në fushat e mëposhtme:

  • Aftësi shumë të mira komunikimi/avokimi me institucione publike në nivel qëndrorë dhe lokal si dhe kompani private;
  • Aftësi për të ofruar këshillim dhe trajnim për pjestarë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian;
  • Njohuri të sfidave dhe punës me pjesëtarë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.
  • Aftësi të mira negociimi dhe ndërmjetësimi;
  • Aftësi te mira analitike dhe te zgjidhjes së problemeve;
  • Aftësi vendimmarrëse;
  • Aftësi të mira organizative dhe të punës në grup;
  • Aftësi për menaxhimin e stresit dhe punës në presion;

Dispozitat përfundimtare

OJQ "Zëri i Romëve Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve" ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës.

Të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në e tyre dhe një letër motivuese (të bashkangjitura me rekomandime, diplomat e shkollimit, dhe ҁertifikatat e trajnimeve). Mos dorëzimi i plotë i dokumenteve rezulton në mos shqyrtimin e aplikacionit.

Ne inkurajojmë kandidatët nga komunitetet: Rom, Ashkali, dhe Egjiptian (vajzat/gratë) të aplikojnë për pozitën e shpallur.

Aplikimi realizohet përmes formës elektronike: [email protected]

Për më shumë informata ju mund të na kontaktoni në po të njejtin e-mail.

Afati i fundit për aplikimi është deri më datën 03/05/2024 deri në ora 16:00

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listen e ngushtë do të kontaktohen!