business

Monitorues/e, Asistent/e Marketingu

  • star Publikuar: 02-02-2024
  • star Skadon: 15-02-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani QTA
Kategoritë Marketing, Të tjera
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Skenderaj
Shikime 1770

Arjeta Group SH.P.K për njësinë e saj QTA Skenderaj shpallë konkurs për këto vende të lira Pune :

  • 1 - Monitorues/e
  • 1 - Asistent/e Marketingu

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën Monitorues/e

Lokacioni i Punës, QTA Njësia Skenderaj

  • Monitoron kamerat dhe sistemin e sigurisë.
  • Ofron përkrahje profesionale në zyrën e monitorimit,
  • Ofron përkrahje teknike për çështjet e ndërlidhura me teknologjinë informative,
  • Siguron mbarëvajtjen e të gjitha proceseve të monitorimit,
  • Informon dhe raporton pjesëtarët e sigurimit mbi gjendjen dhe ndodhitë eventuale gjatë ndërrimit të tij,
  • Mbikëqyrë lokacionet, lëvizjet e personave 6. Parandalon incidentet dhe përkujdeset për tejkalimin e tyre
  • Dhe detyra tjera të përcaktuara nga punëdhënësi.

Kualifikimet dhe aftësitë e Kërkuara:

  • Të këtë të kryer së paku shkollimin e mesëm,
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit, raportimit dhe qasje në punë,
  • Njohuri të përdorimit të kompjuterit,
  • Përvojë pune relevante një përparësi.

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën Asistent/e e Marketingu

Lokacioni i Punës, QTA Njësia Skenderaj

  • Bënë kontrollin e të gjitha detajeve të produkteve në broshura, paketime dhe produkte;
  • Kujdeset nëse krijimi i dizajnëve ka një impakt vizual dhe në përputhje me kërkesat;
  • Ndihmon ekipin e marketingut në organizimin e projekteve të ndryshme;
  • Ndihmon në përshkrimin e produkteve (content);
  • Harton dhe poston përmbajtjen e produkteve;
  • Korrigjon dhe modifikoni postimet për rrjetet sociale përpara publikimit;
  • Ndihmon ekipin në përgatitjen e promocionet ditore, javore dhe mujore;
  • Kontribuon në dizajnim të produktit, pozicionimin e tyre dhe përcaktimin e mënyrës së shitjes;

Kualifikimet dhe aftësitë e Kërkuara

  • Diplomë Universiteti (e preferueshme në Fushën e Marketingut);
  • Të ketë eksperiencë në punë të ngjajshme;
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter, njohuri të programeve për dizajnim Corel Draw, Adobe Photoshop, Adobe Illustrator dhe pakos së Microsoft Office;
  • Njohuri të gjuhës Angleze;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe menaxhimit të kohës;
  • Të ketë shpirt ekipor dhe vetiniciative;
  • Të posedojë patente shofer. Kategoraia B
  • Kandidatët që kanë përvojë pune në kompani të ngjashme kanë përparësi.

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV e tyre në postën elektronike ( e-mail ) [email protected]

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartcekura do të ftohen për intervistim

Konkursi do të jetë i hapur nga data 02 Shkurt 2024 deri më 15 Shkurt 2024.