Kompani
Agna Kosova
Kategoritë
Shitje
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Pejë, Prizren, Ferizaj, Gjilan
Shikime
2662
Agna Kosovë, pjesë e Agna Group po kërkon njerëz energjikë e të vendosur, që i shikojnë sfidat si mundësi, të gatshëm për tu përballur çdo ditë me dinamikat e tregut dhe që e kanë pasion shitjen dhe punën në terren, për t’i punësuar si agjentë shitjesh (për regjionet Gjilan, Ferizaj, Pejë dhe Prizren).
Detyrat kryesore:
- Krijon, zhvillon dhe mban marrëdhënie të mira me klientët
- Realizon objektivat e shitjes
- Ambasador për brandet dhe imazhin e kompanisë në treg
- Njeh problemet apo mundësitë e tregut dhe ofron zgjidhje kreative
- Informohet për konkurrentët dhe raporton bazuar në standardet e kompanisë
- Përkrah dhe nxit shitjen e produkteve të reja
- Mbështet me entuziazëm çdo aktivitet të organizuar nga kompania
- Përditëson njohuritë dhe zhvillohet profesionalisht
Aftësitë dhe kualifikimet:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë
- Të ketë gatishmëri të lartë për t’i shërbyer klientëve
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi
- Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale
- Të ketë vetëbesim dhe motivim të lartë
- Të ketë këmbëngulje dhe fokus tek objektivat
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze
- Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office
- Leje drejtimi automjeti
Dërgoni CV-në tuaj tek [email protected]