business

Koordinator/e (5), Recepsionist/e (5)

  • star Publikuar: 14-07-2023
  • star Skadon: 28-07-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani United Hospital
Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 10
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 41862

United Hospital L.L.C- Hap konkurs për 5 vende të lira të punës në poziten Koordinator/e dhe 5 vende të lira të punës në poziten Recepsionist/e.

Koordinator/e

Përvoja e punës: deri (3) tre vjet përvojë pune.

Detyrat e punës:

  • Nën mbikëqyrjen e Menaxheres së Koordinimit
  • Monitoron terminet e pacientëve dhe kujdeset që ata të pranohen tek mjeku sipas orarit të para caktuar.
  • Informon pacientët për shërbimet dhe për çdo gjë që është e nevojshme - gjithmonë brenda kompetencave të saj/tij.
  • Informon recepsionin për mungesën e mundshme të doktorëve dhe ndryshimet eventuale që mund të bëhen në terminët e pacientëve.
  • Njofton pacientët mbi kodin e shërbimit dhe ju komunikon koston e shërbimeve shëndetësore, informon pacientët për koston e akomodimin të preferuar.
  • Zgjidh problemet dhe ankesat e pacientëve si dhe i adreson situatat komplekse.
  • Përballohet me pacientët për çështje serioze mjekësore, pacientë të të gjitha moshave dhe pacientë të çfarëdo etnie apo feje.
  • Komunikon me kompanitë e kontraktuara të sigurimit dhe administron konfirmimet mbi mbulimin e shërbimeve për pacientin.
  • Raporton në lidhje me kodet e shërbimeve dhe faturimet, si dhe monitorimin e reimbursimit nga kompanitë e sigurimeve.
  • Organizon transportin e pacientëve me ambulancë mjekësore.
  • Në bashkëpunim me Menaxheren e Koordinimit, planifikon dhe organizon shërbimin në recepsion dhe propozon ndryshime në këtë shërbim për të ngritur cilësinë.
  • Drafton raporte me të dhëna teknike dhe statistika analitike.
  • Ruan me konfidencialitet të gjitha informatat personale të pacientëve dhe informatat tjera të cilat mund ti posedoj si rezultat i punës.
  • I raporton Menaxheres së Koordinimit, për çështjet administrative, dhe Drejtorit Mjekësor për çështje mjekësore.
  • Kryen detyra të tjera që kërkohen varësisht nga situata.

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale, bazuar në specifikat e institucionit si dhe dokumentacioni i nevojshëm :

  1. Diploma e shkollës së kryer.
  2. Përparësi do të kenë kandidatët të cilët kanë njohuri te mira të funksionimit të sistemit shëndetësor të Kosovës.
  3. Të ketë shkathtësi të dëshmuara dhe efektive të komunikimit me shkrim dhe verbal.
  4. Njohja e gjuhës angleze është e domosdoshme, ndërsa njohja e gjuhës turke është përparësi.
  5. Letërnjoftimi fotokopje, adresa e banimit të përhershëm.
  6. Certifikata e lindjes- fotokopje.

Recepsionist/e

Përvoja e punës: deri (3) tre vjet përvojë pune.

Detyrat e punës:

Nën mbikëqyrjen e Menaxheres së Koordinimit, i/e punësuari do të kryej këto detyra të punës në rolin e tij/saj si:

  • Mirëpret pacientët dhe vizitorët pranë recepsionit.
  • Regjistron të dhënat e pacientëve në data bazë.
  • Verifikon nëse pacienti ka qenë tashmë i regjistruar dhe posedon një kod personal. Nëse nuk posedon, i merr të dhënat personale të pacientit dhe bën regjistrimin, pastaj i orienton për ekzaminimin e kërkuar.
  • Administron të gjitha arkëtimet dhe pagesat që bëhen me arkë në Spital.
  • Nën mbikëqyrjen e Menaxheres së Financave, menaxhon dhe mbyll bilancin e arkës çdo ditë.
  • Përgjigjet në telefonata dhe komunikon me pacientët, transferon thirrjet hyrëse dhe ato dalëse dhe mesazhet deri te personat e duhur.
  • Informon pacientët për shërbimet dhe për çdo gjë që është e nevojshme – duke qëndruar gjithmonë brenda kompetencave të saj/tij.
  • Planifikon takime – merret me caktimin e terminëve dhe konfirmimin e tyre.
  • Lajmëron pacientët edhe mjekët për çdo ndryshim në orarin e termineve.
  • Diskuton me stafin mjekësor për kompletimin e rezultateve të analizave, raporteve apo gjërave të tjera që nga vizita e parë e pacientit në spital.
  • Sigurohet që çdo pacient të jetë i pajisur me raport mjekësor të nënshkruar dhe vulosur nga mjeku.
  • Mirëmban hapësirën e vendit të punës, përgatit listën e materialeve shpenzuese që kërkohen për recepsion.
  • Mban shënime për punën që bën, si dhe çdo kërkesë dhe ankesë të pacientëve e përcjell deri tek personat kompetent.
  • Ruan me konfidencialitet të gjitha informatat që mund ti posedoj si ato personale të pacientëve dhe ato që kanë të bëjnë me spitalin në përgjithësi.
  • Kryen detyra të tjera që kërkohen, varësisht nga situata.

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale, bazuar në specifikat e institucionit si dhe dokumentacioni i nevojshëm :

  1. Diploma e shkollës së kryer.
  2. Përparësi do të kenë kandidatët të cilët kanë njohuri te mira të funksionimit të sistemit shëndetësor të Kosovës.
  3. Të ketë shkathtësi të dëshmuara dhe efektive të komunikimit me shkrim dhe verbal.
  4. Njohja e gjuhës angleze është përparësi.
  5. Njohja e punës me kompjuter është e domosdoshme.
  6. Letërnjoftimi fotokopje dhe adresa e banimit të përhershëm.
  7. Certifikata e lindjes, fotokopje.

PROCEDURA PËR APLIKIM:

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected]

Konkursi është i hapur nga data 14.07.2023 dhe përfundon më datë 28.07.2023.