Kompani
Pestova Sh.P.K
Kategoritë
Agrokulturë, Të tjera, Shofer
Numri i pozitave
17
Vendi i punës
Vushtrri
Shikime
3461
KONKURS PUNE
Vendi I punës - Pestovë / Vushtrri
(4) - Tekink te makinerisë
Detyrat dhe përgjegjësitë ;
- Mirëmbajtja dhe riparimi i pjesëve mekanike të makinave ne prodhim;
- Diagnostifikimin specifik të makinave;
- Servisimin e makinave të linjës së prodhimit;
- Njohuri në mbikëqyrjen e makinave derisa ato janë duke kryer detyrat dhe ndërhyrjen për çdo rregullim të nevojshëm për të prodhuar një rezultat përfundimtar sa më të mire.
- Kryen edhe detyra tjera që janë të ndërlidhura me këtë natyrë të punës sipas kërkesës së mbikqyrësit dhe kualifikimeve që posedon;
- Kujdeset / ruan invertarin e punës.
Kriteret dhe kushtet e nevojshme ;
- Diploma e shkollës së mesme ; (e preferueshme diploma universitare, dega inxhinieri mekanike / mekatronike);
- Përvoje pune si elektro-mekanik se paku 2 vite;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi;
- Aftësi të shkëlqyera për të punuar në ekip;
- Vetë-iniciativë dhe ndjenjën e përgjegjësisë;
- Te jetë fleksibil dhe i përshtatshem për të punuar në orare të ndryshueshme;
- Mosha e preferuar: 20 - 50 vjeçar.
(1) – Agronom
Detyrat dhe përgjegjësitë ;
- Planifikon operimet e sektorit te bujqesise;
- Kryen porositë për furnizim me impute bujqesore;
- Kryen kontrolle te vazhdueshme ne parcelat e kultivuara/mbjellura me patate;
- Kryen kontrolle te vazhdueshme te patateve ne depo;
- Përgjegjesi te tjera te ngjashme te cilat kerkohen nga nje Agronom,
Kriteret dhe kushtet e nevojshme ;
- Pervoje se paku dy vite ne pozite te ngjashme;
- Te posedoj diplome Universitare;
- Njohuri bazike kompjuterike;
- I gatshem per pune ekipore
(10) – PUNËTOR / E NË PRODHIM
Detyrat dhe përgjegjësitë ;
- Kryen punë të ndryshme brenda sektorit te prodhimit ;
- Detyrat dhe pergjegjesit I caktohen nga mbikqyresi;
Kriteret dhe kushtet e nevojshme ;
- Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollën e mesme.;
- Të ketë përvojë pune eshte perparesi;
- Te jetë fleksibil dhe i përshtatshem për të punuar në orare të ndryshueshme;
- Të jetë banues në komunen e Vushtrris ose rrethinen e saj.
(2)- Shofer Kamioni – Kategoria C+E
Detyrat dhe përgjegjësitë ;
- Liferimi I mallit tek klientet e caktuar;
- Vozitja e mjetit motorik te nderrmarjes dhe pergjegjesia e mjetit motorik,
- Pergjegjes per mallin e ngarkuar ne mjetin motorik te cilin e drejton,
- Pergjegjes per mallin e pranuar dhe dorezuar tek klienti,
- Bene dorezimin e te hollave ne baza ditore se bashku me faturen per mallin e shitur,
- Detyra dhe pergjegjesi te tjera qe I caktohen nga mbikqyresi;
Kriteret dhe kushtet e nevojshme ;
- Kandidatët duhët të kenë të përfunduar shkollën e mesme;
- Të ketë përvojë pune si shofer i kamionit se paku 1 vit;
- Njohuri per terenin e Kosoves;
- Të jenë të pajisur me patentë shofer të Kategorisë e cila kërkohet për pozitën të cilën aplikon.
Benefitet shtesë në kompaninë Pestova Sh.p.k ;
*Ofrojm vend pune me standarde të larta profesionale dhe teknologji të avancuar.
*Kontratë pune afatgjate.
*Mundësi aftësimi profesional.
*Ambient miqësor pune.
*Sigurim shëndetësor.
Të gjithë të interesuarit për poziten e lartëcekur mund të aplikojnë nga 18.06.2024 deri me 15.07.2024:
- Duke plotësuar formularin për aplikim tek zyret e Kompanise Pestova,
- Apo duke dërguar CV-në në email adresen : [email protected]