Kompani
                                        Sport Vision Kosova
                                    
                                
                                        Kategoritë
                                        Shitje
                                    
                                
                                        Vendi i punës
                                        
                                                                                            Fushë Kosovë,                                                                                             Prishtinë                                                                                    
                                    
                                
                                        Numri i pozitave
                                        1
                                    
                                Sport Vision është lider në shitjen e koleksioneve sportive në tregun e Ballkanit. Në gamën e tij të gjerë ofron shumë brende të njohura dhe gjen shtrirje në vende të ndryshme!
Për dyqanet tona në Albi Mall, Prishtinë dhe në Central Park, Fushë Kosovë ne po kërkojmë:
- Asistent/e të shitjes
 
Përgjegjësitë:
- Shërbimi ndaj klientit
 - Kujdesi ndaj përvojës së klientit
 - Kujdesi ndaj dyqanit, dhomave të veshjeve dhe magazinës
 - Kujdesi ndaj ekzpozimit të koleksioneve
 - Arritja e qëllimeve në shitje
 
Kualifikimet:
- Së paku diploma e shkollës së mesme
 - Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi
 - Fleksibilitet, përgjegjshmëri dhe pozitivitet ndaj punës
 
Përfitimet:
- Orar fleksibil të punës
 - Ambient dinamik të punës
 - Mundësi të mëdha të rritjes dhe zhvillimit profesional
 
Aplikimi:
Për të aplikuar ju lutem të dërgoni CV-në tuaj në e-mailin [email protected] duke shkruar pozitën dhe qytetin për të cilin aplikoni deri me datë 30 Janar 2023.
Duke ju falenderuar për aplikimin ju informojmë se vetëm kandidatët që plotësojnë të gjitha kërkesat do të njoftohen për intervistë.