business

Psikolog/e (2)

  • star Publikuar: 22-10-2024
  • star Skadon: 29-10-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani KRCT
Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 850

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës Thirrje për aplikim për Psikolg/e

TË DHËNA TË PËRGJITHSHME

Përshkrimi i punës: Ofrimi i shërbimeve psikologjike

Pozita: Psikolog/e (2)

Vendi: Prishtinë,Kosovë

Kohëzgjatja: 1 (një) pozitë me orar të plotë dhe 1 (një) pozitë me gjysmë orari

Data e nisjes: Nëntor 2024

RRETH QKRMT-SË

QKRMT është një organizatë joqeveritare e themeluar në vitin 1999 që ofron shërbime ndërdisiplinore në mbështetje të viktimave civile të luftës, veçanërisht të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Më tej, QKRMT-ja është e përfshirë në identifikimin, vlerësimin, trajtimin, referimin dhe monitorimin e të mbijetuarve të dhunës me bazë gjinore në mesin e të riatdhesuarve dhe personave me shqetësim për UNHCR-në (të kthyerit, refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe personat në rrezik të pa shtetësisë).

Gjithashtu, në kuadër të mandatit të saj për të promovuar dhe avancuar respektimin e të drejtave të njeriut për personat e privuar nga liria, QKRMT kryen vizita të rregullta monitoruese në vendet si: burgje, qendra të paraburgimit, qelitë e paraburgimit të policisë, institucionet e shëndetit mendor dhe gjithashtu promovon praktikat dhe standardet legjislative për mbrojtjen dhe ngritjen e nivelit të respektimit të të drejtave të personave të privuar nga liria.

QKRMT-ja e sheh rolin e saj në shoqëri si ofrues i shërbimeve dhe mbikëqyrës i të drejtave të njeriut. Me rëndësi të veçantë ka qenë përpjekja e vazhdueshme dhe e fuqishme avokuese që ka bërë QKRMT me institucionet qeveritare në adresimin e nevojave të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, si dhe personave të privuar nga liria.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Ofrimi i mbeshtetjes psikosologjike për të mbijetuarit e dhunës seksuale lidhur me konfliktin në një mënyrë të ndjeshme, empatike dhe të besueshme.
  • Realizimi i seancave individuale dhe grupore të terapisë që synojnë adresimin e traumës, menaxhimin e stresit dhe promovimin e shërimit.
  • Zhvillimi dhe zbatimi i planeve të trajtimit të përshtatura për secilin të mbijetuar bazuar në nevojat dhe përvojat e tyre unike.
  • Monitorimi i vazhdueshëm i përparimit të klientëve dhe përshtatja e planeve të trajtimit sipas nevojave.
  • Bashkëpunimi me anëtarë të tjerë të ekipit multidisiplinor për të siguruar kujdes dhe mbështetje holistike për të mbijetuarit.
  • Organizimi i seminareve dhe punëtorive.
  • Prezantimi i temave të rëndësishme në punëtori mbi çështje të shëndetit mendor, teknika terapeutike dhe qasje profesionale.
  • Përgatitja e raporteve të rregullta dhe raportimi tek mbikëqyrësi për përparimin e klientëve, vlerësimet, planet e trajtimit dhe çështje të tjera të rëndësishme për punën terapeutike.
  • Mbajtja e regjistrave të sakta dhe të besueshme të ndërveprimeve të klientëve, vlerësimeve dhe planeve të trajtimit në përputhje me politikat e organizatës dhe etikën profesionale.
  • Përmbushja e detyrave të tjera që përcaktohen nga mbikëqyrësi, duke përfshirë projekte të veçanta, përmirësime të proceseve, ose detyra administrative që ndihmojnë në funksionimin e përgjithshëm të organizatës apo institucionit.

KUALIFIKIMI

Ftohen të aplikojnë aplikantët me përvojë të dëshmuar në fushën përkatëse. Në veçanti lërkohet që aplikantët të kenë:

  • Diplomë universitare në Psikologji.
  • Përvojë në ofrimin e këshillimit dhe shërbimeve të ndihmës psikosociale për të mbijetuarit e dhunës seksuale lidhur me konfliktin ose forma të tjera të traumës (minimalisht 2 vjet)
  • Kuptim i nevojave dhe sfidave psikosociale që përballen të mbijetuarit, si dhe faktorëve kulturorë dhe kontekstual që ndikojnë në shërimin e tyre.
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze.
  • Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe komunikimi, si dhe aftësi për të krijuar marrëdhënie të mira terapeutike me klientë të ndryshëm.
  • Fleksibilitet, gatishmëri për punë ekipore;
  • Përkushtim për aplikimin e standardeve etike,si dhe për ruajtjen e besimit të klientit.
  • Gatishmëri për të mësuar dhe zhvilluar profesionalisht dhe personalisht;
  • Posedimi i lejës për vozitje, kategoria B.

Personat e interesuar ftohentë dorëzojnë CV-në dhe letrën motivuese, duke shënuar në subjekt

emrin e pozitës, në [email protected] jo më vonë se 29.10.2024

PROCESI I APLIKIMIT

Shënim:

  • Propozimet e pakompletuara nuk do të shqyrtohen për proces të mëtejshëm. Propozimet e marra pas kohës së saktë të përcaktuar për pranimin e ofertës do të konsiderohen të vonuara dhe nuk do të vlerësohen.
  • Kandidatët në listë të ngushtë do të ftohen për intervistë.